Pse vazhdoj të qesh me Zhejin

29 Qershor 2016, 14:04Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Kam vendosur të qesh me Artur Zhejin. Kam vendosur të qesh me me këtë “koleg” që vendosi ti kthehet profesionit të gazetarit të pavarur, pasi nuk u zgjodh dot më as deputet (siç u përpoq në Durrës në 2009 me LSI-në), as drejtor i televizionit publik (falë Nanos) dhe as drejtori i ATSH (falë Berishës).

Kam vendosur të qesh prej një kohe të gjatë edhe kur më thonë që të mos i përgjigjem një njeriu që për shkak të një vesi që ia njohin të gjithë, është gjithnjë në kërkim të parave.

Kam vendosur të qesh kur më thotë se unë i shërbej Edi Ramës dhe e besoj këtë fabul marroke, po aq sa i besoj trillimit të çmendur se ky paladin i vlerave kombëtare, qenkësh një bir i Skënderbeut.

Kam vendosur të qesh dhe natyrisht ta anashkaloj këtë tribun publik, që kolegët e mij më të mirë më këshillojnë që të mos i përgjigjem, pasi ai tenton të shndërrojë hallet prej pengu, në debate idesh.

Në fakt, nuk do të kishte asgjë më të lehtë sesa të çmontoje botërisht këtë obez mediatik që mashtrimet i ka në përmasat e orekseve të veta.

Mund ta bëja fare lehtë këtë, boll ti përmendja atë mashtrimin e fundit sikur videot me seks që ai kishte parë, ia kishte treguar Mentor Kikia. Ai nuk foli asnjë fjalë, pasi kryedaktori i Top Channel e nxorri bllof duke vërtetuar edhe njëherë se gënjente për llogari të tjetërkujt.

Mund ta bëja fare lehtë, duke i kujtuar kohën e artë kur ishte drejtori i RTSh dhe kur zhduku nga fushata elektorale e 2005 edhe PD edhe LSI. Ishte ajo kohë kur drejtuesi i televizionit që i përkiste publikut, shkruante fjalimet qesharake të “zogut vetmitar” dhe arrinte deri aty sa bënte edhe këshilltarin estetik të zonjës së vetmuar.

Mund ta bëja fare lehtë duke i kujtuar se në emër të servilizmit të theksuar ndaj Nanos që në fakt fshihte të tjera interesa, Kontrolli i Lartë i shtetit e bëri subjekt të abuzimeve.

Mund ta bëja fare lehtë duke i kujtuar se si pasi nuk e kishte pasqyruar fare gjatë fushatës, i çoi në selinë e PD-së autobuzin e lidhjeve direkte Berishës pas fitores, aq sa RD-ja i bëri thirrje të ta largonte atë gërdallë që tashmë nuk i duhej më.

Mund të qeshja pafund më këtë idhtar të shprehjes “çmë duhet mua se çfarë kam thënë unë” kur kujtoj se kandidati i LSI-së për deputet bënte fushatë në Durrës duke akuzuar Sali Gërdecin, por ama, menjëherë pas zgjedhjeve, po i njëjti, u shndërrua në drejtor të ATSh-së me firmën e Saliut.

Mund të qesh hidhur kur kujtoj se si mbronte në 21 janar vrasjet në bulevard duke vënë shërbimin ndaj pushtetit mbi skrupujt për fytyrën e tij. Kur e kujtoj si lëshonte britma histerike kundër atyre që guxonin të preknin gardhin e kryeministrisë dhe se si i bërtiste në studio: “spiuuuuuuun” kolegëve që mbronin ide të ndryshme nga të tijat.

Mund të qesh me neveri kur kujtoj se sa në hall qe kur i duhej të komentonte kapjen e Metës me bllok në dorë dhe shfajësohej si gjithë eunukët: “do të flas kur të flasi drejtësia”.

Mund të qesh e të gajasem kur kujtoj se si i mbronte votat e vjedhura të Bashës, se si bëri këshilltarin okult dhe mbrojtësin e pavarur të fushatës së tij.

Mund ta bëj këtë kur kujtoj se si prodhoi ato shkrimet për “holandezin fluturues” lulet e të cilit po çelnin në Tiranë, artikuj që në vend që të shkonin tek publiku, përfunduan të botuara të plota në Antenën humoristike të Mero Bazes.

Mund të pushoj së qeshuri dhe ta përçmoj kur kujtoj se si papritmas ky mbrojtës i flaktë i “Doktorit të madh” dhe “Holandezit të lulëzuar” u bë idhtar i mazhorancës së re të pas 23 qershorit.

E njëjta ndjenjë më vinte kur e shihja se si spërdridhej e s’kishte argument në debatin parazgjedhor me Shkullakun, në Zonë e Lirë, kur duhej të fiste për masakrën elektorale të Vorës.

E njëjta ndjenjë më vinte kur e shihja në të njëjtën përballje se si zhvlerësonte emigrimin masiv të shqiptarëve duke e shikuar si një mundësi “për ngritjen kulturore të tyre” (fatmirësisht arkivat e emisionit të Çanit janë të ruajtura të gjitha).

E njëjta ndjenjë më vinte kur e shihja se si hakërrehej kundër Blushit duke mbrojtur tezën se Rama është fitues i 1 miljonë votave dhe prandaj nuk është e nevojshme të bëjë zgjedhje në PS.

E njëjta ndenjë më vinte kur e shihja në studion e “Faktit” të Çim Pekës (edhe këtu arkivat janë) të mbronte ardhjen e armëve kimike në Shqipëri.

Sot thotë, pa pikë turpi, se ka luftuar që këto armë të mos vinin. Ashtu sikurse argumentat për largimin masiv të shqiptarëve (pasi ka haruar se si ka debatuar me Shkullakun) i ka kthyer nga argument në mbrojtje të Ramës, në një armë kundër tij. Ashtu sikurse Ramën që mbyt liritë në PS, sot e ka përvetësuar si tezë të tij.

Njerzit që e njohin thonë se ky transformim i fundit i ka ardhur pas një takimi me kryeministrin, të cilit i ka kërkuar të kthehet tek thesari i jetës së tij, në Televizioni Publik, dhe vetëm pasi nuk e ka kapur peshkun e madh, ka ndryshuar përsëri qëndrim.

Por, unë besoj se ky është një thashethem, për sa kohë nuk e kam të vërtetuar. Një thashethem ndoshta aq i pabesueshëm sa edhe prejardhja e Arturit nga Skënderbeu.

Por mjafton ky parakalim i shpejtë tek piruetat e tij, për të vërtetuar se kam pasur të drejtë që kam qeshur me të dhe nuk e kam marrë seriozisht.

Ia kam kuptuar hallin, dobësitë njerzore prezente tek të gjithë, borxhet që harbuesi i orëve të vona të natës, i ka opinionistit që shkruan ditën.

Por, ndoshta ka një moment që i duhet thënë mjaft këtij qëndrimi hokatar, kur ky pehlivan që duhej të kishte frikë të nxirrte fytyrën në publik, guxon e thotë se jam unë që po fshehem.

Kur ky shrlatan më akuzon mua se i shërbej Edi Ramës. Kur më përshkruan si dikë që militon që kryeministri të kapë drejtësinë.

Vetëm me dy fjalë, jo për të, por për ata pak njerëz që nuk e njohin ende, dua të them se unë e konsideroj Ramën një të keqe të madhe. Një prijës së bandës së kleptoktarëve që po vazhdojnë të plaçkisin këtë vend. Një njeri, që po mori në dorë drejtësinë do ta bëjë një gërmadhë më të madhe sesa PS-ja që drejton prej një dekade.

Por ama thënë këtë, nuk e kuptoj si për këto arsye mund të jesh kokë e këmbë kundër Ramës dhe të mbrosh Ilir Metën.

Si mund ta quash njërin rrezik dhe tjetrin garanci?

Si mund të quash njërin fatkeqësi dhe tjetrin shpresë, kur ata po e plaçkisin dhe rrënojnë bashkarisht këtë vend ?

Si mund të jesh kundër Ramës sot për të njëjtat arsye që ke qenë pro Nanos dikur dhe Berishës dje ?

Mua më mundojnë këto pyetje. Sepse për « paftësinë » time s’kam arritur të jem me asnjë kryeministër.

Me sa duket Artur Zhejin jo.

Ai e ka pasur aftësinë (këtu e pranoj është më i zoti se shumë të tjerët) ti shërbejë edhe të parit dhe të dytit duke u paguar për devotshmërinë e tij me para publike. Le ti gëzojë.

Ashtu sikurse me bëhet qejfi që i shijon edhe sot shërbimet për Ilir Metën.

Për këtë e kam lënë në rrugën e tij.

Kam qeshur me piruetat që bën dhe jam i jam bashkuar shpesh atyre që janë gajasur me paturpësinë që ka për të ndryshuar lëkurë. Puna e tij.

Tani ka ca kohë që ka vendosur të bëjë opozitarin. Përsëri po qesh. Se është një punë që do ti zgjasë deri sa të strehohet në ndonjë zyrë shteti.

Zoti e ndihmoftë./ Lapsi.al

20 komente në “Pse vazhdoj të qesh me Zhejin”

  1. suela says:

    sa mire ke folur per kete pijanecin e poshter dhe pervers.

  2. aqif tahipi says:

    Per fat te mire shumica derrmuese e votuesve te thjeshte shqiptare eshte shume me e zgjuar se anal istet kokeloqe qe i thone vetes gazetare. Natyrisht qe te gjithe ketyre boleve sherbetore te sales ju vjen plasja nga qe shume shqiptare te brezit te ri nuk i pjerdhin fare anal izat idiote te tyre .Prandaj besoj se bejne sikur zihen me njeri tjetrin per te perfituar pak vemendje.

    1. Fshatari says:

      Bushati eshte peshtym,Zheji gelbaz
      Me falni per fjalorin por kam neveri per ketà…edhe NGA Fevzi loqja

  3. miri says:

    E cmund te themi ne te tjeret ? Boll me , u thane te gjtha ! Jepini nje sapun 15 leksh te laje koken dhe pantallonat xhinse.

  4. tomsojeri says:

    Bravo Andi Respekt ! Gjuh e paster ,pa kompromis, e thenie te verteta ashtu sic duhet te jet sot, ne kte nevoj te madhe nje gazetar qe flet me gjuhen e ktij populli ! Skam cte vazhdoj e shpresoj te mos jesh vetem ……..

  5. Turi says:

    Ooooo sa po kenaqem. Po mire ta bejn Andi. Po per gjyshin nuk the gje Mire ta bejn se ate e ke kompleks ti dhe ate ta dine dobesin ty. Po ti na gjyshi duhet te kremohesh dhe jo ta keshe dobesiiii

  6. ble-ta says:

    Bushati keshtu ka qene gjithmone, analist me integritet, profesional, elegant ne humor dhe ne shigjeta. Zheji nje pervers i neveritshem qe shkrimi i Bushatit vetem qe e pasuron ate qe te gjithe e dine se kush eshte ky kameleon

  7. Zigur Q(K)ari says:

    Dy palaco anal-ista qe bejne sikur zihen me njeri tjetrin,kujtojne se i beson njeri.

  8. mirel says:

    Sot militantet nuk dine cte thone, se po jua ve dhe Zhejin ne shenjester, i kenaq me nje fjale, sic i vjen militantizmit per shtat, Zheji armiku i Rames, sot Andi ka folur jo dhe aq keq, si e komentojne here pas here. Ne fakt eshte i vetmi gazetar ne nivelin e gazetarise.
    I qarte, i paanshem dhe drejt e ne koke problemit. Shqiptaret fatkeqesisht duan dhe nje dekade tjeter te zgjohen nga enderat me flamuj qe po ju sservir Ramiu.
    Ky vend po shqyhet me shpejtesi sketerre nga Rama-Meta-Ahmetaj.
    Shqiptaret jane ngritur per tifozllek, tifozllek ne sport, tifozllek dhe ne politike.
    Ca me Ramen, ca me ku e di une.
    Zgjohuni o popull se po ju skllaverojne perdite. Po kthehet regjimi i hyqymetit dhe ju gezoni si femije pas flamureve.

  9. IP says:

    Andi,mos genje, ti I ke sherbyer, vazhdon dhe do t’i sherbesh Sales, hapur fare ose me doreza. Kategorise tende nuk I dhimbet Shqiperia dhe shqiptaret fare, fare, ju shikoni xhepin tuaj. Brezi I gazetareve apo “analisteve” si puna jote e urrejne Ramen jo se po vjedh Shqiperine, se sic thashe juve s’ju dhimbset fare e mjera, e urreni se ai arriti te behet Kryeminister, kurse ju asgje.. Ai te pakten do mbahet mend se pastroi Lanen dhe Tiranen nga kioskat e Saliut, pra e beri nje pune, kurse ju s’keni prekur pune te dobishme me dore, kurre deri tani ne jeten tuaj. Perulju Hysniut dhe Vitos qe luftuan e punuan dhe menduan mire per pasardhesit e tyre. Mezi pres t’ju mbaroje vullneti per te zhgaravitur ne gazetat shqiptare o njerez te liq dhe komplet te paafte.

  10. NICK says:

    DY ZYBERE NE NJE DERE.

  11. Zeman says:

    E vetmja herë që jam me Andin.Zheji e ka turpëruar atë trung familjar dhe aq më tepër, të ndjerin Petro Zheji.

  12. Kosmos says:

    MBAS KESAJ REPLIKE, XHEJI DUHET TA KUPTOJ QE ESHTE NJE SKIFIO . NDOSHTA OBORRI KU ESHTE RRITUR BUSHATI KA BERE QE TE MOS KETE KONKURENT . KESAJ I THONE DHI E ZGJEBOSUR ,BISHTIN PERPJETE .
    PO RRI MORE ZHEJI ,STRUKU DIKU DHE MOS NA BEJ TE NDERSHMIN , TE PAPERLYERIN ,SE TE NJIHJN TE GJITHE.

  13. Bushi says:

    Ju o Andi Bushati,per artur Zhejin mire i thoni gjerat,dhe jane ashtu siç thua ti.Ne te vertet Zheji eshte njeri pabythe (paburreri),por per EDI RAMEN nuk ke asnje te drejte te flasesh keq,se ai deri sote eshte kryeministri me i mire,po punon mire. Ata banda dhe vjedhje qe thua ti,nuk i verteton dot as ti dhe as njeri tjeter,jane shpifje qe kerkoni t’i ulni imazhin e mire.Edi Rama nuk eshte Saliu qe ka vrare shqipetar te pafajshe,qe ka vjedhur pasurine e popullit.Jo! Ne si popull po e shikojme me syte tane qe ai po punon mire dhe votat atij do tja japim.Mos e befte zoti kurre te vije pd-ke(terroriste) ne pushtet.Me vjen keq,por edhe ti je shoku i orangutangut, Shkullakut.

  14. Treviso says:

    Zoti Bushati, mos e ulni autoritetin qe keni si gazetar duke u marre me njeres pa shtylle kurrizore.
    Zoti Bushati, te kujtoj nje thenje te ish kryeministrit te Italise ku vdiq ne mergim, ne Tunizi. Cracsi eshte shprehur keshtu: Nuk ka shume rendesi per mua, se me shani apo me lavdroni, rendesi ka qe te flisni per mua. Nuk krahasoj Zhejin me kraksin, se Zheji eshte nje bajge para Cracsit.

  15. Labi says:

    Në fakt, ti Andi Bushati ke plotësisht të drejtë për çka flet për Artur Zhejin. Gjithçka qëndron ashtu çka ti ke shkruar, madje dhe ka ende shumë më tepër për këtë hipokrit.
    Kjo përsa i përket Artur Zhejit. Ndërsa përsa të përket ty, duke të vënë në ballancë me ArturZhejin, doja të të thoshja se ne nga Labëria, kemi një thënie:
    “Çtë të qaj more Daut, njëri kak e tjetri mut”!

    1. Ku eshte e verteta says:

      Respekte. Pergjigje shume kuptim plote

  16. Drini says:

    Z.Bushati ja ke renditur kaq mire sa nuk behet atij bajges- me emrin Zhej.Por per fat te keq edhe ai bajga ka ca te drejte kur shkruan per ty.

  17. tom says:

    Andi ben si e virtytshme, o pika o pikaaa …

  18. Ku eshte e verteta says:

    Po me vjen per te vjell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje