Sulmi i mbrëmshëm në Stamboll, ka shokuar botën.
Deri më tani flitet për 36 të vdekur dhe 140 të plagosur.
Tre persona të armatosur hapën zjarr, përpara se të hidhnin vetën në erë.
BBC thotë se aeroporti Ataturk shihej prej kohësh si një shënjestër vulnerabël.
CNN ndërkohë parashikon një valë të re zemërimi të Ankarasë pas sulmeve të fundit terroriste që goditën aeroportin “Ataturk” të Stambollit.
Televizioni amerikan transmeton se nëse ISIS-i fshihet pas sulmit, atëherë për Turqinë ky është zyrtarizimi i luftës.
“Hakmarrja e Turqisë do të zbresë si shiu nga ferri”, thotë CNN.
Shumë media të huaja ndërkohë, thonë se Erdogan mban përgjegjësi për këtë sulm, pasi jo vetëm ka mbyllur sytë ndaj ISIS, por edhe ka favorizuar grupimin terrorist.
Dhe tashmë pasojat po bien mbi vetë turqit.
Ndërkohë, nga aeroporti i Stambollit vijnë dhjetra histori tronditëse.
Një prej tyre është edhe historia e gazetari Steven Nabil.
Ai tha se ai po kthehej për në Nju Jork me të shoqen, pasi kishin kaluar muajin e mjaltit.
“Gruaja ime u plagos gjatë sulmit.
Ishim ballë përballë me një prej sulmuesve kur ai hapi zjarr.
Vrapova për të nxjerrë gruan time nga dyqani të plagosur dhe prisnim të terrorizuar.
Mezi ia dolëm.
Ishim tranzit pasi përfunduam muajin e mjaltit. Kur plumbat ishin afër, e përqafova dhe e putha atë”, ka thënë ai.
Keta kamikazet qe behen mish per top pse i bejne lavazh truri keta “pseudo fetaret” nuk e kuptojn qe nuk arrrijn dot asnje gje me keto sulme…se ne fund te fundit ata nuk din cfare interesash kane ata qe i urdherojn te bejne atentate. ISIS eshte nji krijese e Amerikes_Arabise Saudite-Turqise me shprese qe te rrezonin Asadin e te ushtronin presion mbi shtete te tjera me myslyman shit aleate me Rusine. Tashme USA eshte terhequr, Rusia u la e lire te ndihmonte Asadin. Turqia e fundit, dje i kerkoj falje Putinit per avionin e rrezuar edhe i kerkoj qe te rivendosin marrdheniet si me pare…Tani duket qarte qe kjo deshtoi…krijesa ISIS eshte braktisur…per cfare luftojne tani??? edhe cfare pretedojne duke vrare 20-30 persona te pafajshem ne muaj…do terhiqet Evropa edhe USA nga keto 20-30 qe vriten ne muaj….kur Evropa edhe USA gjithe histrorine e tyre e kane luft e shkaterrime…ku jane vrare milion e milion njerez? Me vjen shume keq per keta personat e manipuluar qe hedhin veten ne ere…edhe nuk gezojne jeten e tyre me femij niper edhe mbesa. Se mund te jem dakort te jesh kamikaz per nji ideal…psh nga nji pushtues e t tjere…por keta jane mish per topa ketyre i thuhen do vriteni per “Allahun” nderkohe qe nuk eshte keshtu…ata hidhen ne ere per interesat e vete USA-s Turqise , Arabise Saudite e t tjere sic shpjegova me lart. Vertet per te ardhur keq!
Aeroport i cuditshem i nje shteti te cuditshem. Ku mund te hyjne pa problem terroriste te armatosur me arme e me bomba. Ka arritur momenti qe sulltani te leri politiken dhe demagogjine, dhe te beje detyren. Deri tani me shume ka luftuar kunder armiqve personale se sa kunder armiqve te popullit te tij.
Hajde shiko aeroportin e Frankfurtit mund te hysh brenda jo me arme e bomba por me tanksa e topa
Foto e katert, ushtari ‘special’ turk me cigare ne goje!
mjer qytetaret eshte edhimshe,por turqia ka hapur shume zemrime????