Kodheli: I tmerrshëm, tragjik e gjakatar sulmi, jemi pranë popullit turk. Studentët ushtarakë dhe pacientët tanë në Turqi s'janë cënuar

29 Qershor 2016, 00:53Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në një reagim të fortë në rrjetet sociale dënon sulmin terrorist në aeroportin e Stambollit dhe deklaron se ndodhet pranë popullit turk në këtë ditë të vështirë. Ajo shprehet se studentët shqiptarë që studiojnë në akademitë ushtarake apo pacientët shqiptare që ndodhën në spitalet turke nuk janë prekur nga ky sulm.
“I tmerrshëm, tragjik, gjakatar, gjithçka mund ta quash sulmin në Aeroportin e Stambollit që deri tani raportohet t’i ketë marrë jetën 28 njerëzve të pafajshëm.
Jemi pranë popullit dhe qeverisë turke në këto çaste të vështira jo vetëm për Turqinë, por për të gjithë shoqëritë e lira.
E fundit, por kurrësesi më pak e rëndësishmja; studentët shqiptarë që studiojnë në akademitë ushtarake turke dhe pacientët që kurohen në Turqi, fatmirësisht nuk janë prekur nga ky sulm me shumë gjasa, terrorist”, shkruan ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në profilin e saj në rrjetin social facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje