Pas dhunës se ushtruar nga administratorja e kopshtit “Diren” Anjeza Shabani, prindërit e 3-vjeçarit morën përgjigjet e analizave të mjekësisë ligjore dhe të neurologjisë, të cilët vërtetuan atë që burrë e grua fatkeqësisht e dinin: djali ka pësuar trauma dhe çdo shenjë në trupin e tij, është falë dhunës së ushtruar sistematikisht.
Babai, i kurorëzuar si hero për aktin e tij të denoncimit dhe sensibilizimit, ndihet i pafuqishëm dhe i dëshpëruar.
Nuk ka kohë t’i gëzohet as arrestimit dhe dënimit të pashmangshëm me burg të Anjeza Shabanit, sepse atij i duhet t’i japë një zgjidhje të birit.
“Do të bëja gjithçka për tim bir. Do të jepja edhe jetën “ rrëfen ai për Anabel.al.
Vogëlushi, për të cilin Shabani deklaroi se ishte autik, në fakt ka lindur me një problem në të folur, por me shumë shpresa për t’u riparuar.
“Kam shkuar kudo për atë djalë, në Itali, në Gjermani, çfarë kam fituar, çfarë kam, e kam shpenzuar për kurimin e tij” tregon babai, i cili prej një muaji ka ngelur i papunë, në pamundësi për të ndjekur njëherësh edhe investigimin në kopësht, edhe detyrimet në kompaninë ku ishte punësuar.
Pas diagnostifikimit, prindërit vendosën që fëmija i tyre i vetëm të trajtohej nga një terapist.
Nuk pyetën për shpenzimet edhe pse pagesës mujore të terapisë, do t’i shtoheshin pagesa e kopshtit dhe e transportit.
Atëherë, të dy të punësuar me rroga mesatare, do të shpenzonin gati 1 milionë lekë të vjetra në muaj vetëm për vogëlushin.
“Nuk i kam llogaritur kurrë dhe as do t’i llogarisja lekët. Kemi shpenzuar, sepse ai është drita e syve tanë dhe ajo çfarë unë dhe gruaja ime duam, është vetëm që ai të jetë si gjithë fëmijët e tjerë”, tregon ai.
Me dëshirën e mirë për t’i krijuar të birit të gjitha kushtet optimale, ata “ngecën” tek kopshti “Diren” në kërkimin e tyre.
“Më pëlqeu sepse i kishte kushtet shumë më të mira se kopshte të tjera që pamë vërdallë. Ishte pak larg nga shtëpia jonë, por fakti që ishte një biznes familjar, na ngrohu. Fillimisht ata na pritën shumë mirë dhe ishin shumë të dashur. Mendova se djali do të ndihej si në një familje të madhe” tregon babai.
Gjërat duket se po ecnin mirë me terapinë. Prindërit po i gëzoheshin faktit që djali kishte nisur të fliste. Por nuk zgjati shumë ky gëzim.
Papritur ai ndalon së foluri. Jo vetëm kaq. Fëmija nis të acarohet, të qajë më shpesh dhe të kalojë netë të tëra pa gjumë duke ulëritur e duke i gjuajtur kokës, siç edhe u dëshmua në një video të transmetuar në emisioni “Stop” në TV Klan.
“Gjithçka çfarë investuam për përmirësimin e djalit, po na shkatërrohej. Shihnim shenja të çuditshme në trupin e tij, shkonim të ballafaqoheshim me administratoren, por ajo, gënjente në emër të Allahut e fëmijëve të saj” rrëfen ai.
Jo vetëm Anjeza Shabani gënjente. Edhe ish-edukatorja, Elona Turdiu, emri i së cilës po lakohet në media këto kohë pas dëshmive të dhunës, mundohej t’ua errësonte sytë.
“Më zinte be për kokë të vajzës së saj, që ‘nuk ka gjë djali, ne e trajtojmë shumë mirë’” na rrëfen mamaja.
Tashmë historia doli në dritë dhe Shqipëria e pa me sytë e saj të vërtetën. Mediat u ngritën në mbrojtje dhe askush nuk u mendua dy herë për ta përcaktuar Shahinin si “monstër.”
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla reagoi duke thënë se do të kontrollohej ky kopsht dhe çdo kopsht tjetër që vepronte në mënyrë të paligjshme. Gjykata po bën punën e saj. Të gjithë u vunë në lëvizje 3 ditët e para të zhurmës, aq sa dukej se djali më në fund po jetonte një jetë të dytë. Por fatkeqësisht, nuk ka ndodhur kështu.
Në familjen e heronjve, ka rënë pesimizmi:
“Nuk e dimë ende se çfarë do të bëjmë. Djali është përkeqësuar, ai ka nevojë për një terapi më intensive, sepse po bën regres.”
Krahas mbështetjes shpirtërore të qindra mijëra shqiptarëve dhe dhuratave simbolike që u vinin në familje apo spital nga njerëz të panjohur, familja ka mbetur prapë e izoluar në shqetësimin e saj. Vetëm emisioni “Stop” këto ditë të nxehta vazhdon të mbulojë çështjen e kopshtit “Diren” dhe të rrëfejë histori të tjera dhune.
“Unë e di që im bir ka nevojë për trajtime të specializuara që kanë kosto. Por nuk kam lypur dhe as do të lypë ndonjëherë. Do të shisja edhe shtëpinë për tim bir, çdo gjë që kam fituar, i kam harxhuar vetëm për të. Thjesht, do të doja pak më shumë vëmendje nga institucionet, një mbështetje sado të vogël për terapinë. Sepse tashmë, nuk është thjesht çështje të folure. Tani ai duhet të trajtohet edhe për këtë traumë të jashtëzakonshme. Dhe të mos harrojmë, është vetëm 3-vjeç.” e mbyll babai.
Pas historisë, shumë psikologë i janë ofruar familjes për një vlerësim falas. Por vlerësimin tashmë prindërit e kanë të qartë. Ajo për çfarë ata kanë nevojë, është një trajtim i vazhdueshëm. Një trajtim që tashmë, nuk duhet të mbetet çështje familjare, por duhet të bëhet një çështje kombëtare.
Anabel.al
Bravo prinder te tille jan shembuj
Baba idiot komplet.
be cte duash me shtepine
se boll na e ke çare mikun poshte
emri yt thote te gjitha
emri yt thote te gjitha
bravo Kari edit
me idiot se ty o “edkar” nuk kemi pare deri tani, sepse je i vetmi komentues qe po na can trapin cdo dite! mbas turkofagut, ik njehere tek “5” mbase do te te ndihmojne?!
Kerkoja shtetit
ashtu si i dha Spartak Brahos qe i eshte sosur Vaji i kandilit ,
Kurse djalit Tende jo vetem shteti por edhe shoqeria eshte e detyruar ta Ndihmoje .
Femijet jane Engjej ,
e Motivi qe ne Jetojme – Femijet .
Kerkoja shtetit
ashtu si i dha Spartak Brahos qe i eshte sosur Vaji i kandilit ,
Kurse djalit Tende jo vetem shteti por edhe shoqeria eshte e detyruar ta Ndihmoje .
Femijet jane Engjej ,
e Motivi qe ne Jetojme – Femijet .
Nuk jane Fullanet , qe ne duhet te paguajme ,
por Femijet
Nuk jane Golat e Kombetares
Jane Femijet ……………………………………………………………………………………….
Po babai Takut (Spartan Brahos) te LSI Qeveria I akordoi 48 millione Leke edhe pse ka pagen se kuvendar mbi 2 milione / muaj. Ndersa per femijet e dhunuar nuk paska! !!.
Po te isha prokuror do propozoja qe kesaj shtriges bestiale t’ia fusin 7 vjete burg dhe t’i
paguan te githa therapite – dhe keto hic ma pak se ne klinikat e pediatrise se universitetit te Vjenes!
Kjo eshte e padrejte, ti kerkosh shtetit per cdo gje. Komunizmit i ka ikur koha.
Shteti nuk ka faj qe ti zgjodhe nje institucion private pa kerkuar asnje dokument, Faturen qe ti ke paguar kete shume, Fatura tregon gjithcka. Fatura tregon qe: kopeshti ka licence, paguan taksat, paguan sigurimet shoqerore. Fatura tregon qe ti ke kontrate me personin (institucionin) qe ti ke zgjedhur. Kur ti nuk kerkon asnje dokument ti e mbeshtet kete lloj sherbimi. Fati jot qe e gjithe kjo histori ishte xhiruar ka raste qe ta zhdukin femijen dhe edukatorja te ta bente hasha.
Edhe ti si prind duhet te denohesh, nuk ke qene i afte te perkujdesesh per femijen tend.
Te jap te drejte 30% per 70% je i gabuar spese shteti qe ne è paguajme nepermjet taksave duhet te bej rolin e arbitrit
Mendoj se Djali I dhunuar rikuperohet vetem nga Nena e tij,qe t’i perkushtohet me kohe te plote.Nuk jane te rralle femijet qe kane folur me vonese,ata jane tejet te ndjeshem dhe duhen rrethuar e mbrojtur me shume dashuri dhe perkushtim.
Persa i perket denimit te mostres anjeza shabani,per mua,ajo duhet te konfiskohet pa meshire dhe e tere vlera e konfiskimit duhet te kaloje ne llogarine e familjes se Djalit tre-vjecar.
Kopeshti ne qofte se eshte si godine ne emer te ksaj krimineles le te shitet dhe ti kalojne parate femijes per terapi..nqs jo atehere le ta pagoje shteti se ai ka fajin qe funksionojne kto kopshte te paligjshme
Nese do te kisha nje numur telefoni ose te kisha nje kontakt me babain e femijes, do te kisha zhvilluar nje bisede me interes per femijen e tij me babane, do t’i rekomandoja qe ndoshta me fare pak shpenzime, udhetimi e fjetje, ne nje qender shteterore ne Athine, ELEPAP, quhet ne greqisht (me shkurtime, kuptohet) jam deshmitar se si nje grua, nga Tirana, me femijen e saj qe nuk fliste dhe po shkonte ne moshe shkollore, por qe kishte shenja se mund te fliste, e conte 3 here ne jave ne kete qender per mesime logoterapie, pra e kam pare vete qe nuk fliste, dhe pas dy-tre vjetesh, kur mbushi moshen e shkolles, ai u pranua ne shkolle dhe fliste normalisht. Une kam qene ne ate qender me djalin tim, ashtu si ky prind, shpenzova gjithecka kisha perte arritur ate qe donja, arrita shume, por pastaj edhe une e pesova si kjo familje, ne nje qender reabilitimi, ma rrezuan nga karroca, direkt ne dyshemene me pllaka, demi i pesuar eshte i pallogaritshem, 10 vjet pune e shpenzime te shkuara kot, ndersa personi ne fjale vazhdon biznesin e tij privat ne ate qender.
Nese ketij prindi i intereson, le te me lere nje numur kontakti ne redaksine e gazetes dhe ata te me njoftojne nepermjet adreses time te e-mail [email protected].
Pffff nuk dua te dal kunder rrymes por me lind nje hije dyshimi qe i ati po e ben gjithe kete zhurme per leke,une jam psikologe dhe duke pare sjelljen e djalit qe zgjohet naten,nuk eshte shenje dhune me shume sesa autizem.i them te atit te djalit,lere punen e kameramanit por jepi dashuri djalit ne ato momente.nuk shfajesoj anjezen ketu por ai femije ka nevoje per qender trajtimi jo kopesht
Ola bolja qenke psikologe ti??? Te kane plasur syte e ballit (bythes!) qe nuk e ke pare dhunen e tejskajshme te anjeza montres mbi kete femije?! Nese do donte leke i ati per te mjekuar femijen nuk mendon ti psikokare qe sdo e kishte ekspozuar fare ne ate dhune?! Aq me shume qe e ka paguar privatisht! Te dh”jefsha psikologen!
me vjen keq TANI,po nese per autiket ka sherim,ti je grada e fundit nuk te ben derman as zoti….:(
Me vjen keq ju skeni pse te shiisni shtepine sepse ajo duhet ti mbuloj te tera shpenzimet per djalin tuaj
Ik moj idiote e papare ndonjdhere , djali nqs se do ta kishte nga semundja ,nuk i shfaqte keto shenja ,fill mbas dhunes . Ai femije ka qene shume i qete ne shtepi , mjaft i dolet ne mbrojtje asaj felliqesire ,te cilen do ta denoje dhe ZOTI per dhunen e ushtruar sistematikisht . JU JENI TE GJITHE PLERAT TE KESAJ TOKE . JENI BUDALLENJ, KRIMINEL.
KOZMOS ajo felliqesire po e merr denimin e saj spo e mbron askush,por fokusohuni pak e tek prindi qe priti 8 muaj kopesht qe ta kuptonte qe djali i tij “dunohej” kaq keq e kishte perdite keto shenja.e boll na bete si te indinjuar per nje shkulje veshi se nuk i sjell ajo keto trauma
Jam shume dakort me Loren.
aji qe veq allahun e mban ne goj asht genjeshtar e mashtrues