Peleshi: Reforma në Drejtësi miratohet më 21 korrik, ose referendum!

28 Qershor 2016, 11:59Politika TEMA

Zëvendëskryeministri i vendit, Niko Peleshi, teksa ka qenë në Korçë, ka deklaruar se nëse Reforma në Drejtësi nuk miratohet më 21 korrik në Parlament, të dërgohet në referendum.

Ai ka shtuar se klasa politike shqiptare nuk duhet të humbasë kohë, pasi kjo reformë po bëhet me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar dhe se deri në fund nuk do të humbasin shpresat për miratimin e saj edhe nga opozita.

“Unë jam një nga ata politikanë që besojnë se politika jonë do ti gjejë forcat e fundit për t’i dhënë rrugën e duhur reformës. Nuk i kemi humbur shpresat për të përfaqësuar siç duhet mandatin e marë nga populli.

I kemi të gjitha mundësitë të mbështesim reformën, që nuk është puna e PS, por nisma e saj dhe puna e partnerëve ndërkombëtarë. Nuk mendoj se PD do të marrë guximin të pengojë reformën. Referendumi: Kisha parasysh mundësinë e fundit parlamentare datën 21 korrik kur mund të ndryshojmë” ka thënë Peleshi.

4 komente në “Peleshi: Reforma në Drejtësi miratohet më 21 korrik, ose referendum!”

  1. V.bebri says:

    Miratimi i reformes ne drejtesi ….. eshte ruga e drejte drejt te ardhmes… pa pasur neper kembe horrat dhe spiunat e Serbise..Qenja ne anen e reformes e PS nje ogur i mire per miratimin e saj me sukses.

  2. BLEDI says:

    pe leshi, hahahah

  3. Petriti says:

    Po mor po por binduni se Ilir Meton e kini kunder. Lexoni Manjanin nuk ka nevoje me shume. Manjanin njeqind fytyresh se sa ishte me Nanon i a beri gropen Ilir Metes, tani me Meten perpiqet ti beje gropen drejtesise ky hajdut me cizme. Mbajeni mend nuk do jete e larget dita qe ka per t ia bere gropen edhe Metes. E kane ne rrace pabesine

  4. fad says:

    Pse mor morro me nofken bledi cfare ka per tu gajasur me peleshin apo do jesh nga ata te lulushes ti se ajo e ka klithmen e gjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje