Diversioni qesharak i Fatmir Mediut, për të shmangur ambasadorin Lu: Kemi ndërhyrë tek sekretari John Kerry

28 Qershor 2016, 16:27Politika TEMA

Fatmir Mediu deklaroi sot se Edi Rama po tenton blerjen e deputetëve me qëllim votimin e Reformës në Drejtësi pa gjetur konsensusin me opozitën.

“Të gjitha përpjekjet e Ramës për të kontrolluar gjyqësorin politikisht nëpërmjet blerjes së deputetëve në Parlament, janë një akt i turpshëm që jo vetëm nuk ndërton drejtësi të pakorruptuar, por do të çojë në një konflikt politik që cënon të ardhmen e Shqipërisë”, tha Mediu në një konferencë për shtyp.

Ai ndërkohë, njësoj si Oert Bylykbashi një ditë më parë, deklaroi se po punohet në mënyrë diplomatike për të ndëhyrë tek sekretari John Kerry.

Diversioni qesharak i Mediut kërkon të tregojë se SHBA nuk mendon njësoj si ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

“Kryetari i Komitetit për Europën dhe Azinë në Komisionin e Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan Dana  Rohrabacher,  zv.Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO­s, Robert Aderholt, si dhe kongresmeni David Jolly, i kanë kërkuar me një letër të përbashkët sekretarit Amerikan Kerry, që të ndërhyjë tek Qeveria dhe klasa politike për të gjetur konsensus bazuar mbi rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias”, tha Mediu.

Përpjekja e PD-së dhe Mediut për të bërë diversion me ambasdorin Lu është qesharake, duke qenë se Lu është shprehur qartë se ai flet në emër të presidentit Barack Obama.

18 komente në “Diversioni qesharak i Fatmir Mediut, për të shmangur ambasadorin Lu: Kemi ndërhyrë tek sekretari John Kerry”

  1. sala says:

    nuk e kuptoj ..kaq shume ja ka shpelare trurin maloku ketyre ..po.popopo

    1. shqip says:

      mire o medi. thuaj kerrit pse ekspertet amerikane e bene te tille draftin qe te vene byzylyket sapo te miratohet reforma. kujtojne se do trembin lu-ne , kur thone qe po lobojne. ore trap, ambasadori percjell politiken e shba, jo te mikut te miqve te saliut. beji te fala podestes o njeri me 26 mekate.

  2. Artani says:

    ohaahahaha medi GERDECI paska nderhyre tek sekretari JOHN KERRY ,Kue keshtu USA reciklon kriminele-trafikante+vrases si medi GERDECI te takojne personalitete te nivelit te larte ne USA,,o medi gerdeci akoma propagandon mbi qto persona qe fute nen dhe ne gerdec mos u merzit se mos nje dite edhe ti do ta paguash gjakun shqiptare o trafikant+vrases…

  3. Bardhi Tolabi says:

    Dikur,ne kohen e monizmit,dy pushtetare me interesa te kunderta,per zgjidhjen e nje problemi,kerkonin t’i imponoheshin tjetrit me njeres shume te fuqishem me lart se ata.I pari,i tha te dytit,se per kete kam biseduar me X minister,i cili kishte shume pushtet ne ate kohe,por qe e hengri me vone,dhe kam rene dakort me te.Ky tjetri,i dyti,nuk e di sa ishte e vertete,i thote se,une kam biseduar me kryeministrin qe e hengri gjithashtu me vone.Ky i dyti,u “bukos”,sepse nuk mund te “shkonte” me lart.Kjo eshte ngjarje ne te cilen kam qene vete i pranishem dhe jo e treguar prej te tjereve.
    Keshtu e ka gjetur dhe PD,ne dhe kete Farmak Medihoxhen.Keta “bissedojne” me deputete qe keta te fundit te “bisedojne” me “ministrin”,ndersa ambasadori Lu,bisedon direkt me Presidentin…

  4. meri says:

    Per cfare konsensusi e ke fjalen ti llafazan, te biem dakord ca te vjedhesh ti ca ai tjetri? hiqni dore nga perqindjet dhe barazite fallco, te kalohen ne site te tere dhe te vihet ai qe e meriton per aftesite dhe ndershmerine, e ne momentin qe do ta shkele te hiqet pa nje pa dy. Keni 25 vjet qe u serviloseni te huajve dhe tani na dolet patriote demek nuk ndani dot sovranitetin me te huajt, me kete u shkelet sovraniteti, po me emerime gjyqtaresh sipas qefeve tuaja nuk u shkelet? ah po se aty eshte shkelur sovraniteti i vete gjyqtareve dhe publikut, ju emrat e medhenj te vendit jeni ne rregull kur vini mashat tuaja neper vende te tilla.
    Mbyllni ore gojen dhe shkoni votoni reformen ate beni mjaft bete derr derr derr.

  5. Nishan jari me quhet kari says:

    O Medih o mbetje komuniste,spiun i sigurimit,Ne nje vend tjeter do te ishe kalbur ne burg.

  6. TRAPI says:

    O KOQE S JA FUT USAS TI..JE ME DOSJE TE GERDECIT…DO PAGUASH KEQ ..FISHEKET 3O VJECAR,,,

  7. Moni says:

    Medih. Deputetet po i blen amerika, Ti jo. Ti nuk je per tu shitur.

  8. Artani says:

    medi gerdeci o plere nuk u ngope me pazare ti more trafikant+vraes,po fale pazareve+kapjes se sistemit ti je sot jasht hekurave duke lehur mesi nje qen i bastarduar ,Partia Republikane nuk ka qene dh nk do jete kurre o vrases i gerdecit po ajo sigel pas teje do te thote RECIKLIM PLERASH,godo+te tjere pas i moren pronat e tyre kurse ti populit i solle krim-vrasje-viktima-ej veshe nena-motra-gra me te zeza ,ikore ndyresire plere….

    1. MetaMafia LSI says:

      Te lumte pena.


      Gjithmone per Camerine ka luftuar ky , eshte nderi dhe krenaria e Camerise.Mero mos te behet xheloz.

  9. prokurori says:

    Nderhyj tek prokurori i ardeshem qe te mos riape Gerdeci

  10. ALBAN DEGA says:

    E PASKA GJETE “MIKUN” KY KRYKRIMINELI I GERDECIT
    NARKO E HUMAN TRAFIKUT DHE PROSTITUCIONIT

    E ke pa!?
    Armikun me te madh te secilit prej ketyre megakrimeve dhe korrupsionit jo vetem ne SHBA por edhe mbare Boten!
    Shko e gjej xhami tjeter per tu falur o hori I horave!

  11. Treviso says:

    Aprovimii reformes kete hale e perplas ne burg. Ky po ben tentativat e fundit, por lodhet kot seatje do shkoje, ku i takon.

  12. Niku says:

    Fatmir Gerdeci, Amerika flet me te derguarin e saj zyrtar ne Tirane dhe jo me ata qe ti e shoket e tu takoni kafeneve te saj, me qesen ne dore te dollareve apo premtimeve per favore financiare.
    Po vjen dita e ndeshkimit per ty!

  13. ilir says:

    Po ky akoma ska hy ne burg per te plotesu ate denimin qe ka mar ne Itali, kur coi trafikantin ne mbledhjen e Parlamentit europian per luften e krimit te prganizuar

  14. Kola says:

    Kur merr guximin te kercenoje edhe ky pleh i inkriminuar, merr me mend se c’mund te bejne te tjeret ne kete vend te pjerdhur.

  15. DETARI @ says:

    …………………….kjo gjendje e ketyre plehrave te pd,,,,,,pervec se po me vjen meshire……..jam gati te qaj……….

  16. Pal says:

    Berisha, Basha, Mediu, Meta nuk e duan reformen ne drejtesi pasi jane te felliqur me krimet qe kane bere.
    U mbetet vetem te kene mundesi per vende te rrezarvuara qe te vendosin ndonje gjyqtar te korruptuar qe
    te mos denohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje