Andrea Stefani në një analizë botuar sot në Dita, vë në dukje paradoksin e qëndrimit të mbajtur nga PD në lidhje me ndërkombëtarët, duke patur parasysh që edhe Komisioni i Venecias, i “shenjtëruar” nga PD, është një institucion i huaj.
“Po përpiqen të gjejnë shpëtim në atë që klasikisht ka qenë dhe mbetet streha e fundit e horrave, te patriotizmi.
Nuk do të votojmë kurrë një reformë në drejtësi që të jetë hartuar nga ndërkombëtarët! – kanë nisur të bërtasin nga majat e SHQUP-it këta “patriotë”, duke harruar se deri dje i referoheshin edhe Komisionit të Venecias. Mos vallë ky i fundit ka qenë ndonjëherë shqiptar?! – shkruan Stefani.
“Por mos prit koherencë nga të korruptuarit dhe sharlatanët, asgjë nuk i shërben më shumë sot Shqipërisë se sa një reformë që themelon një drejtësi të pavarur që do spastronte stallat e politikës nga bajgat e korrupsionit “patriotik. Edhe sikur të qe hartuar nga marsianët!”, vijon më tej ai.
Bravo Andrea! Plehrat dhe antishqiptaret me te medhenj (horrat, sic i quan ti) me kete term nuk kane luajtur pa sukses. Fatmiresisht shqiptaret s’jane aq naive sa te mos e shikojne se nga u vjen e keqja, ndaj eshte koha qe keta horra te pergjigjen ligjerisht per masakrat qe i kane shkaktuar atdheut.
Kur shikon këta manipulues te llahtarshem shqipfoles, por edhe te dokumentave te institucioneve amerikane dhe europiane, habitesh se si “standardet” e hipokrizizë te Lulezim Bashes, ketij Robert Çamçakezi qe vjen verdalle neper ”kantjere”(personazh i filmit ”Harizonte te Hapura” te realizmit socialist), kesaj pjelle deshtake te nje ”mostre” si Mareshalli -”qenit qe te ha tines”, ketij ”manjaku paranojak dhe delenxhi”, i cili eshte edhe ”shqiptari(?)”-MË ANTISHQIPTAR I TË GJITHA KOHËRAVE, nuk paskan kufi………
Kur historia nuk njihet, ajo perseritet. Vini re ngjashmerine, jo vetem vizive:
-Enver Hoxha thoshte qe ka studiuar ne Perendim. Ketu nuk mund te leme pa permendur sjelljen e tij ekzeplare prej nje bukeshkali tinzari dhe vrasesi me bamiresin e tij Bahri Omari(kunati i tij), qe e efinancoi, e strehoi dhe e çoi ne shkolle ne France.
-Lulezim Basha, thote se ka studiuar ne perendim. Ketu nuk mund te leme pa permendur sjelljen e tij ekzeplare prej nje bukeshkali tinzar dhe te pacipe me bamiresin hollandez, qe e mori nga Rinasi, ku punonte si kamarjer, e strehoi dhe e çoi ne shkolle ne Hollande.
-Enver Hoxhen, ndonse ishte nje i panjohur ne jeten politike te kohes, e futi ne politike dhe e vuri ne krye te PKSH Miladin Popoviç, mbasi e njihte mire karakterin e tij prej servili dhe te binduri ndaj jugosllaveve.
-Lulezim Bashen, ndonse ishte nje i panjohur ne jeten politike, e futi ne politike dhe e vuri ne krye te PDSH Sali Berisha, mbasi e njihte mire karakterin e tij prej servili dhe te binduri, per me teper kishte rekomandimin e Argites(Lady Macbeth).
Per ata qe skane as sy, as veshe dhe as tru:
-Së pari, njeriu që u përdor si “mishi i dhisë” në lëvizjen studentore dhe më pas në partine demokratike, u kthye më pas në “ustai i mishit të dhise” në demokracinë shqiptare, ka një ngjashmëri të çuditëshme me personazhin më negativ të Charles Dickens-it në novelën e tij David Copperfield(1849)-Uriah Heep, të cilin “mishi i dhisë” duhet ta këtë lexuar, si tifoz i letërsisë që prezantohet sa herë ka rast.
Uriah Heep – Është Arkitipi i hipokritit, fillimisht një njeri i përkushtuar deri në pështirosje, si sekretari i Z.Wickfield dhe dalë nga dalë ortak i tij, ai gradualisht zbulon karakterin e tij të dobet dhe të dyfishtë të një njeriu të paskrupullt, arrogant dhe shpirtzi, deri sa mbasi falsifikon dokumentat, përvetëson pasurinë e tij dhe familjes së tij. Përfundimi? Shumë i thjeshtë. Mbasi zbulohen fallsifikimet, ai përfundon në burg.
-Së dyti këtu është me vend referimi tek një pasazh nga nga fjalimi i Fan Nolit për moralin dhe patriotizmin, në Parlamentin e Shqipërisë(1923):
Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.
Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar te shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtore të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.
-Së treti, me “bëmat” e tij, “qëni që të ha tinës”, justifikon edhe përcaktimin e Fan Nolit(1924), dhe eshte perfaqesuesi tipik i pjeses me te padenje te asaj krahine, sikurse ndodh ne çdo krahine tjeter :
A të duhen sharlatanë,
Që të lëpihen në çdo anë,
Që të përçajnë vatanë,
Ke sa të duash Tropojanë.
Noli kete percaktim nuk e ka per te gjithe tropojanet(por vetem per bastardet), mbasi ai ka shkruar edhe Elegji per Tropojanin Bajram Curri, Dragoin e Dragobise-trim tribun i vegjelise, qe u vra nga forcat zogiste dhe agjentet serbe te prire nga Ceno beg Kryeziu, ne vitin 1925 ne Dragobi.
Litari po mblidhet, ngadale-ngadale por pa ndaluar. Drejtesia vonon por nuk harron. Minjte po dalin nga “galeria”. I uroj “mareshallit antishqiptar” te jetoje sa me gjate qe te provoje 313.
PO i behet jehone e madhe kesaj reforme, por mos eshte nje shemtire qe kerkojme ta pranojme me zor dhe brenda ka ato nenligjet qe s’prek as Gjin Gjonin, as Manjanin, minister i qeverise, por kryesisht as Saliune as miun. Ajo qe thote Andrea qe Lulezimi ne emr te partise nuk pranon reforme nga nderkombtaret, por harron se komisioni Venecias nuk eshte shqiptare, e ben fare tallese qendrimin feminore dhe grindavec te Lulezimit qe nuk lulezoi kurre, por i hapi petalet me dore Saliu te duket sikur ka çelur.
Patria=atdhe Patriotizmi=atdhetari
Mos e ke ngaterruar me nacionalizmin zotrote
Strehen e fundit
Sepse atdhetar cilsohet ai qe ka dhene mund dhe gjak per atdheun
dhe jo ai qe premton se do jape
Prandaj keshtu ju bien breket ju anal-isteve kur kerkoni te shtjelloni me fjale te huaja dhe ngaterroni pastaj llozin me llazin
Ndersa politika shqiptare jo qe nuk jane atdhetar por skane koqe as per nacionalizem jane thjeshte kriminele te veshur me pushtet ku vlen vetem nje ligj ai i pasurimit personal
Me sakt dhe me qarte smund te shkruhet. Te pergezoje z, Stefani, te lexoje me shume interes.