Tragjedia e Stambollit: Një ndëshkim për “tradhtinë” e Erdogan!

29 Qershor 2016, 17:50Politika TEMA

41 persona kanë vdekur nga sulmi i mbrëmshëm në Stamboll. Një goditje e tmerrshme për Turqinë dhe presidentin Erdogan, që sigurinë e kishte si pikën e tij më të fortë. Dhe për botën mbi të cilën po vërtitet sërish makthi i “bishës”, falë dorës së kasapëve të IS.

Motivi i sulmit është padyshim politika e jashtme e Erdogan. “Tradhtia” e tij në ditët e fundit që ka ndryshuar tërësisht politikën e Erdoganit.

Pasi mbështeti për vite të tëra xhihadistët duke i furnizuar me mjete të ndryshme dhe duke u lejuar kalimin në Turqi apo duke u blerë naftë, në kohët e fundit Erdogan duket se ka ndryshuar mendje.

“Pikërisht në momentin më delikat kur Turqia po kërkonte ripërcaktimin e politikave të saj të jashtmem duke braktisur miqtë e vjetër islamikë, erdhi dhe goditja më e rrezikshme nga terroristët më fanatikë”, shkruan Antonio Ferrari në Corriere della Sera.

Sipas Ferrarit, ripaqësimi më Izraelin dhe ndjesa ndaj Rusisë e Erdogan, kanë shpërthyer zemëratën e ekstremistëve islamikë.

“Tradhtia” e Erdogan u ndëshkua: edhe vendi i sulmit është simbolik. Sulmi u krye në aeroportin Ataturk, i cili ka qenë babai i Turqisë laike. Një goditje e fortë edhe për turizmin pasi askush nuk do të dojë më të shkelë në Turqi.

Marrëveshja e Erdogan me Putin për rikthim të marrëdhënieve të mira ka tërbuar përfundimisht agjencitë e terrorit. Putin është armiku i tyre më i urryer pasi që kur hyri në Siri u ka shkaktuar dëme të pallogaritshme xhihadistëve.

Ndëshkimi ndaj kësaj lëvizje të Erdogan ishte i menjëhershëm dhe i fuqishëm.

Fakti që IS goditi kaq shpejt dhe furishëm është falë lidhjeve të hershme që ka me shumë agjenci në turqi. Jo vetëm mafia, që nga IS blinte naftë dhe relike arkeologjike, por edhe nga sektorë të ndryshëm të sigurisë që prej kohësh kanë ruajtur lidhje me krerët xhihadistë.

Lidhje që në të shkuarën vetë Erdogan i kishte miratuar në heshtje dhe që tashmë i bien mbi kokë.

Edhe afrimi i Erdogan me Izraelin ka acaruar xhihadistët, ndoshta jo aq shumë sa afrimi me Putin.

Tel Avivi ka qenë që prej fillimit një prej armiqve më të mëdhenj të xhihadistëve dhe nuk mund të duronin një miqësi me aleatin e tyre më të madh, Turqinë.

Fakti që këto dy lëvizje kanë ardhur njëkohësisht ka shqetësuar xhihadistët, pasi paqtimi i Erdogan me Izraelin dhe Rusinë mund të sillnin përspektiva të reja në Lindjen e Mesme, që IS natyrisht nuk i dëshiron.

Ngelet të kuptojmë nëse Erdogan do të vijojë politikën e nisur apo do të tërhiqet përballë ofensivës së terrorit.

Fjalët e tij të para pas sulmit flasin për një vijimësi të politikës së jashtmë.

“Gjithë skenaret terroriste kriminale do të bëhen realitet nëse gjithë bota nuk mblidhet në luftën kundër terrorizmit”, u shpreh Erdogan.

Më i qartë ishte Ramazan Çan, shefi i delegacionit turk në asamblenë parlamentare të bashkëpunimit ekonomik në Detin e Zi: Pa bashkëpunimin e gjithë shteteve të fuqishme, përfshirë Rusinë, mposhtja e së keqes është e pamundur.

Problem i rëndësishëm është marrëdhënia e perëndimit me Rusinë dhe Putin, që po tensionohet dita-ditës, dhe nuk ka asnjë qëllim të bashkëpunojë për të përballur terrorin.

Problem jo i vogël për Turqinë, anëtare e NATO-s. Dhe për botën!/ Përgatiti Amarildo Lumani/ TemA

Piccolenote.it

10 komente në “Tragjedia e Stambollit: Një ndëshkim për “tradhtinë” e Erdogan!”

  1. alb.genocide-turkey 1385-1912 and continue... says:

    pune korrakesh,varu kkkkkkkkkk……………..

  2. Illyrian says:

    Ah sa kurva janë Pepinot.
    Kur lexova titullin e artikullit mendova se do ishte marrë nga “Il Giornale”
    Same shit!

  3. Shqip says:

    I ushqeve qent o qen islamik per te rrezuar Asadin dhe tani po korr ate qe mbolle. Me vjen keq per njerezit e pafajshem qe u vrane .

    1. xxxx says:

      Edhe Assadi nuk eshte qen islamik me i mire se Erdogani ndoshta edhe me i poshter qe lejon te poshtrohet e te masakrohet populli i tij ne kete lloj menyre

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Jam shume dakort me ty
    Ilirjan
    Blepiresit qe Jane me keq se greqia
    Bejne sikur po marrin nje rol te rendesishem ne Union.
    Ky gazetar pordha
    Qe ben si analistin ja ka fut kot fare.
    Erdogani beri nje marrveshje me BE.
    Kur e pa qe s’ po i qendronin marrveshjes
    U kthyer te beje politike ne favor te turqise
    ATA Jane zagaret e kurdistanit
    Qe sigurisht Jane paguar nga keto vende qe erdogani po mendohet te rregulloje msrdheniet.
    Po me mire vetem se me klyshe kaurre e hebrenj qe kryqezuan mesine
    Ne fakt kryqezuan veten dhe Jane rraca me è poshtet.

  5. Bazarhesap says:

    Ajo teza e atij Ph.D Olsi Jazexhiu eshte me se e vertete ne kete forum,por vetm nje ane shfryn urrejtje dhe cinizem kundra shumices edhe ne dite zie!!!
    p.s Fjale me vend per Shqiperine “Poshte Kauri”

  6. Kuq e zi says:

    Ferrari se paska idene fare nga gjeopolitika
    “Armiku i armikut tim eshte miku im”
    Kjo formule ka qene e vlefshme gjithe historine
    Si eshte e mundur qe gazetari deklaron qe izraeli na paska qene armiku me i madh i xhihadisteve kur kta te fundit shkaterruan tre armiqte e betuar te tij pra irakun,libine dhe sirine
    Qe kur ekzistojne keto qafeleshet izraeli rrine e veshtron duke qeshur nen mustaqe as ne tv nuk flasin me per te
    Ne itali veshtire te gjesh gazetar qe flasin pro turqise edhe kur ndodhin keto katastrofa prape kane manine ta njollosin pak
    Une izraelit do i thoja bravo ne kuptimin e gjeopolitikes i shkaterroi armiqte e vet nga mbrenda pa qene nevoja per konflikt te hapur

    1. Bazarhesap says:

      Ti se paske idene se cfar flet per Izraelin ai shtet terrorist egziston vetem se ka mbeshtetjen e usa se mos ishte per usa do e i kishin bere te shkoshin mbrapsh ne rusi dhe ajo dite nuk do jete sh larg

  7. Ledio says:

    Me vjen keq per njerzit e thjeshte, por ky qen islamik duhet me cdo kush te iki nga pushteti. Erdogan me politikat e tije islamike thjesht me ne fund po korr ato qe mbolli per kaq vite ne Siri, Ballkan edhe vende te tjera. Shmangeni Stambollin sa te keni mundesi, pasi Turqia ka bere shume vende armike se fundi edhe zjarri rreth e rrotull po i hyne ne shtepi.As vete Edi Corrapekuqi nuk do kete mundesi ta mbroje Erdoganin..:)

  8. Gjergj says:

    Po cfare keni me pepinot dhe greket o idiota,vellezerit e ture qireve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje