Dash Shehi: Thirrjet për zgjedhje të parakohshme, marrëzi

29 Qershor 2016, 18:28Politika TEMA

Propozimet për të shkuar në zgjedhje të parakohshme në rast të dështimit të reformës, për Kryetarin e LZHK-së dhe deputetin e Kuvendit, Dashamir Shehi janë presione që i bëhen politikës që po ndjek opozita.

Kjo është marrëzia më e madhe, pasi është një vend, i cili fatmirësisht nuk ka asnjë problem as grevash, as demonstratash, as çështje civile të mëdha e as luftë civile që të shkojë vullnetarisht në zgjedhje të parakohshme. Këto deklarata më duken një presion që i bëhet politikës së arsyeshme nga paarsyeja. Nuk mendoj se kanë për t’u bërë ndonjëherë zgjedhje të parakohshme në këtë vend, sepse edhe faktori ndërkombëtar nuk shkon drejt destabilizimit të vendit thjesht sepse kjo i pëlqen dikujt. Shqipëria, pavarësisht problemeve të shumta që ka, është një vend normal.  Kush kërkon zgjedhje të parakohshme, nuk do stabilitetin e Shqipërisë”, thotë Shehi për Panorama.

Duke premtuar besnikëri ndaj PD-së për votën që do të japë për Reformën në Drejtësi, Shehi thekson se mbështet formulën e vendeve të rezervuara, por vetëm nëse ato do t’i përkasin realisht opozitës dhe jo rrethit të ngushtë të kreut të opozitës.

Mund të jetë një formulë e vlefshme, nëse këto vende të rezervuara gjithsesi t’i nënshtrohen një votimi parlamentar. Pra, të mos jenë thjesht çuni i hallës së kryetarit të partisë sepse, nëse do të jetë kështu, do të ishte qesharake. I vetmi dyshim që kam unë për vendet e rezervuara është kjo që të mos i zgjedhin kryetarët e partive, ku të përfshijnë nipat, fëmijët, kunetërit, pasi do të ishte turp i madh për drejtësinë. T’i nënshtrohen gjykimit parlamentar, t’i nënshtrohen gjykimit publik nëse i plotësojnë kushtet apo jo. Ata nuk janë njerëzit e së djathtës, ata që janë emëruar janë njerëzit e një personi të vetëm, të një grupi familjar, të një grupi ekonomik. Ndaj edhe unë do t’i mbroj këto vendet e rezervuara, kur realisht t’ia rezervojnë së djathtës. Nëse ua rezervojnë familjeve të kryetarëve, atëherë le ta hajë dreqi atë vend të rezervuar!”, thekson Shehi.

10 komente në “Dash Shehi: Thirrjet për zgjedhje të parakohshme, marrëzi”

  1. REZI says:

    Ik ore qorri ik, ke hall mos ngelesh 1 vit pa rroge servili i Sali qenit…

  2. Litari vaisur says:

    Filluane te dalen krimbat e serbve… ky gaje shtrember dhe piravec 100 karat spiun serb…
    Litari e ka pak.

  3. ema says:

    Sa fuqi ke ti zoti Dashamir qe ta ndalosh Saliun te mos emeroi nje tjeter tropojan ;le te jete i trashe sa te doje,po vetem te beje si thote Saliu?
    A nuk eshte bere deri tani keshtu?
    C’mekanizma propozon ti qe te vendoset ashtu si po thua ti me te drejte?

  4. Litari vaisur says:

    Filluane te dalen krimbat e serbve… ky gaje shtrember dhe piravec 100 karat spiun serb…
    Litari e ka pak.
    Pa derguar Mir ju thono u kap
    Postoni komentet gazetar te emeruar

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Shehi, referendum sdo te thote distabilitet.. Eshte nje rruge normale e popullit te zgjedhi.. Referendum=Demokraci Shehi, Lufte Civile=Monarki.. Po bie ne kontradite me ate qe thua.. Shehi, kan 25 vjet qe klanin e tyre zgjedhin s’ka nevoje per prova.. Zgjohu Shehi..

  6. Pal says:

    O Dash, po babai jot politik Saliu ben thirrje per revolucion demokratik por askush nuk e degjon. A nuk eshte me mire qe te shkojme perseri ne zgjedhje qe te shohesh sa ju vlen lekura?

  7. qoftexhiu says:

    Qe te largohen ca deputete qe vegjetojne dhe votojne per mrshallin jo reformen ne drejtesi qe kerkon populli

  8. Deputet qe nuk di se ku eshte foltorja e parlamentit. Madje kam frike se nuk di as karriken ne sallen e parlamentit,me perjashtim te karrikes se kafenese se parlamentit. Esdhe ne salle nuk e kam pareasnjehere megjithese e ndejek parlamentin nga fillimi ne fund e c’do te enjte.

  9. logjika says:

    Pse nuk do zgjedhje te parakoheshme Dashamiri dhe pse do votoje si Pd-ja? Sepse po te behen zgjedhje, Dashamiri s’do jete me deputet dhe po te mos deklaroje se do votoje kunder reformes apo si pd-ja, mendon se mund ta vene prape ne listat e pd-se per deputet . Kjo eshte madheshtia e njerzeve kaq te vegjel menderisht, moralisht, shpirterisht dhe qe hiqen si babaxhane kaq medioker. Kete fat ka ky popull qe i ka votuar vete keta bashibozuke qe tallen me te.

  10. shaqo says:

    Po keshtu jane gjithe zogistet e ballistet,… ta bejme sot, por kam hallin per neser…se mos na ndodh….
    O trap, a i do politika vendet e rezervuara, PO, ku eshte drejtesia e pavarur? JO, s’ka.
    Ti mbaj llafin qe i ke dhene Sales, pavarsisht se shet pordhe si burre i mencur e babaxhan; t’i thone keto llafe per te te bere qejfin kur te kane perballe, se me pas ti e di mire se kush je e sa vlen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje