Ish-ministri Ilir Zela: Presidenti nga populli? Pa kompetenca i mbeten çelësat e kashtës

29 Qershor 2016, 18:50Politika TEMA
Ish-ministri Ilir Zela: Presidenti nga populli? Pa kompetenca i mbeten

 

Ish- kryetari i parë i Forumit Rinor Socialist, njëherësh ish-deputet dhe ish-ministri socialist, Ilir Zela, është shprehur kundër nismës Blushi-Hafizi në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës në mënyrë të drejtëpërdrejtë me votim popullor, nëse i reduktohen kompetencat.

Teksa ka reaguar lidhur me propozimin e 10 deputetëve për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, duke e kaluar atë me votim popullor dhe jo nga Kuvendi, ai thotë se nuk i shërben askujt.

Përmes një postimi në adresën e tij rrjetin social facebook, Zela nënvizon se zgjedhja nga populli e Presidentit nuk ka vlerë, nëse ai nuk ka kompetenca. “Presidenti nga populli? Padyshim po! Por kjo nuk ka asnjë vlerë nëse presidentit i mbeten vetëm çelësat e kashtës.

Duhet që deputetët të zgjidhen nga populli me lista të hapura. Duhet që qeveritë të ndjehen llogaridhënëse para Kuvendit. Duhet që drejtësia të jetë e ndershme dhe e pavarur që të dënojë hajninë dhe krimin!”, shkruan ish-ministri Zela.

Njëherësh ai nënvizon faktin nëse është pjekur demokracia shqiptare për të bërë një zgjedhje të tillë madhore, pra kreun e shtetit direkt nga populli.

“Duhet rilindur konkurrenca në ekonomi, në politikë e në çdo fushë, ku monopolet shkërmoqin konkurrencën. A është pjekur demos-i shqiptar sa t’i kërkojë dhe t’i meritojë këto bekime të provuara të demokracisë?”, pyet Zela përmes rrjetit facebook.

2 komente në “Ish-ministri Ilir Zela: Presidenti nga populli? Pa kompetenca i mbeten çelësat e kashtës”

  1. Globi rrotullohet says:

    Pse Blushi,nuk e di ?
    Po perpiqet qe vendin e Presidentit,t’ja kaloi “popullit”,se ju dogj barku !
    “Per inat te vjerres,Blushi fle me mullixhesen”,kerkon te dobesoj pushtetin e kualicionit te majte,per humbur pushtetin.
    Blushi e shikon humbjen e PS,si te vetemen alternative te shkaterimit,per te erdhur ne krye te PS.

  2. D says:

    Kjo eshte per te qare. Ne shqiperi politika behet ne Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje