Drafti i reformës në drejtësi futet në kalendarin tre javor të Kuvendit, opozita kundër

30 Qershor 2016, 11:49Politika TEMA

Konferenca e Kryetarëve fut në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit draftin për reformën në drejtësi.  Vendimi  u mor  në mbledhjen  e mbajtur sot para nisjes së seancës plenare, 11:00-11:30.

Opozita mësohet se ka kundërshtuar këtë vendim të mazhorancës, duke e cilësuar të njëanshëm.Ajo ka insistuar për një reformë konsensuale, duke kërkuar të përfshihet neni 88 i Venecias.

Në projekt-kalendarin e bërë publik disa ditë më parë parashikohej që votimi për reformën të bëhet me 21 korrik.

4 komente në “Drafti i reformës në drejtësi futet në kalendarin tre javor të Kuvendit, opozita kundër”

  1. VETERANI says:

    Vazhdoni perpara per te fituar kohen e humbur.Injorojini organizaten kriminale e ashtequajtura PD.

  2. Shqiptar says:

    Kjo eshte nje dite e madhe per te shenuar ne Kalendarin e diteve te medha te Shqiperise..Tashme Shqiptaret do shikojne qarte si kristali pengamarresit e vendit qe nuk deshirojne Sistem Drejtesie normal,te pa korruptuar,te pa politizuar dhe te drejte.BE-ja e ka vendosur kusht themelor per hapjen e negociatave miratimin e Reformes ne Drejtesi dhe avancimin e metejshem te vendit drejt BE-se.Anti-Shqiptareve do ju cirret maska diten e votimit te Reformes ne Drejtesi me 21 Korrik.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Hultimatumi I gjermanve per heqjen e statusit kandidat,do ti fshij nga faqja e dheut,keta politikane !
    Forca te reja politike duhet te jene gati ,per te startuar.
    Reforma ne sistemin e dejtesise,duhet te haprovohet me 21 korrik,ne te kundert,populli do zgjedh nje klase politike te pergjegjshme,larg mbrojtjes se interesave koruptive.
    Berisha I ka virusuar te gjithe mbeshtetesit e tij,duke ju tundur dosjen e korupsionit,kerkon te emeroj ne pushtetin gjyqesor,gjyqtare besnik.

  4. tt says:

    Neni 88 nuk flet per vende te rezervuara , flet per balance dhe kur as qeveria as opozita nuk i fut hundet ne perzgjedhje – eshte e balancuar vetvetiu. Ajo qe kerkon PD eshte ushtare per secilen pale ne vend te te pavarurve.

    Madje PD dhe Sali Berisha jane me te rrezikuar nga ata te pavarurit qe do sjelle reforma, se sa nga njerez te drejtesise te varur nga qeveria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje