Plani sekret i Berlinit për “gjermanizimin” e Evropës

30 Qershor 2016, 15:33Politika TEMA

Ideja e Schäubles është ajo e një Unioni edhe më të fortë, që nuk u bën lëshime atyre që “sillen keq”. Dhe me udhëheqjen e Gjermanisë

Ka shumë “mish në zjarr”, në agjendën e Wolfgang Schäubles. Nëse negociatat me Londrën për Brexit u besohen krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, ministri gjerman i Financave shikon nga e ardhmja. Njerëzit e tij që punojnë në Detlev-Rohvedder-Haus, një shembull i rrallë i arkitekturës naziste që u shpëtoi bombardimeve të Berlinit nga Aleatët, imagjinojnë që tani një BE pa britanikët, që do i nënshtrohet rreptësisë fiskale.

Ka qenë Handelsblatt, e para e përditshme ekonomike e Gjermanisë, që ka zbuluar se çfarë po gatuhet: “plani sekret” ka për qëllim që të gozhdojë “shtetet anëtare përballë përgjegjësisë së tyre për një politikë fiskale të qëndrueshme”; me një fjalë, respektin maksimal, për rregullat e Paktit të Stabilitetit, Paktit për rritjen ekonomike, ose Kompaktin Fiskal.

Si mund të arrihet një rreptësi e tillë nga një grup vendesh të padisiplinuar të Mesdheut? Është e thjeshtë: “Duke hedhur idenë që Komisioni të refuzojë buxhetet kombëtare, të cilët nuk janë në përputhje me direktivat evropiane për deficitin.” Ky është “shkopi”. Sa për “karrotën”, plani Schäuble bën gjithashtu thirrje për një stimul: zbatimi korrekt i direktivave për anëtarët individualë do të ofronte qasje tek më shumë burime nga Fondet Strukturore.

“Asgjë e re nën diell”, thotë Björn Hacker, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Berlinit. “Atyre që në Gjermani apo jashtë vendit – si zëvendës-kancelari Sigmar Gabriel, Matteo Renzi dhe Francois Hollande – bëjnë thirrje për një buxhet të përbashkët, Schäuble i përgjigjet troç: nuk ka buxhet të ri, por vetëm burimet ekzistuese. Dhe kush nuk i respekton direktivat, nuk do të prekë me dorë as fondet strukturore”. Sipas akademikut, plani “fajkua” i ekuilibrimit të buxhetit, do të kishte pasoja depresive. “Një shtet që është në vështirësi tashmë, jo vetëm që nuk do të shfrytëzojë më stimuj fiskalë apo politika ekspansioniste, por do të shohë t’i shkurtohen edhe burimet e Fondeve Strukturore”.

Sa për Komisionin, forcimin i pushtetit të tij do të ishte vetëm formal. Reforma në fakt shërben për ta privuar nga roli i kujdestarit të Traktateve. Me reduktimin e numrit të komisionerëve, Kolegjit që sot udhëhiqet nga Juncker do t’i mbetet vetëm barra e miratimit apo refuzimit të buxheteve kombëtare që nuk pajtohen. “Ky do të jetë fundi i pushtetit politik të Komisionit: hakmarrje për faktin që në të kaluarën ka bërë lëshimë dhe ka shfaqur shumë fleksibilitet për shtetet, vend që të aktivizonte procedurat e deficitit të tepërt”. “Sëpata” e Ministri, më tej bie mbi të vetmin institucion, që në vitet e fundit ka vepruar me autonomi të plotë: Banka Qendrore Evropiane. Plani Schäuble kërkon që t’i heqë kontrollin e bankave evropiane, i quajtur “konflikt interesi me menaxhimin e politikës monetare”.

“Do të ishte fundi i projektit të një bashkimi bankar: në të vërtetë, as ministri, as Merkel nuk kanë dashur – kujton profesori – por në vitin 2012, Mario Monti dhe Hollande, atëherë i sapozgjedhur i shkëputën një premtim kancelares, e cila nga ana e vet kërkoi mbështetjen e tyre për Kompaktin Fiskal”

Plani i zbuluar nga Handelsblatt, megjithatë, ka një përparësi: ai është në gjendje të bëjë të pakënaqur, si ata që besojnë në një union më të ngushtë, të bazuar në një bashkim të vërtetë monetar dhe bankar, ashtu edhe euroskeptikët që kërkojnë një BE me më pak kompetenca. Risinë e fundit, Schäuble ia rezervon MSE-së: Mekanizmi i Stabilitetit Evropian gradualisht merr kompetencat e Trojkës, tani të ndara midis Komisionit, BQE dhe FMN-së. Një “reformë pozitive”, sipas Hacker e cili ka shansin, nga këndvështrimi i Schäubles, që të heqë qafe Fondin Monetar Ndërkombëtar, fajtor në të kaluarën se ka propozuar ristrukturimin e borxhit grek, aty ku “gjermanët duan të bëjnë kërkesat e tyre, pa skonto”.

Il Giornale – Bota.al

10 komente në “Plani sekret i Berlinit për “gjermanizimin” e Evropës”

  1. Momo says:

    Le ta gjermanizojn jo vetem europen por gjithe boten. Nuk ka asnje dem nga e gjithe kjo.

    1. Mbreti says:

      C te keqe ka??? Me mir Jevgjet ( Greket, Spanjolke, Rumune, Armene, Arabe, Turqet) apo Gjermanet e bekuer???!!!

  2. Zigur Qarri says:

    Pordh me rigon.
    Ku eshte “e keqja” e “rreptësisë fiskale”?
    Anarkine e mesdhetareve,apo disiplinen gjermane?
    Ne epoken e globalizimit,zelli kinez do ti falimentoi te gjith.
    Vetem disiplina gjermane e shpeton ekonomine Europiane nga invazioni kinez.
    Arabia Saudite ka nje sufiçit te madh tregtare,kjo fale eksportit te naftes.
    Sufiçitin me te madh(per 2015) tregtare te vendeve industriale,e ka Gjermania dhe Kina,
    por sufiçiti gjerman eshte baraz me sufiçin arabo-kinez marre sebashku.
    Nuk eshte per tu marre shembull Gjermania?

  3. Illyrian says:

    Ju betohem, që nga titulli mendova që bëhej fjalë për “Il Giornale” b!thq!rët anti perëndimorë të Italisë.

  4. anonim says:

    Kreu i UKIP Nigel Farage, vjen nga nje familje Hugenote (me origjine Franceze) qe emigruan nga Gjermania (pasi kishin emigruar nje here nga Franca). Se me ke ngjan kjo, me historine e nje gjysem cifuti qe emigroi nga Austria per tu bere Fuehrer….

  5. Qarri i zigurit says:

    Shqiperi me budallenj
    E keqja nga vetja te vjen.
    Ja lexoni zigur q(k) arrin me shoke te kuptoni kush e perben kte popull.
    Ate qe se beri hitleri me ushtei po e ben e bija me para

    1. Papa Jani says:

      Mos kafsho doren qe te ushqen dobiç i janulles

  6. Kohe te veshtira po afrohen per jevgjitet e Athines o ju nenshtrohen diktatit gjerman ose koqet ne morset per jevgjitet e Pontit dhe arvanitet e pabese nuk ka rruge tjeter mjaft bene qef ne kurriz te Botes vetem kete gjuhe kuptojn keta turma parazitesh e mashtrusish e kriminelesh o diktat gjerman ose Bordello gjermane prit prit se nuk kane pare gje akoma bastardet e Anadollit nga qafa do tju ja heqin bluxhinsat qe i kane me leke borxhe

  7. shvejk says:

    Rreptesia fiskale nuk eshte Gjermanizim , eshte disiplinim . Dhe disipline fiskale do te thote mireqenje. Shembulli Gjerman eshte me i miri per tu ndjekur , dhe ketu nuk ka asgje te keqe. Aq me pak duhet te na flasi per kete nje gazete Italiane, eshte pikerisht Italia vendi me performancen me te keqe fiskale ne BE.

  8. gjini says:

    Ku me e marre me u vendose disiplina,rregulli ,korrektesia dhe cilesia e kryemjes se puneve sipas modelit dhe kultures gjermane! Kjo duhet me kene e ardhmja e Europes se Bashkueme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje