Evra: Nuk jemi Anglia, e eleminojmë Islandën

30 Qershor 2016, 15:57Politika TEMA

Sfida kundër Islandës është mjaft e rëndësishme për Francën të cilët e kanë vlersuar në maksimum këtë ndeshje.

Mbrojtësi i “Gjelave” Patris Evra u shpreh se Franca nuk do të përsërisë atë gabim që bëri Anglia të cilët nënvlerësuan Islandën.

Evra tha se do të jetë Franca skuadra që do të kalojë në fazën tjetër.

“Duhet të jemi të përqendruar pavarsisht se kush është kundërshtari. Si të ishte Anglia, apo tashmë që do të ndeshemi me Islandën, duhet ti themi vetes: Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme! Duhet të kalojmë në gjysmëfinale!

Luajmë në shtëpinë tonë, por kjo nuk do të thotë se do ta kemi të lehtë për tu kualifikuar. Do të zhgënjehesha shumë nëse nuk do të kualifikohemi.” tha Evra.

1 komente në “Evra: Nuk jemi Anglia, e eleminojmë Islandën”

  1. Gjermania mbi... says:

    Gjermanine po, padyshim finaliste, por te kishte Poor-tugaline ?, s’mendohej dot kurre.
    Italia e befasishme iken neser, pastaj vendasit thermohen perballe makines gjermane, per t’i lene radhwn nje finaleje kote, me Portugezet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje