Trajneri i Rusisë Leonid Slutsky ka dha dorëheqjen pas eleminimit që në fazën e grupeve të “Euro 2016”.
Kombëtarja Ruse bëri një edicion zhgënjyes në këtë kampionat europian duke u renditur në vendin e fundit në grupit B ku grumbulloi vetëm një pikë në tre ndeshje.
Në një deklaratë, Federata Ruse e Futbollit e falenderoi Leonid Slutsky për kontributin që ai dha në kombëtare. “Ne dëshirojmë t’i urojmë atij sa më shumë suksese në karrierën e tij. E falenderojmëm për punën që ka bërë në kombëtare.”
Slutsky, i cili gjithashtu është dhe trajneri i skuadrës së CSKA Moskës, e mori drejtimin e Kombëtares Ruse duke zëvëndësuar italianin Fabio Capello në gusht të vitit 2015.