Banka. Security, Aeroporti apo…?!! Sigurisht që një nga kureshtjet që shoqëron gjithmonë një supergrabitje, siç ishte edhe ajo e ndodhur dje në Rinas ku thuhet se u grabitën me një dorë të vetme 3 milion euro, përpos vlerës monetare së grabitur, është edhe kush i paguan këto para, ose kush është i humburi në këtë rast.
Opinion u interesua nëpërmjet burimeve të veta dhe mësoi se humbësit nuk janë as banka e dëmtuar, as kompania e cila kishte marrë përsipër sigurinë e transfertës së parave, as shoqëria aeroportuale ku ndodhi grabitja, por kompania e sigurimeve me të cilën banka përkatëse ka lidhur kontratën.
Sipas specialistit të sigurimeve që kontaktuam, që kërkoi ti ruhet anonimati, ky lloj sigurimi quhet Cash in Transit. E thënë shqip për gjatë gjithë kohës që këto para transferohen nga një filial banke në një tjetër filial quhet Sigurimi i Cash-it.
Dhe të gjitha paratë që humbasin gjatë këtij udhëtimi të transfertave të bankonotave, paguhen nga Kompania e Sigurimeve me të cilën Banka e dëmtuar ka lidhur kontratë. Çdo kontratë midis subjektit të dëmtuar dhe kompanisë së sigurimeve, saktëson specialisti i kontaktuar, varet nga kushtet që kanë përcaktuar më herët palët që janë të ndryshme për subjekte të ndryshme.
Pyetjes nëse bankat në Shqipëri janë të siguruara nëpërmjet kompanive të huaja të sigurimit apo atyre shqiptare, specialisti përgjigjet se: “të gjitha bankat në Shqipëri janë të siguruara nëpërmjet kompanive shqiptare të sigurisë, por këto kompani duke qenë se nuk janë të afta të rimbursojnë vlera të mëdha monetare, janë të lidhura me një Risigurim me kompani të mëdha të huaja mëmë, që bëjnë të mundur zhdëmtimin e vlerës”
Në rastin konkret, kur kemi një vlerë të tillë prej 3 milion eurosh, kompania shqiptare e sigurimeve rimburson vetëm 1 milion euro, ndërsa pjesa tjetër rimbursohet nëpërmjet Risigurimit nga kompania mëmë.”
Pra në këtë rast ata që kanë dalë të dëmtuar nuk janë as Banka, as kompania që kishte marrë përsipër sigurinë e transportit të kartmonedhave dhe as shoqëria aeroportuale ku ndodhi grabitja, por kompania e sigurimeve me të cilën banka ka lidhur kontratë…
– Sali Berisha qe 25 vjet “DEGJENEROI POPULLIN” dhe ktheu shtetin ne nje “RRUMPALLE” … te gjitha vjedhjet e bankave behen nga ne bashkepunim te brendeshem.
– 25 VJET askush nuk ka punuar por rrine dhe bejne para Droge, korrupsioni, prostitucioni etj.
– Sali Berisha … Ai qe pasi hapi depot e armeve, lejoi zbritjen e gjithe popullit me kazma dhe arme ne duar per te zene toka dhe hapesirat e pronareve e proareve dhe shtetit …
– Sa te jete gjalle AI Shqiperia do vazhdoje te vuaj nga bandat dhe kriminelet e Sali Bishes.
shko mer laskar! ato leke I vodhi Saje Qorri!
Kompania e sigurimeve nuk mund te siguroje ne kete rast persa kohe qe mjeti i blinduar ishte lene me dyer hapur per tu vjedhur. Por nqs keto kompani sigurimesh ne fakt bejne landry money atehere natyrisht qe do “mbulojne” humbjen dhe te gjithe jane te qeshur. Shteti me i korruptuar ne bote. Krimi, prostuticioni, korrupsioni dhe mashtimi e ka kapur per fyti shoqerine shqiptare sa veshtire qe do kete ndonje shprese per me mire.
Nuk mendoje se eshte kjo logjika e arsyetimit qe parat kur vidhen gjate trasportit i paguan kompania e sigurimit. Parat duhet ti paguaj kompania private e sigurise qe ka marre persiper trasportin e tyre ne destinacion, Ne se ligji eshte bere ne kete menyre kjo do te thote qe bankat nuk do te mund te trasportojne apo impoortojne kurr para, sepse firma e policise private mund ti grabisi vete por ne se eshte keshtu qe parat i paguan kompania e sigurimit te vlerave monetare gjate trasportit, atehere kush i ka vjedhur shume mire ka bere, me mire nje shqiptar i pasur me shume dhe ketu nuk ka asnje problem per taksapaguesit shqiptar, pervec nje problemi moral mbi sigurin ne aeroportin e Rinasit ,qe zakonisht zgjat jo me shume se tre dite
Pse nuk thua se qenka plan i menduar jo dhe aq mire. Tani le t’ua shterngojne koqet dhe do te tregojne.
Kush qenka ky specialist qe jepka kete pergjigjjje direkt ? nga kolaudimi e keni gjetur ? e para pergjegjesia totale eshte e aeroportit e cila ska zbatuar rregullat e sigurise dhe cdo ngjarje qe ndodh ne territor te aeroportit eshte pergjegjesi e aeroportit . E dyta jo domosdoshmerisht mbahen nje vlere nga kompania e sigurimit shqipetare , po mund te transferohet 100% risku .
prandaj perpara se te botoni keto kontaktoni specialista te pakten jo shites te koaludimi .
Po lerini brockullat me Sali dhe me Ali o Nocer dhe Rroker!
Nen kete qeverisje po ndodhin krime shteterore ku bankat jane vjedhur tre here ne 18 muaj me te njejtin stil dhe ndoshta me te njejtin autor, ku droga po mbillet ne tere Shqiperine, ndersa soji i rilindasve vazhdojne me avazin “Fajin e ka Saliu”!!!!
A nuk e shihni se vendi po shkon ne rrokopuje te papare?
Kush paguan per kete vjedhje pyet gazetari dhe jep nje pergjigje as mish as peshk.
Populli do te paguaje, klientet e bankave me rritje te ndonje komisioni per transaksione dhe mbajtje kontoje bankare, kaq i thjeshte eshte muhabeti. Natyrisht qe shoqerite e siguracioneve do te paguajne, por ne cdo kerkese ndaj tyre do te rritet dhe vlera e kontributeve per sigurim te metejshem. Askush nuk kerkon te dale me humbje. Pra banka merr ate pjese qe “i takon”, siguracioni do te rrise tarifat per “pasiguri ne transport” dhe logjika te thjeshte te con aty qe ne fund do te paguaje vete klienti, ai do te behet viktima. Bankat dhe siguracionet kurrsesi, ato jetojne nga klientet.
E dyta, keto vjedhje po behen si “te zakonshme” dhe kam frike qe jane te organizuara. “Dikush” ben vejdhjen ne mes te dites, ky dikushi nuk besoj se eshte hajdut i thejshte autobuzesh, por mund te jene ne sfera te larta ekonomike dhe shteterore, pasatj loja vazhdon ku bankat marrin shumat ng siguracionet, siguracionet marrin shumat nga klientet e tyre dhe rrethi vicioz nuk ka te mbaruar.
Ndoshta, ndoshta eshte vete shteti hajdut per te lare ndonje “fature a borxh” duke ditur shume mire makanizimin e “zevendesimit te parave” nga shoqerite e siguracioneve meme qe jane ne shtete te huaja. Ide shqiptare origjinale apo jo, Noci i lokes se nuk ka mundesi te beje policia sehir, qe per nje makine te parkuar keq te vjen brenda sekondit.
Pra lerini idiotlleqet me Sali Berisha, se keni Ramen ne pushtet dhe nje qeveri qe genjen diten me diell.
Nga xhepi yt do te dalin ato tre milione, por nuk ke c`ben, jeni rrace e dale nga vemjet. Shkurt jeni te padale dhe shume ta palexuar.
Diku fle lepuri,kjo politike e ndyre qe vazhdon ne Shqiperi me vjedhje vrasje frikesim zhvatje tokash me droge ka marre permasa Te papara.Klane te fuqishme mafioze kane marre ne dore fatet e nje populli te shumevuajtur duke mos lene asnje pike shprese.Qeveria e Edi rames dhe “rilindja e ps “jane bashkefajtore ne kete krim qe Po u behet te gjithe Shqiptareve.Plaku mere vazhdon te qendroje stoik ne krimet e tija ,nuk I rruhet per popullin me cdo cmin Po mundohet te shpetoje veten dhe familjen e tij nga krimet me monstruoze qe ka bere ky Serb kundra Shqiperise duke terhequr dhe partine e tij ne nje fund pa krye.97 gerdeci shitja e detit ,vrasja e 4 personave me 21 janar vrasjet e haklajve dhe shume vrasje te tjera jane prova te forta qe ky skuth te zhduket pergjithmone nga jeta e njerezve .Shqiptaret nuk duhet te lejojne qe ky kriminel te rehabilitohet.ky likja tosi dhe Rama Janeperfjegjes per gjithcka ndodh ne Shqiperi.
Pyesni Luan Ramen.. Ai eshte specialisti krundes..
Fatkeqesisht e vertete
duheshin ca leke me ble ca deputete ?
sillu rrotull si kali ne leme. e para parate do na i marrin neve. per kete mos keni as me te voglin dyshim. dikush larte tha se eshte aeroporti ai qe ka pergjesine. shume bukur. do shkarkohen ca shefa, e pastaj? normal, do rrisin tarifat per te rikuperuar demin. ku ishim, hiç gjekundi. pa mendojeni me qetesi. kush i paguan parate e fullanit? po, ka ndonje qe po vuan denimin. po leke, nix. me pak fjale, ku je o njeri qe na le jetim? ndonjeri qe kupton sadopak, e merr vesh per çfare e kam fjalen.
Askush nuk interesohet per destinacionin e parave hehehhehe …
si ka mundesi qe per cdo muj dalin miliona euro nga ky vend e qe pastaj nder vite behen miliarda
Nuk Jane aq naive dhe te thjeshta kompanite e siguracioneve, aq me teper kur behet fjale per 3 mil euro!