FOTOT/ Drejtori i Policisë: Ja dinamika e plotë e grabitjes në "Rinas"

1 Korrik 2016, 13:50Politika TEMA

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, doli personalisht për të shpjeguar se si ndodhi grabitja e miliona eurove një ditë më parë në Rinas, në pistën e fluturimeve, vetëm një ditë pasi policia deklaroi rritjen e masave të sigurisë si pasojë e sulmeve terroriste në Stamboll. Hodaj dha detaje se si vepruan grabitësit, ndërsa tha se përgjegjësia për sigurinë ishte e kompanisë koncesionare dhe jo e policisë.

Ky është versioni i plotë i policisë për ngjarjen, shoqëruar me fotot të makinës së grabitësve dhe një hartë të lëvizjes së tyre, të publikuara nga policia e Tiranës:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 30.06.2016 në Aeroportin ‘’Nënë Tereza”, Rinas, dëshiroj të bëj me dije publikun për sa më poshtë:

Në orës 14:23 të datës 30.06.2016, sipas orës së sistemit të kamerave të sigurisë së Aeroportit të Rinasit, një person i veshur me jelek me ngjyrë portokalli me fasha fosforeshente, kapërcen portën e ndodhur në skajin veri-perëndimor të pistës,  portë e cila përdoret vetëm për hyrje-daljen e mjeteve që furnizojnë me karburant avionët.

Ky person ka prerë  drynin e derës dhe pasi ka hapur atë, në territorin e  pistës futet një automjet tip Mercedes Benz me ngjyre vishnje. Autorët janë futur me makine  në vendqëndrimin e automjeteve te sherbimit dhe kanë kryer vjedhjen e parave që ndodheshin në makinën e blinduar të shoqërisë “NAZERI 2000”.

Në  orën 14:27 ky automjet duket që del përsëri nga territori i aeroportit nga e njëjta portë, prej nga hyri.

Rezulton se pas daljes nga porta, autorët janë larguar në drejtim të aksit rrugor Rinas – Fushë Krujë – Vorë.

Në orën 14:33, 10 minuta pas thyerjes së sigurisë së rrethimit të jashtëm të aereoportit, Salla Operative e DVK&M Tiranë njoftohet nga ODM (Operatori i Drejtimit dhe Menaxhimit të Aeroportit), se persona të armatosur kanë hyrë me automjet brenda territorit të pistës së avionëve dhe kanë kryer një grabitje.

Menjëherë me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve duke  konstatuar një automjet tip MercedeS Benz i cili po digjej.

Në ndjekie të autorëve janë vënë forcat Renea, Fnsh, forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Komisariatit Kruje,  dhe specialistët e Drejtorisë së Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit.

Gjithashtu  është ngritur në fluturim me efektiva të policisë Renea helikopteri i Policisë  për krehjen e zonës nga ajri.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka vazhduar puna për zbulimin dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje.

Nga të dhënat paraprake të hetimit, rezulton se persona të maskuar me maska dhe paruke, të armatosur me armë automatike të llojit kallashnikov, nën kërcënimin e armëve, kanë arritur të grabisin një sasi valute të kartëmonedhave të ndryshme, të deklaruar më pak se 1 milion Euro, ne automjetin tip Blind te shoqërisë SH.P.S.F. “Nazeri 2000”.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dëshmitë e marra deri tani dhe të gjitha të dhënat paraprake hetimore, autorën nuk kanë qëlluar me armë.

Reagimi i Policisë  ka qenë i menjehershëm pas njoftimit të dhënë, megjithëse sipas regjistrave, është njoftuar rreth 10 minuta pas hyrjes së makinës dhe 5 minuta pasi autoret jane larguar nga rrethimi i aeroportit.

Dua të bëj me dije se në sallën e monitorëve të mbikëqyrjes me kamera, nuk ka asnjë prezencë të policisë dhe njoftimi për ngjarje që ndodhin në aeroport bëhet nga punonjësit e ODM.

Gjithashtu, në bazë të Marëveshjes Konçensionare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë Konçensionare Tirana International Airport, siguria e perimetrit të jashtëm të aeroportit, portat hyrëse të tij, vendqëndrimin e Avionëve, ambientet hyrëse të terminalit si dhe sallën e kamerave CCTV, e bën në mënyrë eksluzive shoqëria koncesionare nëpërmjet kompanive private të sigurisë.

Madje vetë policia, mbi bazën e kësaj marrëveshje, e ka rreptësisht të ndaluar të patrullojë në aereoport.

Ndërkohë që bazuar në ligjin për Policinë e Shtetit dhe në Ligji Nr. 9861 datë 24.01.2008 “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirt shtetëror”, Policia e Shtetit mban përgjegjgësi për sigurinë e udhëtarëve në Aeroportin Nënë Tereza, dhe veçanërisht në Pikën e Kalimit Kufitar Ajror, që është territori nga kabina e kontrollit, salla e tranzitit deri në vendqëndrimin e avionit.

Gjithashtu, Policia e Shtetit, bazuar edhe në masat e shtuara të sigurisë, të marrra në kuadër të luftës kundër terrorizmit, kryen shërbim me patrulla të shtuara në kabinat e kontrollit të pasagjerëve në hyrje-dalje, në ambjentet e brendshme dhe para terminalit të pasagjerëve, në ambjentet e intervistimit të shtetasve të kthyer dhe për sigurimin e personave të shoqëruar në ambientet e Komisariatit.

Sa më sipër, theksojmë se perimetri i jashtëm i aeroportit, patrullimi nga brenda i perimetrit të aereoportit, portat hyrëse të tij, vendpushimi i avionëve, ambientet hyrëse të terminalit si dhe salla e kamerave CCTV,  janë përgjegjësi direkte e kompanisë ICTS, e cila është kontraktuar nga TIA (Tirana International Airport).

Pikërisht për shkak të konstatimit të shpeshtë të mungesës së disa elementëve të sigurisë, Policia e Shtetit me shkresë nr 457 datë 21.04.2014 i ka komunikuar autoritetit Aeroportual TIA, në lidhje me mangësitë të konstatuara në drejtim të parametrave të sigurisë, vecanërisht për sistemin e kamerave, pasi kamerat nuk mbulonin me monitorim të gjitha pikat nervlagjike të aeroportit.

Me shkresë ref. RCV/IA, datë 24.04.2014, protokoll 273/1, nga Autoriteti Aeroportual TIA, i është kthyer përgjigje Komisariatit të Polcisë Rinas se: Shqetësimet e ngritura lidhur me sigurinë dhe kamerat e sigurisë, nuk janë kompetencë e Policisë së Shtetit.

Në vazhdimësi të korespodencës për riparimin e mangësive të  konstatuara, me shkresë nr 496 protokoll 25 .04.2014 Komisariati i Policisë Kufitare Rinas i është drejtuar Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC),  me kërkesë për ndërhyre për marrjen e masave të menjëherëshme për zgjidhjen e problemtaikave të konstatuara lidhur me sigurinë në Aereoport, duke i kërkuar Koncesionarit që të zgjidhe menjëherë problemet e sigurisë në përputhje me standartet ndërkombëtare për sigurinë në Aeroporte.

Nga Autoriteti i Aviacionit Civil akoma deri ditën e sotme nuk është kthyer asnjë përgjigje.

Po në vijim të korespodencës me shkresë nr 534/protokoll datë 24.03.2016, Komisariati i Policisë Kufitare Rinas, i kërkon autoritetit Aeroportual TIA, marrjen e masave për lëvizjen e mjeteve të shërbimeve të linjave ajrore brenda në pistë si dhe rishikimin e sistemit të kamerave.

Në mbledhjen e këshillit të sigurisë së aeroportit datë 30.03.2016 mbajtur me protokoll nr 145  Ref : RCV-GM/STO nga ana e Policisë së Shtetit është kërkuar rishikim i masave të sigurisë përfshirë dhe sistemin e kamerave si dhe shkëmbim i menjëhershëm i informacionit në rast të ngjarjeve të mundshme kriminale.

Në lidhje me veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes theksojmë se janë angazhuar kapacitetet më të  kualifikuara dhe të specializuar të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë.

Po punohet intensivisht në disa pista për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve në dhënien e informacioneve të vlefshme në lidhje me këtë ngjarje dhe siguron ruajtjen e anonimatit.

Policia e Shtetit është e angazhuar për të garantuar siguri maksimale të qytetarëve në Aeroportin e Rinasit, ashtu sic do të kërkojë në vazhdimësi shtimin e masave të sigurisë nga të gjithë institucionet që kanë përgjegjësi për garantimin e sigurisë brenda aereoportit dhe cdo mjedisi tjetër.

27 komente në “FOTOT/ Drejtori i Policisë: Ja dinamika e plotë e grabitjes në “Rinas””

  1. xhemal says:

    ata qe shoqeronin parate Jane organizatoret

    1. lone biker says:

      Mashtrues ordiner…. 1 minute e 6 seconda pasi kane hyre nga porta e aeroportit eshte njoftuar policia.7.5 metra larg nga furgoni qe u grabit kane qene 5 efektive te policise se shtetit… Asnjeri prej tyre nuk beri asgje… Te tjerat me vone

      1. ☆☆☆☆☆Gopisti i NSHRAK-ut☆☆☆☆☆ says:


        E pat kjo punë
        Ashiqare
        Vallë ku shkojnë
        Gjithë këto pare?!

      2. majlinda says:

        mos je ti BIKER nje nga grabitesit ? ku i di kaq hollesi ? vetem te thoni genjeshtra dini dhe te shpifni,

    2. lone biker says:

      Mashtrues ordiner…. 1 minute e 6 seconda pasi kane hyre nga porta e aeroportit eshte njoftuar policia.7.5 metra larg nga furgoni qe u grabit kane qene 5 efektive te policise se shtetit… Asnjeri prej tyre nuk beri asgje… Te tjerat me vone

      1. mirel says:

        Ore loni , ky thite qe ne ato metra katrore te asaj minute policia e shtetit i ka duart e lidhura nga koncesioni privat. Edhe sulm te behet orej atyre metrave , shteti nuk ka pune

        1. lone biker says:

          Pikerisht ketu qendron mashtrimi…. Asnje nuj e ndalon policine te kryeje punen e saj edhe brenda ne aeroport… Ka marreveshje per kete pune…. Le ti nxjerre tabulatet e tlefonatave… Le te tregoje pse ishin 5 police tearmatosur aty…. Pse geupi i gatshem i rajonit te pilicise rinas nuk levizi… Te vetmit persona te armatosur qe lejohen me arme brenda territorit te aeroportit dhe qe nuk kontrollohen nga siguria e aeroportit jane policia e shtetit… . aeroporti eshte objekt i sigurise se vecante dhe nuk ben perjashtim nga objektet e tjera si digat, centralet, apo institucione te tilla. Komoania qe KONTROLLON aeroportin nuk eshte kompani sigurie sic jane shoqerite e sigurise…. Ata jane persigurine ajrore…. Gjithe portat hyrese ne aeroport kane punonjes policie dhe dogane…. Kurse dera ne fjale eshte konsideruar si gardh dhe rrethim….. Policia po lan mu…. me shu….

      2. Mareveshja says:

        Loni shko luaj ndonje tavell se keto analiza nuk jane per ty. Shtetit ja ka lidhur duart marreveshja qe kane bere dikur dhe prandaj dhe i kane thene qe mos te fuse hunded ne punen e tyre. Keto sqarime t’i jape Luli me Salen me arsyen qe kishin per te bere nje marrveshje te tille. Popull dryvaresh!!!

      3. polic me leje ditore says:

        fjalia kyce e thene nga drejtori i policise qe ben me dije se nuk kontrollon asnje nga kamerat embikqyrjes…….
        vetem per kete vete ky duhet investiguar

  2. ShtetAri says:

    Kur do arrini te kuptoni qe pergjegjesia per sigurine nuk jepet me koncesion!
    Shtet leshi

  3. Siguria says:

    E zbulon perlati bashke me djalin e tij shefin e krujes,jo per gje po ua kane kaluar me kete grabitje kane bere me shume leke.

  4. XHIM XHIBOKSI says:

    T,ja HIQNI LIÇENSEN ASAJ FIRME KUSHDOQOFT AI PER MENDIMIN TIM ESHTE E ORGANIZUAR NGA SHPSF QE KRYEN TRANSPORTIN E PARAVE mbani ato firma fantazem qe ju eshte rritur autoriteti nga perkrahesit e drejtuesit e PD kur ishin ne pushtet nuk mund te drejtoje rrugaçi nje aeroport te tille. Ti hiqet liçensa atyre e te marrin frik te tjeret se ndryshe prap vjedhje do te keshe o z,Sjmir pastroj radhet e policise nga spiunet e Saliut e Vishos se nuk e ke mire keshtu une jam popull i thjeshte por s’me vjene mire qe ndodhin keto skenar atje ku ti ke gatishmerine me te larte po ju hane nga brenda qroje se do shpetosh ti dhe ne.

  5. Prenga says:

    … PO ne te gjithe Aeroportet e BOTES territoret jashte dhe brenda, hyrje daljet ruhen nga KOMPANI PRIVATE, kurse POLICIA miret vetem per sigurni dhe qetesine e PUBLIKUT.
    Por SHQIPERIA ka 25 vjet rrjesht qe eshte e perfshire ne degjenerim dhe korupsion total te gjithe shtetit (perfshi edhe popullin) i cili edhe pse nuk do te punoje rrojne dhe vishen ….. gjithe diten neper kafene dhe femijet te errbuar mbas makinave dhe vajzat te terra te “BALLCAMOSURA”.
    Z.RAMA, PO PUNON POR E KA TE VESHTIRE SE KUDO NJEREZIT NUK DUAN TE PUNOJNE POR TE FITOJNE PARA DUKE NDENJUR (DROGE, VJEDHJE DHE PROSTITUCON).

  6. mirel says:

    He mo ju komentuesit e lumtur te Lirindjes, dy dite me pare u hodhet perpjete nga gezimi se shteti paska bere ligje dhe polici shembullore. Shteti i forte i policave te forte qe nuk te falin ne mes te nates te te marrin makinen per nje gjobe.
    Milionat ska problem, si nga Banka e Shqiperise dhe deri te Aeroporti, nuk ka ca ben policia, “se te tilla jane rregullat”.
    He pra, lavderojeni pak Tahirin..
    A po ju vjen era shtet akoma, apo era mut me shume..
    Tani sju ka ngelur tjeter vetem te shkoni ne parade dhe te parakaloni per Ramiun kur te vije nga Turqia.
    Amon vetem mos u rreshtoni te pjesa e koncesionit, po ketej nga pjesa tjeter , qe ti dhuroni lule nen prani te Tahirit.

  7. Vdekje e sali berishes says:

    Per c’do vrasje vjedhje ne shqiperi eshte vetem nje dore ,sali berisha . Prandaj mos u lodhni kot leket i ka mar saliu te paguaj ushtaret e tij

  8. Petro says:

    Skandali i radhes.Nje shtet qe dorezon me koncension edhe objektet e rendesise se vecante.Policia kontrollon udhetaret dhe le pa kontrolluar avionet.Sa qesharake.Shtet hajdut me cizme.Tahiiri duhet te kishte dhene doreheqjen.O vendi im i mjere, ne duar te kujt ke rene.

  9. Luli Vocel says:

    Kudo ne BOTE teritori dhe dyert e Aeroporteve ruhen dhe kontrollohen vetem nga kompani private ndersa policia per sigurin dhe qetesine e fluturimeve per pasagjeret … dyqant apo parat ne Aeroporte nuk mban pergjegjesi policia, por shikoni qe gjithe vjedhjet ne Shqiperi behen ne bashkepunim te brendeshem.
    Qeveria dhe M.Breneshme nuk kane pergjegjesi per njerezite qe punojne dhe pastaj vjedhin kompanite e tyre ….

    1. mirel says:

      Cfare flet mor lulo, ku i shikon keto endera.

  10. Moni says:

    Policia e shtetit ka kompetence te kontrolloje fe gjitha kompanite private te ruajtjes si dhe te vere detyra per sigurine e aeroportit.
    Kur koncensionari nuk e rruajti bythen per vrejtjet tuaja, ju cfare bete? A e dini ju se mund te nderhyni deri ne pezullimin e fluturimeve ne rast te mos permbushjes te kushteve te sigurise?
    Prandaj tani jua tregon Llalla dhe Sali Berisha juve,

  11. Jepni me koncesion edhe Qeverrine! says:

    Jepni edhe Kryeministrine dhe Parlamentin me koncesion dhe te bjeme rehat!!!
    Mortja qe s’u ha…
    Harram lekun e njerezve qe punojne…

    Po cfare pune tjeter bekeni ju, o Polici Shteti, kur nuk mbani pergjegjesi per aeroportin, Portet dhe Parate?!

  12. Fiqiri says:

    Drejtori I Policise thote se autoret u larguan ne drejtim te aksit rrugor Rinas- Fushe Kruje- Vore. Shprehja duket e pasakte. A e din valle policia ne se ata iken ne drejtim te Fushe Krujes per ne veri apo ne drejtim te Vores per ne Jug. Rinasi ndodhet ne mesin e aksit rrugor Vore – Fushe Kruje dhe ne se dikush nga Rinasi kap kete aks, do te shkoje ose ne drejtim te Fushe Krujes ose ne drejtim te Vores dhe jo ne te dy drejtimet. Keshtu qe shprehja ” ne drejtim te aksit Rrinas Fushe Kruje Vore eshte e gabuar. Thuhet po ashtu se u konstatua nje automjet tip Benz qe digjej, pa e percaktu vendin se ku u gjet mjeti ne flake. As kete nuk e di, drejtori i Policise, apo eshte sekret hetimor dhe s,mund ta publikoje..
    Cfar ndihme kerkoni nga qytetaret ju zoterij te Policise kur kaq pasaktesisht e informoni publikun per ngjarjen.

  13. Baku says:

    Koncesion qe manaxhohet nga nje CEO i trashe dhe k…r, cfare pret o popull i shkrete, ai Castro-ja vetem te vjedhe e teshkoje me femra di, ky quhet Koncesion Gjerman apo KInez se fundmi. Keta kinezet ta pushojne direkt te henen kete CEO palo debil ose shteti t’i dergoje leter manaxhimit kinez te koncesionarit te Rinasit per paaftesi te theksuar te CEO-s se aeroportit Castro Vasques rrugaci

  14. Treviso says:

    Aeroporti eshte zone kufitare. Policia perfaqson shtetin dhe mban pergjegjsi per mbrojtien e popullit dhe njekohesisht dhe kufijte. Nuk jam ne kundershtim se ruhet nga firma private, por policia duhet te jete e pranishme ne te gjithe teritorin e aeroportit. Policia eshtetit duhet te kontrolloje çdo milimeter aeroportin kur ta shikoje te arsyeshme. Ne boten perendimore aeroportet jane privat dhe ruhen me kompani private, por policia apo karabinjeri ben kontrollin e pistes kur ti teket dhe makina e sherbimit eshte brenda ne piste24 ore. Kam punuar vazhdimisht ne aeropotin e treviso-s dhe pas konstruksionit qe u be para 10viteve. Zonat kufitare jane 100% ne doren e policise, per sigurine. Qeveria duhet te nderhyje me force ne aeroportin e Rinasit. Ato arriten te hyjne dhe te dalin nga pista duke marre nje shume parash dhe pa u ndaluar nga asnje. Ato munde te merrinin avionin te mbushur me pasaqer dhe ta shperthenin ku ti donte qefi, dhe ne mes te Tiranes.

    1. mirel says:

      po e kemi me koncesion ska ndonje problem, le te shpertheje tere Tirana, rendesi ka ska pergjegjesi qeveria, ndaj jep shqiperine me koncesion, jua ka shperthyer trute, dhe bythen shqiptareve,, po jo nuk ndigjon shitari or ti. Do e japim cdo gje me koncesion, edhe jeten, po deshi partia, Ramiu dhe Ahmetaj domethen, me Liken ne krye

  15. Nebi Halipaj says:

    rezultati i kesaj grabitje eshte misherim i nje gereshetimi te lidhir te veprimeve te paleve te brendshme duke vene ne veprim nej pele te jashtme nen trainimin special te informimit specifik te aktualitet real ne oren kohen the vendin e caktuar hetimi duhet te fillöje nga personeli i brendshem …… por me shume une e shikoj si nie bashkveprim te njerzve qe disponojne te dhena mbi levizjen e volutes. te hetoen !!!!

  16. nardi says:

    Duhen hetuar te paret ATA qe ka nen kontroll sallen e telekamerave.
    Alarmi duhej te jepej shume here me perara se te shkelej territori i ndaluar.

  17. Emigranti says:

    Punonjesit e sigurise aty jane kryehajdute. Para dy vjetesh tek prisja valixhet harrova portofolin me 1000 euro. Aty cdo gje me kamera. Kur u kujtova e kishin perlare. Takoj ata te sigurise dhe u them hapni kamerat. I hapen dhe thane nuk duket gje. Besoj e kane pare dhe kane vajt i kane kerkuar perqindje hajdutit. Nuk ruhet ky vend me punonjes kothere 300 mij leksh ne muaj. Cdo gje e organizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje