Kompania e lobimit (e paguar nga Berisha me paratë e shqiptarëve) qëndron mbrapa fushatës denigruese kundër liderit socialist shqiptar

1 Korrik 2016, 11:01Politika TEMA

Podesta Group, një firmë lobimi që punonte për qeverinë e mëparshme në Shqipëri, ka futur disa lajme negative në mediat amerikane në lidhje me liderin socialist, Edi Rama, në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Nga Besar Likmeta, BIRN

Qeveria e Sali Berishës ka shpenzuar paratë e taksapaguesve për një fushatë diskreditimi në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri, të drejtuar kundër kundërshtarit politik, Edi Rama, e luajtur në duart e republikanëve amerikanë dhe që çoi në thirrje për një hetim të FBI kundër presidentit amerikan, Barack Obama.

Dokumentet e siguruara nga Balkan Insight nga FARA, Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, tregojnë se Podesta, e angazhuar nga qeveria e Berishës për më shumë se dy vjet, duket se qëndron pas tre shkrimeve negative kundër Ramës.

Podesta Group, e punësuar nga qeveria e Berishës për 60 mijë dollarë në muaj, konsiderohet një nga firmat më të fuqishme lobuese në Uashington.

Artikujt u publikuan në një faqe interneti konservatore në SHBA, të quajtur “Daily Caller”, mes 29 majit dhe 18 qershorit, përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri, që u fituan bindshëm nga koalicioni i qendrës së majtë i Ramës.

Aleanca për Shqipërinë Europiane, e drejtuar nga socialistët, fitoi 84 vende në parlamentin me 140 deputetë, në total 57.7 përqind e votës kombëtare.

“Daily Caller” e akuzonte Ramën se kishte financuar në mënyrë të paligjshme Partinë Demokratike të Obamës, përmes një biznesmeni shqiptaro- amerikan, në mënyrë që të siguronte një mundësi për të bërë një foto me Obamën më 8 tetor 2012.

Agjencia Federale për Fushatat Zgjedhore, FEC, i ndalon shtetasit e huaj që të kontribuojnë ose të shpenzojnë para në zgjedhjet në SHBA, direkt ose indirekt.

Media pro- qeveritare dhe Partia Demokratike e Sali Berishës i riprodhuan lajmet e publikuara nga “Daily Caller” gjatë fushatës, duke pretenduar se FBI po hetonte Ramën.

Edhe pse fushata u mbyll me një letër nga një kongresmen republikan, që kërkonte hetim nga FBI dhe Komisioni Federal i Zgjedhjeve, FEC, asnjë prej këtyre pretendimeve nuk u provua, madje as nuk pati një hetim.

Shmangia e ligjeve amerikane

“Daily Caller” pretendonte se Rama ka shkelur kufizimet që u vihen të huajve për financimin e kandidatëve në zgjedhjet amerikane, duke bërë donacione përmes një biznesmeni nga Nju Xhersi, Bilal Shehu.

Ai pati bërë disa donacione të konsiderueshme për Komitetin Kombëtar Demokrat, DNC, dhe për fushatën e Obamës përpara se Rama të takohej me presidentin amerikan në vitin 2012.

Të dhënat e FEC tregojnë se Shehu dhe gruaja e tij, Aida, kanë kontribuar me rreth 80 mijë dollarë për Partinë Demokratike në SHBA mes 28 gushtit dhe 26 tetorit 2012.

Në shkrim tregohej se 38.300 dollarë kanë shkuar direkt për Shërbimet Korporative të DNC, fuqia fondmbledhëse pas Partisë Demokratike, ndërkoha që pjesa tjetër u shpërnda mes fondeve të fushatës së Obamës dhe kapitujve të ndryshëm shtetërorë.

Një foto që Shehu postoi në Facebook me Obamën, tregonte atë duke marrë pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e Obamës në San Françisko më 8 tetor 2012.

Një tjetër foto e hedhur në rrjet tregonte Shehun duke takuar Ramën në po atë ditë.

Shehu, pronar i “Eliot and Kleri LLC”, një shërbim limuzinash në Nju Xhersi, nuk iu përgjigj një kërkese të Balkan Insight për të komentuar.

Edhe pse kontributet e tij për fushatën e Obamës ishin domethënëse për një donator të vetëm, ato duken brenda mundësive financiare të Shehut.

Të dhënat e siguruara nga Bergen Country tregojnë se ai ka një shtëpi që e ka blerë në vitin 2010 për 922 mijë dollarë.

Edhe pse Rama e takoi presidentin Obama, ai ka mohuar që ka paguar për të siguruar një mundësi për foto, duke i quajtur akuzat si fyese.

“Edhe pse foto është realizuar gjatë një takimi në San Françisko, Edi Rama nuk ka marrë pjesë në ndonjë mbledhje fondesh,” tha Endri Fuga, zëdhënës i Ramës.

Podesta në veprim

Të dhënat e FARA tregojnë se ndërkohë që “Daily Caller” publikonte këto artikuj, Podesta kishte kontakte intensive me themeluesin e faqes, Tucker Carlson dhe me reporterin që i shkruante, Patrick Howley.

Podesta i telefonoi Carlson më 24 maj, ditën kur Rama postoi fotografinë me Obamën në Facebook.

Telefonata u pasua nga emaile me Carlson dhe Howley më 28 maj, kur faqja në internet publikoi artikullin e parë me akuza.

Më 6 qershor, kur Howley publikoi një shkrim pasues për këtë çështje, ai mori shtatë emaile të tjera nga Podesta.

Howley publikoi edhe një shkrim të tretë dhe të fundit për këtë çështje më 18 qershor, duke cituar kongresmenin republikan nga Kalifornia, Dana Rohrabacher, që i kishte dërguar një letër FBI dhe FEC, duke u kërkuar që të hetojnë Ramën si pjesë e një komploti për të shkelur ligjet elektorale amerikane.

Edhe pse Rohrabacher i bëri thirrje FEC të hetojë Ramën, ai kurrë nuk depozitoi një ankesë zyrtare, duke ngritur dyshime për vlefshmërinë e akuzave dhe konfliktin e interesit.

“Kam pyetur në lidhje me një ankesë nga Dana Rohrabacher kundër Bilal Shehut, por nuk mund të konfirmoj që ne kemi marrë një të tillë,” tha Julia Queen, një zëdhënëse e FEC.

Të dhënat e FARA tregojnë se përfaqësuesit e Podestës u takuan me Rohrabacher më 13 qershor, pasuar kjo nga emaile dhe telefonata me dy anëtarë të stafit një ditë më vonë.

Në vitin 2009, Rohrabacher mori një kontribut për fushatën nga PLM Group, tashmë e shpërbërë, që ishte një sipërmarrje mes Podesta dhe Livingston Group.

Në vitin 2012, ai mori një donacion prej 5 mijë dollarësh nga PAC, një komitet veprimtarie politike shqiptaro- amerikan, i drejtuar nga gruaja e ish- kongresmenit republikan, Joe DioGuardi.

Sipas Qendrës për Politika të Përgjegjshme me qendër në SHBA, Rohrabacher ka marrë 22.500 nga shqiptaro- amerikanët PAC nga viti 1998 deri në 2012.

Themeluesi i Ligës Civile Shqiptaro- Amerikane, DioGuardi kishte lidhje të ngushta me Berishën kur ai ishte president i Shqipërisë në vitet 1992- 1997.

PAC është krahu politik për mbledhjen e fondeve i Ligës Civile.

Një ditë përpara se të publikonte artikullin e fundit për Ramën, më 17 qershor, Howley mori një email final nga Podesta.

I pyetur nga Balkan Insight për kontaktet me firmën e lobimit, Howley refuzoi të komentonte.

I pyetur nëse kishin planifikuar një seri shkrimesh armiqësore ndaj Ramës në “Daily Caller”, John Anderson i Podestës refuzoi që të komentojë.

“Përveç asaj që është bërë publike në dokumentacionin në FARA dhe LD, nuk komentojmë për klientë specifikë,” tha ai në një deklaratë.

Të dhënat e FARA tregojnë se të gjitha partitë kryesore në Shqipëri kanë firma të njohura lobimi në SHBA, që angazhohen për mbulim mediatik.

Përveç Podesta Group ata kanë përdorur edhe Blue Star Strategies, Dutko International, BKSH& Associates dhe Rasky Baerlain Strategic Communications.

Firma që punon për Partinë Socialiste të Ramës, Rasky Baerlain, dërgoi me dhjetëra kërkesa në median ndërkombëtare në vitin 2010 në përpjekje për të organizuar intervista dhe për të promovuar mbulimin e krizës politike në Shqipëri.

Ndryshe nga firmat e tjera të paguara për të përfaqësuar partitë shqiptare, qeveria e mëparshme në Shqipëri paguante për shërbimet e Podestës duke përdorur paratë e taksapaguesve.

Botuar më 24 janar 2014

24 komente në “Kompania e lobimit (e paguar nga Berisha me paratë e shqiptarëve) qëndron mbrapa fushatës denigruese kundër liderit socialist shqiptar”

  1. Xhems says:

    Sa te mjere e sa te turpsheme qe jeni ju komunstet e Shqiperise , justifikimi i juaj se prapa ketyre artikujve negative te gazetes Amerikane Washington Times pere kryekriminelin dhe hajdutin Edi Rama fajn e ka Saliu.Dihet boterishte se Edi Rama dhe banda e tije kriminale jane e keqeja ma e madhe e Shqiperise,te gjitha shtetet perendimore ne radhe te pare Amerika e dine se Edi Rama dhe qeverija e tije është e lidhur me korrupcionin dhe krimin e organizuar ,është e lidhur me kartelete e droges,larjen e parave,prostitucionin si dhe tregtine me njerzi .Se është keshtu tregon vjedhja e shekullit qe ndodhi dje ne Ajroportin e Rinasit ku tre kriminele e terroriste vodhene ne pike te dites me miljona euro pa ase një pengim ,kjo tregon se qeverija socilaiste e kryehajdutit Edi Rama bashke me kryehajnin dhe sheikun e Shqiperis ilir Meta jane te lidhur me parapolitiken dhe me nentoken famkeqe te mafise ne Shqiperi dhe ma gjere!

    1. Maverick says:

      Po mire mor xhem, ti si njeri ne dijeni te ketyre gjerave, duhet me patjeter te paraqitesh ne prokurori dhe te fktosh cdo gje qe sapo shkrove, nqs jo, atehere mbylle halen qe ke ne mes te fytyres se boll qelbe klysh vicidoli.

    2. Be-x says:

      O xhejmso, ik e pi nje gote dhalle te kam rixha se per Salehun mendojme ne shqiptaret!

    3. trojani says:

      Ik xhemil pi ilacet, o te vrafte damllaja.
      na mbyten debilat…

    4. Ermir says:

      E mor morracak qe me quhesh xhejms edhe njehere j7 shpellaret e mjere kriminelin hajdutin dhe bastardin e quani shpetimtare ndersa ate qe punon kriminel, kishte pasur te drejte Enveri me ju buk misri dhe dru shpines de ju plehra keni lindur dhe plehra do vdisni.

    5. akrepi says:

      O XHemso po qe Salehi paguante 60 mije dollare ne muaj firmen podesta nuk te ben pershtypje pra keto para te taksapaguseve shqipetar nuk lozin ndonje rol ne propaganden ne favor te sales .Po momenti ne prag te miratimit te reformes ne drejtesi nuk mendon se i duhet per te shmangur vemendjen e opinjonit nga proplemet e verteta ?Po te jete per krimet e kriminelet si dhe vjedhjet qe ka bere Sala lista eshte shume e gjate e as nuk mund te krahasohet me ato qe akuzohet nga ju Edi Rama .Po ti qe dike gjithe keto ” krime’ qe ka bere Edi Rama pse nuk e kallzon ne prokurori se tuajat i keni qe nga presidenti e deri tek gjyqtari i fundit.

    6. Artani says:

      xhemso i ke pastruar qenefet e SHQUP-it sot ti ate shiko mos na trego+etketo komunista ketu se SHQUP-i eshte plot qelbet ne komunista fillo nga ed paloka i i biri i tonin palokes e mbaro tek yt ate salehu i UDB-se serbe….

    7. logjika says:

      çfare thua o xhejms bod?! Ti duhet te jeshe me kriminel se sali berisha, krahasohet Edi rama me banden e salikriminelit, me hajdutin dhe tradhetarin e kombit, me kriminelin e Gerdecit e 21 janarin, me marreveshjet me Gligorov e milloshevic ? Ti duhet te jeshe superkriminel qe bashkepunon me me ta dhe flet ne emer te tyre. Nje logjike te tille s’mund ta kete as nje idiot veç teje ose atij qe i sherben.

  2. ALBAN DEGA says:

    Sent from my iPhone

    Begin forwarded message:

    From: Alban Dega
    Date: June 8, 2016 at 8:23:35 AM EDT
    To: Alban Dega
    Cc: Qazim Doda , [email protected], Luz Thaqi
    Subject: MARESHALLI I BEOGRADIT NE TIRANE NE PANIK

    MARESHALLI I BEOGRADIT
    NE TIRANE NE PANIK

    – Sali Berisha mbron Mulin e UDB-es
    – Kryeboksieri Adriatik Palla ne letargjine
    e krimit

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    E kam thene, e kam shkruar me dhjetra here, me emer e mbiemer jo vetem une, por edhe Spartak Braho…. tash e plot 20 vjet…qe Sali Berisha nje sherbetor i Beogradit!
    Jo vetem i UDB-es por edhe i KGB-se dhe sherbimeve sekrete franceze…
    Kush shitet nje here shitet gjithehere, thone autoret e Kalit te Trojes, greket.
    Kush i shitet dikujt i shitet gjthkujt, ka thene themeluesja dhe nena e Izraelit Golda Mejer.
    Zbulimi i dokumenteve vetdenoncuese te bythelepiresit te neveritshem dhe zagarit te tij dhe UDB-es Serbe Flamu Noka ra si nje bombe mbi koken e bosit te tij politik dhe agjenturor, Sali Berisha.
    Prandaj eshte terbuar edhe me keq , eshte cakardisur deri ne cmenduri … Po i zbulohen petet e lakrorit te Rankovicit e Milloshevicit ne Tirane!
    A ka prove e deshmi me te qarte se kristali se rrenimi, shtetzhberja e kalbezimi i pesefishte i shtetit shqiptar ne 25 vjetet e tij ne politiken shqiptare!?
    As Sllobodan Miloshevici nuk do tua kishte bere shqiptareve e Shqiperise cka ua beri banda e Bujar Hoxhes, Bashkim Gazidedes, Agim Shehut, Ali Spahise, Flamur Nokes, Azem Hajdarit.. me ne krye Mareshallin Sali Berisha!?
    Nuk eshte ky as pseudonimi as epiteti im per Sali Berishen… Jo eshte nick name qe ia vuri Azem Hajdari!
    A nuk ishte kryekasapi i Ballkanit Milloshevic qe deklaroi ne vitin 1991 ne Kuvendin e Serbise se ” Une futem ne Tirane per dy ore vetem me Shoqaten e gjuetareve te Beogradit…”
    Nuk pati nevoje!
    E mori Tiranen e mbare Shqiperine pa asnje bam me Sali Serbin e ceten UDB-es!
    Jo Milloshevici e UDB-ja gjakatare serbe, por as hordhite e Chin Chiz Khanit nuk do ia kishin bere Shqiperise e shqiptareve kete qe ua beri kjo bande cetnikesh shqipfoles!
    Nderkohe, Kryeavokati i shtetit shqiptar , kryeboksieri Adriatik Llalla gerhin ne letargjine e tij ndaj krimit!

    Sent from my iPhone

    1. domino says:

      Fut ndoj byrek andej pari neper Bronx!
      Nuk te ngope urrejtja paotologjike ndaj qofte ai edhe Sali Berisha!

  3. Artani says:

    Ku eshte ai personi e kartele psikiatrie,o lubonja lexoje kete artikull o plere…

  4. xhemal says:

    per saliun dime me fakte qe eshte nje politikan i deshtuar ai nuk mundi kurre ne gjithe keto vite te ndertonte nje shtet per gjithe shqipetaret. por beri per fatin tone te keq te kunderten mbolli anarki ,urrejtje ,vrasje ,vjedhje ,degjenerim te skajshem pasuroi nje grup rreth vetes se tij ,shiti kudo per pushtetin e tij pasurine e dinjitetin e shqipetareve, punoi per percarjen e kombit eliminoi me keq se diktatura cdo perpjekje per te ndertuar nje shoqeri te drejte solidare ,shkaterroi ne themel ekonomine dhe e coi vendin drejt nje lufte civile absurde qe shekujt nuk ja kishin dhene ,tentoi deri atje sa te shiste dhe teritore te shqiperise per te qendruar ne pushtet ,shkaterroi territorin per te cilin do duhen dekada per ta stabilizuar ,ndertoi nje administrate politike injorante ,arrogante,shperndau arme per te mbjelle terrorr me te cilat jane vrare e do vriten shume jete e cdo qeveri qe do vije do ta kete te veshtire per ti mbledhur ,krijoi grupe kriminale te droges per financime te grupit te tij ,shembull eshte lazarati dhe me e keqja stimuloji dembelizmin pasurimin pa pune keshu u krijua nje mentalitet regresiv per te cilin do duhet shume pune dhe shume kohe bile duhen dhe ligje shume te rrepta,e fundit e kryesorja ndertoi nje kollone qe drejtesi nuk mun ti thuash por nje trup servile te korruptuar deri ne palce dhe mbi te gjitha idiote e cila duhet rrafshuar deri ne gurin e fundit te themelit ,kush mbron saliun mbro erresiren ,ndersa per ata e qeverisin sot mund te them se nuk jane egjej por nuk jane djaj ,kane gabime plote por ndryshojne rrenjesisht nga salinizmi ,shpesoj qe shqipetaret mos te harrojne te kaluaren e afert

  5. eva says:

    O Xhems , kryekomunistin e ke te SHQUPI , mos u lodh shume se shume se e dime cbehet, ato kartelat e droges e ku e di une …i ke degjuar nga qytetari digital besoj. Shkrimi eshte shume profesional dhe me fakte. Per Podesten kemi vite qe degjojme dhe nuk eshte angazhuar asnje gazetar, asnje analist nuk ka marre persiper te investigoje.

  6. Sali halja plehu I Shqiperise kenaqet kur lexon se ja ka arritur qellimit, duke I bere sherbim UDB deri ne vdekje. Duke rrenuar nje popull te tere, duke pasuarar ne maksimum 3% te njerezve te tij me te afert, ato qe e mbrojne ne cdo veprim bandidesk te tij. Deri tek e fundit, te dale kunder USA & EU. Gjene e pare qe duhet te bente ky kerme, ky kanceri I shqipetareve, ishte te ndante pronat pronareve, jo qe se beri por ja grabiti ne menyre shtazarake, sebashku me kurven, faqedjegmen, shtrigen vajzen e tij, shkerdhenin, djaloshin e tij bythqim. Lulzimen, djalin e adoptuar, e dhenderrin illegal. Superdhenderrin, nje njeri I neveritshem, qe kur e sheh zbardh ato dhembe te vjen nje neveri e tmerrshme. Ne djall te shkoni o Sali kurva. Vdekshit nga me I madhi e deri te ai kopili I vajzes I vogli. Mos gezofshi asnje qindarka nga gjaku I popullit.

  7. Lpl. says:

    Edhe kete paska bere Berisha qe nepermjet Podestes paska paguar 80 mije dollare dhe kane inskenuar gjithe kete ku kane mashtruar edhe Ramen neoermjet Taksistit dhe tani akuzojne Ramen se ka paguar dollaret ne nje kohe qe Rama eshte i mashtruar nga taksisti .Bo cfare mashtrimit sa te poshter jane Berisha dha Amerikanet qe kane kurdisur kete skene .Ska faj Rama kushdo do ishte madhtruar se i ka besuar atije taksistit ,por kete me shkuar ne vend te gruas se tije nuk eshte dashur me hanger kete trill eshte dashur me kuptuar kete loje .Ska faje nuk po kuptojme me keta njerez qe duken si miq .

  8. Klevis says:

    Ky eshte linku i departamentit te drejtesise se SHBA ku thuhet qe Bilal Shehu eshte vete deklaruar i fajshem, ene mos na boni mo gili vili.

    https://www.justice.gov/opa/pr/new-jersey-man-pleads-guilty-helping-disguise-foreign-contributions-during-2012-presidential

  9. idriz says:

    Nje koment per ju Alban Dega
    Njeri me hipokrit,me patetik,me injorante se ju qe perdorni emrin e Alban Deges nuk kam pare . Si ka mundesi qe ne zemren tuaj ka vetem helm dhe urrejtje apo nuk keni gjetur veten atje ku jeni dhe fajesoni Berishen.
    Kujdesu per familjen,puno pak e clirohu nga shpirti i zi.Askush ne bote nuk do te donte
    te ishte si ju.

  10. je suis baba Mondi says:

    ore po ky artikull u botua para dy vjetësh. nderkohe dje morem vesh se Bilali pranoi fajin e pret burgun.

  11. Fahri Kungulli says:

    Po mire, more te bekuar, po ato faturat qe i jane paguar Podestes me parate e shtetit Shqiptar ku gjenden? Te pakten bejani ngarkim atyre ne interes te cileve jane bere shkrimet, si per bllute ashtu dhe roze a vjollce. Nuk ka pasur kohe gjate ketyre 3 viteve ne qeveri qe te gjenden ato faturat?!? Apo nuk i intereson Rames te gjeje faturat ne ngarkim te Berishes, ashtu si nuk i nxori Saliu faturat e Fatosit e te Metes. Loja e kungulleshkave vijon.

  12. Hari says:

    Tere keto citate, tere keto deklerata, tere keta emra… por ASNJE DOKUMENT, ASNJE DESHMI, ASNJE FOTOGRAFI
    Ku eshte te pakten nje kopje e nje e-maili?
    Kujt t’i besohet?

  13. aqif tahipi says:

    Shqupistat e shkrete po bejne si i mbyturti qe kapet pas fijes se kashtes. Duke qene se jane nonat e krimit ,korrupsionit ,tradhtise kombetarte 25 vjeqare duan ti perlyejne te gjithe me zdrale.Nejse deri ne date 21 do degjojme edhe karlliqe te tjera veq ketyre por ne finale ose pede do votoje ose do izolohet nga nderkombetaret;. Te dyja keto zgjidhje jane super fantastike per fitoren e zgjedhjeve nga ps ne 2017. Kjo eshte kryesorja ,te tjerat jane llafe per te kenoq shqupistet e merzitur nga reforma.

  14. arben says:

    Akoma nuk u ngopet nga intrigat dhe shpifjet e shpellarit te Vicidolit e lakejve te tij.Por ne fund te fundit edhe sikur e vertete te ishte do ta mirkuptoja kryeministrin e vendit tim per te qene ne krah te presidentit te shtetit me demokratik e me te fuqishem te botes e jo ne krah te callmave te teroristeve islamike ashtu sic dilte dikur Berisha e qe e shnderoj Shqiperine ne nje vater pjellore te fondamentalisteve islamike.

  15. XIXA says:

    TRADHETARI ME I MADH I HISTORISE SE KOMBIT SHQIPETAR DO TE MBETET EDVIN KRISTAQ RAMA NE SE NUK DERGON PARA DREJTESISE SHPUREN BEOGRADASE TE SALI BERISHOVICIT. TE TJERAT ZGJIDHEN SIPAS RADHES . KY POPULL PO PRET PER TE ANALIZUAR DEMET E SHKAKTUARA NDAJ TIJ QE PO TI KERKOJE SIC KERKON FULLANI PER DEMSHPERBLIM ,NUK DO MJAFTONIN BANKATE E GJITHE BOTES.

  16. Justin Marina says:

    Ore to Akrepi dhe ti Ermir,hani mut sa te doni tani,se muti me shurre nuk mbulohet.Ju jeni dhe keni mbetur komuniste te ndyre qe ju duhej qire moma me kohe,o pederasta muti.Vetem justifikime bejne komunistat e mutit,dhe kjo me ben te shkoj ne hale te bej i top muti qe ta hani te gjithe ju.Edhe vjerri im,komunist si ju eshte,dhe ai ha mut sa te doje se edhe ai vetem justifikime ben,pra ju te gjithe jeni plehra,te gjithe ju komunistet e leshit.Ju qifte dreqi fisin o felliqesira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje