Mimoza Hafizi i përgjigjet Mesila Dodës: Gjuha e përdorur, fyese dhe dezinformuese

1 Korrik 2016, 12:14Politika TEMA

Deputetja Mimoza Hafizi i cilëson si fyese dhe dezinformuese deklaratat e deputetes së PDIU-së, Mesila Doda.

Teksa e konsideron absurd debatin, Hafizi thotë se materiali i PDIU-së dërguar në Kuvend për ndryshimet kushtetuese ishte një listë komentesh dhe nuk kishte formë projektligji.

Edhe një herë tjetër, Hafizi sqaron se zgjedhja e Presidentit nga populli sipas propozimeve të partisë së Dodës, ishte konceptuar të bëhej vetëm nëse nuk zgjidhej nga 3/5-t e votave të deputetëve. Ndryshe, deputetja socialiste thotë se amendamenti i vet synon që Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Reagimi i plotë:

Është shumë fyese, dezinformuese, joetike dhe lënduese gjuha e përdorur nga Zj. Mesila Doda ndaj meje dhe Z. Blushi, si nismëtarë të ndryshimeve kushtetuese që tashmë kanë marrë mbështetjen e deputetëve të një spektri të gjerë të parlamentit.

Ndonëse debati rreth autorësisë së amendamenteve është absurd, ndjehem e detyruar të jap shpjegime rreth pretendimeve që janë ngritur.

Në seancën plenare të datës 23 qershor, deputeti Blushi dha thelbin e dy ndryshimeve kushtetuese që ne propozonim: zgjedhja e Presidentit të Republikës nga populli dhe ulja nën 50% e pragut të numrit të deputetëve, që ndryshimet kushtetuese t’i kalojnë referendumit popullor. Për këtë dëshmon një foto e faqes 22 të procesverbalit të seancës, bashkëlidhur. Procesverbalin e plotë e gjeni në Parlamentin e Shqipërisë.

Me mbarimin e seancës, më ka kontaktuar Zj. Doda, e cila më tregoi se edhe PDIU ka patur propozim për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli. I kërkova një kopje të dokumentit, me shpresën që varianti i PDIU dhe varianti ynë të afroheshin, në mënyrë që të dilnim me një amendament të përbashkët. Dokumenti më ka mbërritur me email të nesërmen, datë 24 qershor.

Ky dokument, siç e verifikova që në çastin e parë, ishte një listë me komente, dërguar komisionit të Reformës në Drejtësi. Ai nuk kishte formën e një projekt-ligji.

Zgjedhja e Presidentit të Republikës në komentet e PDIU ishte konceptuar t’i kalonte popullit vetëm nëse në tre seancat e para të zgjedhjes në Parlament, nuk arrihej mazhoranca 3/5. Kurse amendamenti ynë thotë: Presidenti i Republikës zgjidhet drejtpërdrejt nga populli me votim të fshehtë për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Kandidati për President duhet të mbështetet së paku nga një parti politike e përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë ose nga 10.000 shtetas me të drejtë vote.

Këto dy variante janë krejt të ndryshme, prandaj unë nuk vazhdova të kërkoj afrimin e amendamentit tonë me propozimet e PDIU.

Ende sot nuk ekziston asnjë propozim në formë projekt-ligji me amendamente nga PDIU.

Ftoj PDIU të merret me idetë e propozuara dhe jo me deputetët propozues. Ne nuk kemi cënuar as fyer kërkënd. Z. Blushi s’ka patur asnjë komunikim me Zj. Doda, gjithë komunikimi që përshkrova më sipër ka qenë vetëm me mua.

Ne do vazhdojmë të kërkojmë mbështetje nga deputetët e Parlamentit për ta futur në seancë dhe për ta votuar amendamentin tonë.
Ndërkohë, kemi nisur një peticion online, përmes të cilit kërkojmë mbështetje popullore. Deri tani, vetëm për pak orë, numri i votuesve e ka kaluar 4000.

4 komente në “Mimoza Hafizi i përgjigjet Mesila Dodës: Gjuha e përdorur, fyese dhe dezinformuese”

  1. jazua says:

    Moza! Po hapesh si Vaj ne Lakra moj Korbe.
    Po nuk ka si te jete ndryshe;Ti ka shplare Trute
    Lavatricja e Blushit.Te ka bere te luash Cic-Mic,
    Jo e lagu,jo se lagu.Po pse moj Korbe i re me Shkelm Fizikes.Sa tani nuk je as andej dhe as kendej.

  2. Spartaku says:

    Ti moj Afizi! E sigurove nje vend te mire ne partine e re qe do krijoni bashke me Blush bilushin.Mortja qe nuk u ha.Kesaj i thon,qe per inat te vjerres,do fle me mullixhin.Nuk u pelqen ps-ste,qe eshte nje nga partit me prestigjoze,me serioze,dhe qe lufton per te bere shtet shtetin shqipetare,te perdhosur nga krimineli me damke Sali Berisha.Mesila Doda ka te drejte.Ju e beni kete propozim te presidentit per te shitur ment,por nuk jua blen njeri.Mbajini per vehete.

  3. X+Y says:

    Zonja Mesila nuk siguron dot as autoresine e plote te femijeve te saj. Na vjen keq per mendimtarin e tvsh zotin Demi me brire ?

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Bravo Moza
    I sheh komentuesit me pagesetani Jane me mesilen qe desh i vari ne palme
    Dhe mire do jua kishte bere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje