Deputeti i PD Astrit Veliaj ka treguar gatishmërinë për t’u takuar me ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu dhe për të diskutuar për reformën në drejtësi dhe për çdo problematikë tjetër.
Sipas tij, është një detyrim për çdo ligjvënës shqiptar që të përgjigjet pozitivisht ndaj çdo lloj ftese të ambasadorit amerikan, vend i cili ka qënë gjithnjë në mbështetje të Shqipërisë, shqiptarëve në të gjithë momentet më kyçe të historisë.
“Jam i hapur për të diskutuar çdo problematike. Nëse më fton natyrisht që do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës së ambasadsorit Lu”, ka deklaruar deputeti Veliaj.
Sipas tij duhet të gjendet një kompromis mes palëve pa hyrë në përpjekje që të gjenden grupe deputetësh për të votuar reformën në drejtësi, jashtë qëndrimeve që ka grupi parlamentar i PD.
“Dua të jem i qartë. PD përfaqëson qytetarë dhe kategori interesash të cilat nuk bien dakord me qëndrimet e qeverisë. Nga kontaktet që ne kemi është krijuar përshtypja që vota pro reformës është një votë pro Ramës. Nuk jam i prirur që ta identifikoj në këtyë mënyrë. Por natyrisht këmbëngul që të gjendet një kompromis dhe mazhoranca të pranojë konsensusin për nenin ‘88’ ashtu sikurse ka rekomanduar Komisioni i Venecias. Edhe unë si deputet jam në një linjë me qëndrimin e PD. Këto qëndrime do t’ia shpreh ambasdadorit Lu, nëse ai do të kërkojë të takohet me mua si deputet”, thotë Veliaj.
Sipas tij duhet derdhur shumë energji drejt konsensusit se sa të ecet drejt krijimit të votave në mënyrë mekanike.
Veliaj tha se ka mirëkuptim për përkushtimin e ambasadorëve në drejtim të mbështetjes së Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE si dhe të forcimit të aleancës mes SHBA dhe Shqipërisë, por nga ana tjetër çdo gjë duhet të bëhet me masë dhe brenda kufijve nënvizoi ai për Javanews.
“Përtej këndvështrimeve jam i hapur për t’u takuar me ambasadorin amerikan për të diskutuar këto çështje që lidhen me reformën në drejtësi”, deklaroi deputeti i PD Veliaj.
Deputeti Astrit Veliaj është deputeti i parë që shfaq dëshirën për t’u takuar me ambasadorin amerikan Lu, ndërkohë që një ditë më parë ka qënë deputeti Astrit Patozi ai është takuar në ‘Rogner’ me ambasadorin amerikan.
Pika qe su bje si e katandiset kete vend Mekaniku i SMT qe ndreqte traktoret ne bisedime me Amvasadorin Lu. Astrit Velia qe ska mbyll akoma ndertimet pa leje jep mend se si duhet veproje amerika per reformen ne drejtei. O pike e zeze… Ska nje termet ti rrafshoje keta mostra me Marshall Saliun qe ngateron gjithcka!
Dil dil por me kujdes se te kastron Berisha. U bere ti more shapshul te dalesh kundra??????? Bq privat.