Kontrata e vitit 2004/ Si u përjashtua Policia e Shtetit nga siguria e aeroportit të Rinasit

2 Korrik 2016, 09:10Politika TEMA

Kontrata mes shtetit shqiptar dhe koncesionarit që administron aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Rinasit, ka të sanksionuar një klauzolë lidhur me sigurinë e këtij objekti, që e përjashton atë në mënyrë të dukshme nga kategoria e objekteve të një rëndësie të veçantë.

Në rast se do të ishte përfshirë në këtë kategori – siç e kërkon logjika më e thjeshtë – siguria në të gjithë territorin e aeroportit duhej t’i ishte lënë në dispozicion dhe në ngarkim forcave shqiptare të rendit. Por kontrata, që është miratuar nga qeveria shqiptare Nano e vitit 2004, ka marrë OK e Kuvendit dhe është dekretuar nga ish-presidenti Moisiu në fund të atij viti, duke hyrë në fuqi në dhjetor 2004, në mënyrë të çuditshme ia ngarkon përgjegjësinë për sigurinë e aeroportit vetëm punonjësve të kompanisë private koncesionare, shkruan Shqiptarja.com.

“Shoqëria mund të kontraktojë për shërbimet e sigurisë ndonjë kontraktor ndërkombëtar të njohur të sigurisë së aviacionit, i cili do të caktojë një administrator kontrate përgjegjës për raportimin e ndonjë shmangieje nga dispozitat e kontratës ndaj administratorit të ruajtjes dhe sigurisë së aeroportit, me qëllim që të merren masat përkatëse”, thuhet në një prej klauzolave.

Madje, edhe kriteri i përzgjedhjes së punonjësve të sigurisë është ekskluzivitet i koncesionarit, funksion që ajo nuk e ndan me Policinë Shqiptare.

Pra, kompania koncesionare ka marrë vetë dhe shteti shqiptar ja ka lënë këtë të drejtë-detyrë, barrën e sigurisë në aeroport. Për këtë, ajo “u vjel” udhëtarëve tarifa deri në katër euro për një udhëtim vajtje-ardhje, që përfshihen në biletën e fluturimit, ndërkohë që ka mundësinë të kontraktojë, siç ka bërë, subjekte private për të kryer detyra të garantimit të sigurisë.

2 komente në “Kontrata e vitit 2004/ Si u përjashtua Policia e Shtetit nga siguria e aeroportit të Rinasit”

  1. Kontra TAT NANOOOOOOOO says:

    E ka thene Ai : PRAPA ME VJEN HISTORIA.
    Po si finok qe ishte, nuk na ka treguar vendin, vone e kuptuam : VIENNA

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kompania koncensionare ka marre atributet e shtetit shqiptar,duke mbushur xhepat e Nano.com.
    Ne ” emer te popullit” eshte miratuar ne Kuvend !
    S’ka me “bukur” !
    Kaq thelle, na e ka future, ky Nano,sa nuk e nxjerrim dot ?!
    Per “merita” duhet ta bejme President,Blushi nuk besoj se eshte kunder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje