Alarmi që s’u dëgjua, mbi dyshimet për bashkëpunim të policive private

1 Korrik 2016, 19:42Politika TEMA

Pas dy rasteve të para të grabitjeve të parave të bankave, policia dyshon se punonjësit e shoqërive private të ruajtjes fizike bashkëpunojnë me autorët.

Alarmin e dha 6 muaj më parë vet drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, gjatë një tryeze mbi sfidat e sektorit privat të sigurisë në vend, raporton TCH.

“Te grabitja që u bë te Stacioni i Trenit, një ndër punonjësit e policisë figuronte me probleme.

Nuk mund të mbajmë në radhët tona dhe në radhët tuaja persona që kanë probleme në vetvete.

Janë kontigjentë të krimit, janë të prirur, sepse nuk mund t’ua besosh një shërbim të tillë.

Kemi vënë kriter 5 veta të shoqërimit të vlerave monetare; 5 veta kishte dhe përsëri u vodhën lekët.

Para disa ditësh, në Qafë Kashar, në mes të ditës e në rrugën nacionale, aty ku çdo 30 sekonda kalon një automjet.

Që te përzgjedhja e atij elementi që do të na ofroni si kandidat të mundshëm do të jetë puna juaj, e drejtuesve teknikë, por edhe administratorëve”, tha Gjovalin Loka në mbledhjen e 18 dhjetorit të vitit të kaluar.

Loka fliste për kontigjent kriminal në këto struktura, por mesa duket, kjo nuk mjaftoi për të parandaluar grabitjen spektakolare të radhës në Aeroportin e Rinasit.

5 komente në “Alarmi që s’u dëgjua, mbi dyshimet për bashkëpunim të policive private”

  1. Ml says:

    O mero…. Mos u bej kar se nuk mbulohet dielli me shoshe. Pranoje qe çunat e tahirit jane kriminela mos u bej bq.

  2. Tomorri says:

    Mos e kerkoni vetem tek rojet por shikoni dhe pronaret. Ata pasi fitojne tenderat i paguajne me pagat qesharake, pamvarsishste se eshte e sanksionuar ne kodin e punes dhe ne ligjin e SHPSF se sa duhet ta kene pagen. Askush nuk i kontrollon se sa paguhen. Pronaret mafioz me firma ndertimi, sponsor klubesh, me prona , makina me xhama te zes, gjithmone ne shoqerine e mafiozeve. Pritem ndryshime nga Rilindja por e beri me keq, te nxjerresh nje license per roje duhet te paguash qimet e kokes ne poligone private, ne shoqeri te licensuara per mesim privat dhe me rroga qesharake. Pronaret futen ne tendera te majme me fitimin 0 dhe pastaj rjepin rojet dhe cfare do bejne ata pastaj , detyrimishte do vjedhin dhe bashkpunojne e krimin

  3. Jari says:

    PO si nuk doli tha njeri qe te kjo shoqeri sigurimi eshte bashkpronar ish ministri i drejtesise Naco!!..

  4. Vedat Shehu says:

    Banke Private Qesharake. Si ka mundesi qe grabitsit te kene informacion te sakt per levizjen e parave dhe njekohesisht te dine udhen qe I çon ne destinacion, pavarsisht mjeteve te sigurise. Per mua kete e ka kurdisur vet Kapua I Bankes. Dihen plote raste te kesaj natyre. Kapua I Bankes eshte I dyshuari numur 1. Ne mos vete Kapua, eshte pronari I fshehet I Kapos. Pse e beri? SEpse vete Banka eshte hajdute. E padiskutueshme qe eshte Banke Hajdute.

  5. LORA says:

    Ky aeroport eshte objekt I sigurise kombetare, dhe si i tille duhet t’a garantoje sigrine vetem nga Policia e Shtetit,,,,,,kurrsesi nga koncesionari.
    Besoj se vete koncesioni duhet t’i permbaje ne marreveshjen ligjore penalitetet e kripura mbi koncesionarin,per rastet e cenimit te sigurise se veprimtarise se tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje