Thellohet skandali i policisë private: Në Rinas futet edhe tritol!

2 Korrik 2016, 12:43Politika TEMA

Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Policia e Shtetit kane bërë 3 testime të fshehta për sigurinë në aereoport në datën 20 Prill 2016. Testimi 1: futja e eksplozivit; testimi i dytë: futja e armëve të ftohta dhe testimi i tretë: çarja e rrethimit (perimetrit të jashtëm), saktësisht tek e njëjta derë ku kanë hyrë grabitësit. Në të tre testimet, siguria e aereoportit ka dështuar të detektojë rrezikun. Tritoli është futur, po ashtu edhe thika. Por, më e rënda, është realizuar futja pikërisht në të njëjtën pikë ku u fut edhe makina e grabitësve.

Për 10 minuta simulatorët kanë çarë rrethimin dhe nuk janë kapur nga sistemi i kamerave të ICTS-së, i cili nuk ka funksionuar. Top Channel posedon të plotë këtë raport tronditës dorëzuar aeroportit dhe Ministrisë së Transporteve në mes të muajit maj. Ai tregon sesa vulnerabël dhe i pasigurtë është aeroporti dhe sesa me indiferencë është trajtuar çështja nga “Airport Partners” dhe kompania ICTS, përgjegjëse për sigurinë e Rinasit.

Testimi sekret i 20 prillit 2016 i është njoftuar drejtuesve të aeroportit në 13 maj, duke ngritur alarmin e rëndë mbi cënueshmërinë e sigurisë së pistës së vetme ndërkombëtare në vend.

Sipas kësaj shkrese që Top Channel e disponon të plotë, tre testet e dështuara përfshijnë futjen e eksplozivit në bagazh dore dhe të detonatorëve, futjen e një thike të ftohtë përmes daljes së stafit dhe ekuipazhit dhe më e rënda edhe futjen në perimetrin rrethues, pikërisht aty ku ndodhi grabitja e pak ditëve më parë.

Top Channel disponon edhe fotot e mjeteve me të cilat janë bërë testet, për të cilat kanë qenë në dijeni autoritetet përkatëse: Aviacioni Civil dhe Policia e Shtetit.

Testi i tretë është padyshim më skandalozi, pasi lidhet drejtëpërdrejtë me ngjarjen e dy ditëve më parë. Ai është bërë pikërisht në pikën ku grabitësit u futën me makinë, me ndihmën edhe të stafit brenda.

Raporti për dijeni edhe të Ministrisë së Transporteve i është dërguar drejtuesit të aeroportit të Rinasit në 13 maj. Por nga ICTS dhe aeroporti nuk u mor asnjë masë, së paku deri në 29 qershor, kur edhe ndodhi grabitja spektakolare në pistën e “Nënë Terezës”.

15 komente në “Thellohet skandali i policisë private: Në Rinas futet edhe tritol!”

  1. ILIRET says:

    Pse nuk u moren masa drastike ne arrestimin e pergjegjesve dhe venie te gjobave te renda? Pse nuk u arrit deri ne pezullimin e fluturimeve?
    Apo prit te ndodhe akti terrorist, pastaj te fusim njerezit ne burg. Ti hani mutin shokut Enver, se me keto veprime ata pergjegjesit per aeroportin, do te vareshin te kulla e aeroportit dhe do te ishin te persekutuar sot.

    1. alb.genocide-turkey 1385-1912 and continue... says:

      bourdhelo sunitesh,varu kkkkkkkkkkk…………….allah uakbar!

  2. Rita says:

    Me pak fjale Aeroporti yne qenka i bekuar deri sa deri me sot asnje xhihadist nuk ka planifikuar ndonje sulm !! Dy here kam zbritur ne Rinas ,dhe kjo per arsyje emergjence se gjithmone zbres ne Thessaloniki e mandej ne vendlindje !Vazhdo Zot bekoje ate vend se e ke dijte qe shteti eshte ZERO !!!!!

  3. Alma says:

    si ka mundesi qe CEO aeroportit, ai rrugaci gjerman qe eshte birrarive gjithe naten me p….a vazhdon dhe eshte CEO akoma? A ka pergjgegjesi gjermanet apo kinezet tani qe u shit aerporti? kushdo qe ka pergjegjesi, ministria duhet t’i dergoje leter zyrtare per pushim direkt te CEO-s pacavures qe quhet Kastro

    1. Shabani says:

      O alma. Ceo eshte me pushime, bashke me piqken qe eshte kordinatore sigurie. Plluq plluq.

  4. Kaonia says:

    Sa me behet qejfi se keta te policive private me qender ne Tirane nuk lene as therime per firmat e qyteteve te vogla, nuk paguajne as rroga e as detyrime, dhe nuk e prish njeri terezine.TI paguajne nje me nje leket sic e kane ne kontrate e tja u shikoj bythen qe na kaparsisen me xhipa posht e lart.

  5. Urimi says:

    E kam thene edhe me pare se nga aeroporti ne Rinas eshte bere nje biznes i papare ndonjehere,kete ekam thene diku para dy vitesh ne kete portal se qeveria berisha ka shfrytezuar kete aeroport dhe njerez me nevoje kunder nje shume marramendese qe te iket jashta shtetit,gjate viteve 2008-2013 ishte ne sekser nga kosova qe i ka dorezuar çdo jave se paku 100.000 euro dikuj ne aeroport dhe ekshtu çdo dite duhej te kalonin dhjetra qytetar nga kosova me dokumente falso ose edhe pa to,kete e di fare mire “shefi” i sigurise ne PD ai alibeaj qe sot na jep fakte se si Rama dhe Tahiri qenkan te lidhur me kete krim te ndodhur,nderkohe qe nese shikojm pas ne kohe vetem disa muaj lajmi se vllau i tij kapet ne gjermani duke vjedhur dhe i gjinden tre kartela te ndryshme-nje shqiptare,nje greke ,nje italiane dhe nje nga to si inspektor i policise speciale,por kurre nuk gjeti kohe as prova te flas per vllane e tij qe sdo mend se kjo vjedhje te jete organizuar nga kriminel te tille per te vetmin qellim diskerditimin e qeverise dhe qe te largohet vemendja e faktorit te mbrendshem nga problemi akut,ai per reformen ne drejtesi ku per ta bllokuar kjo klike jane ne gjendje te bejne çudira te papara deri me sot,prandaj fakte dhe prova me te qarta se kete vjedhej e ka bere opozita as nuk ka as nuk do te kete dhe ju siguroj qe as sdo te dalin tjera,pos qe na duhet nje vendosmeri e shtetit qe te shkohet deri ne fund dhe do befasohen te gjithe.

  6. silvana says:

    po ka me skandal, se grupi testimit nga aviacioni civil, laert kokonozi(nelaj) djali i sami nelaj, shoferi sekser i konsullates se milanos, qe u hoq nga puna ca muaj me par me konsullen, ky u ka shitur dhe bashkepunuar me grabitesit per pikat e dobta te aeroportit, qe coi ne vjedhjen e milionave euro

  7. mirel says:

    Epo keshtu do perfundoje ky vend kryeministri ite cilit qendron ne detyre vetem per projektuar dhe mundesuar dhenien me koncesion te gjithckaje. Shteti nuk pranon te drejtoje asnje strukture pervec venies se taksave per qytetarin dhe rrembimin e prones po qytetarit. Jeten, sigurine prodhimin- minierat naften, detin, lumenjte,metalurgjikun, porti,uzinen e armeve ne Polican , gjithcka tjeter qe nuk e grabisin taxat e grabisin koncesionet. Nje kryeminister qe planin e tij te veyem e ka ta ktheje pronen publike ne prone private, takryeminister qe po vrapon me shpejtesi te japi shtetin me koncesion ka pergjegjesine e pare per skandalin dhe askush tjeter, pervec ketij populli budalla qe rri e ben hije mbi toke

  8. edi usa says:

    policia private jan ca injorante qe kan gjet atje se ska shtet ku ka polici albanistoni pas 90 asgje vetem ca qen vin verdalll si zgerdalla keto jan vetem me vjedh dhe me u pasuru ptuuuuuuuuuuu rraca e felliqme

    1. Beny says:

      Skandal. Vende e popuj.

  9. DASHAMIRESI says:

    Atehere na jepet e drejta te mendojme se, “testimi” ne fjale ,
    eshte bere , jo per gje tjeter , por per t`u siguruar ,me pare per
    kete grabitje spektakolare , qe u krye tashme . Ne mesin e
    testuesve ,jane edhe autoret e grabitjes . Mos largoni me
    shume , per t`i kerkuar e gjetur !

  10. pjatalarsi says:

    Sipas ketij lajmi, i bie qe ata, qe kane provuar sigurine e Aeroportit, paskan bere edhe grabitjen! Thjesht, sipas lajmit te mesiperm, arrihet ne kete konkluzion!

  11. Julian says:

    Akoma nuk jane bere deputete keta koqet qe zhduken leket? Proven e hajduterise e kaluan. Bejini deputete sd ne Parlament do jene si ne shtepi.

  12. Elio Gora says:

    DASHAMIRESI Ju jeni vetet i sakte ne gjykimin tuaj,por a i shkon mendja etre te policse kjo gje?Edhe nese ju ka shkuar eshte e veshtire per te siguruar proven qe do ti vinte me shpatulla pas murit.Ti futesh ne dajak,proteston ndonje organizate e te dretave te njeriut,keshtu qe…kjo pune vate si te tjerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje