Dje, ndoshta ishte dita më e keqe që një aleat t’i ngulte thikën qeverisë. Fill pas grabitjes të ndodhur në Rinas, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp dhe ka akuzuar as më shumë e as më pak Ministrinë e Brendshme që nuk po kryen detyrimet kushtetuese, kurse forcat e rendit i përshkroi si struktura që bëjnë propagandë me statistika, madje përdori një fjalë që u lodha ta gjej në Fjalorin shqip-shqip, “gërdufje”. Luan Rama, vetë ish-ministër i rendit thotë: “Nuk arrij të kuptoj se çfarë tjetër duhej të ndodhte më shumë se grabitja në mes të ditës në pistën e aeroportit që të tundet shteti e të vihen përpara përgjegjësisë të gjitha institucionet e sigurisë kombëtare, të cilat janë sfiduar për të disatën herë në këtë mënyrë. Por ngjarja e djeshme është padyshim më e rënda se ndodh në një kohë, kur Ministria e Brendshme flet për masa shtesë të sigurisë në të vetmin aeroport ndërkombëtar që kemi, menjëherë pas tragjedisë që ndodhi pas sulmit terrorist në Aeroportin e Stambollit. Cilat janë masat shtesë që banditët të hynin, të bënin çfarë deshën e të dilnin qetë-qetë sikur po dilnin nga një kafene rruge? Është e pafalshme, është e patolerueshme!”. Më tej ai kërkon mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, kurse kërkon nga Presidenti i Republikës të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Ka dalë dhe Edi Paloka, por dukej shumë më i moderuar se aleati kryesor i qeverisë së kryeministrit Rama. Më i edukuar, me gjuhë më të mëndafshtë, Paloka kërkoi të njëjtat gjëra si Luan Rama.
Natyrisht, ngjarja është shumë e rëndë dhe mbas atentateve të Stambollit është cinizëm i hapur ndaj sigurisë në vend, por reagimi i LSI, kësaj here zyrtarisht dhe jo personalisht, rrëfen që klima brenda qeverisë është armiqësore. Praktikisht kjo deklaratë e Luan Ramës vërteton katërcipërisht fjalët që barka e shumicës po fut ujë, madje rrezikon të mbytet. Tani që reforma në drejtësi është muri ndarës mes forcave politike, një sulm kaq i hapur ndaj ministrit më të rëndësishëm të qeverisë Rama, policisë dhe aparatit të sigurisë nuk është këmbanë alarmi, por hedhje e dorezës së sfidës për duel.
Është e qartë prej kohësh që nga partia tjetër e së majtës buron çdo gjë veç buzëqeshjes, por dje ka nisur zyrtarisht beteja për ta mbajtur në këmbë këtë shumicë qeverisëse apo jo. Ngjarja e Rinasit është një argument i vërtetë, jo një sajesë, ndaj dhe forca e goditjes ishte po kaq e madhe. Kryeministri dje nuk pati asnjë deklarim, por i kujtoi shefit të opozitës se nuk ka frikë nga reforma në drejtësi. Madje, e porositi Lulzim Bashën t’ia thoshte këtë Sali Berishës. U duk sikur e la fjalinë e porosive përgjysëm, se e kishte me merak të çonte fjalë dhe diku gjetkë.
21 korriku mund të mos sjellë reformën në drejtësi, por një krizë të vërtetë qeveritare, ku Edi Ramës do i duhet të marrë lapsin dhe të mbledhë votat që ka për mbajtur në këmbë qeverinë. Në një farë mënyre të bëjë të njëjtat llogari matematikore si ambasadori Donald Lu, i cili ka zënë një tryezë në Rogner dhe këmben bashkëbiseduesit. Diplomatit amerikan nuk i dalin numrat për reformën dhe po bën diversionistin patriot të Shqipërisë. Ramës ka gjasa të mos i dalin numrat për tjetër hall dhe në një tjetër tryezë të Rognerit do i duhet të thërrasë ndoshta të tjerë faktorë. Natyrisht, shumë kohë nuk ka në dispozicion, sepse LSI ka filluar t’u bjerë telefonave./ 27.al
LUAN RAMA ESHTE NJE FUNDERRINE DHE ASGJE ME SHUME . NUK JA VLEN TE MERRESH ME TE. NJEREZIT ME ZGJUARSI
MINIMALE DHE PA VERBIM PARTIAK E KUPTOJNE MIRE SE KUSH KA QENE DHE ESHTE MAFIA NE KETE VEND.
ATA QE NUK PRANOJNE VARIANTIN AMERIKAN DHE TE BE ,PADYSHIM AS ME PAK AS ME SHUME JANE NJEREZIT E PERLYER ME KRIME DHE KORRUPSION.
Ngjarje si ajo e Rinasit ndodhin ne Itali e ne France vazhdimisht, çdo 3, 4 muaj, por nuk jane degjuar kurre komente e kritika te tilla nga ana e politikes. Siç duket ne Shqiperi politikanet kane nivel me te larte intelektual.
Une kuptoj vecse diversion qe sapo ka filluar nga LSI-ja. Me kryekamuflarin e saj Meten qe kane vene PD-ne ne front lufte kunder reformes por qe ne fakt Meta eshte the puppy-master poshte shfaqjes. Sulmojne policine e shtetit per grabitjen kur dihet boterisht qe PD-ja ja ka dhene gjithe autoritetin e mbikqyrjes se aeroportit privatit ne baze te marreveshjes prej disa dekadave. A e pa shteti rendesine strategjike te aeroprtit kur i dha te drejta te plota per funksionimin e tij nga nje privat? Kjo gje dihet shume mire nga PD-ja dhe LSI-ja. Por milionat qe kane bere duan t’i fshehin mire dhe nuk kane se si ta lene reformen te behet. Me vjen sinqerisht keq per Edi Ramen por zgjedhje te lira do te ishte menyra me e mire per daljen nga marreveshja nga LSI-ja duke patur mbeshtetjen e te huajve gjithashtu. Turp per keta te shitur qe e kthyen kete vend ne rrumpalle. Te dalesh si minister dhe te hedhesh posht qeverine mbi dicka qe dihet boterisht qe nuk eshte faji i saj do te thote se dicka po gatuhet… Ndryshe, si ka mundesi qe Luan Rama nuk ka frike se mos hiqet nga posti qe ka nga kryetari i tij i partise?
Shoh nje tendence te keqe te Ilir Metes qe perpiqet te paraqitet jo direkt ne opinionin shoqeror apo medien ne vend.Ai tashme e ka hale ne sy ministrin e brendeshem Z.Tahiri. Perse valle………………. ? Sepse Z.Saimir Tahiri eshte nja njerezit me punetore dhe te afte qe po punon deri tani me shume devocion e ndershmeri. Mendimi im personal eshte se Z. Tahiri i ka kapur dhe paralizuar shume dege te mafies ILIR META……………. per kete AI ( Iliri) po rrin si i qete dhe mezi po pret momentin ne rastin me te pare te gabimit nga ana e Tahirit ,qe ky i fundit pra Iliri tia fuse thiken pas shpine.Nje miku im artist sapo eshte kethyer nga Shqiperia tani , me thoshte se mjaf gjera jane ne mbaresi,dhe me kryesorja eshte se ka me rregull dhe qetesi.Pra Policia e SHtetit dhe Ministria e Brendeshme po ben pune cilesore me shume kualitet profesional, …………….. por kjo eshte vetem ne fillim te punes……………………. Zoti Saimir Tahiri , Ju uroj shendet,e plot suksese e miresi ne punen dhe jeten tuaj.Populli don tiu besoje ne pafundesi punes tuaj dhe qeverise ne pergjithesi.
Diversion çam. Prandaj thuhet qe çamet jane te pabese.
Dulqif (Demi), duhet ta dish se kjo qeveria qe ti je gati ta shash ne cdo moment ka mbrojtur ceshtjen came ne organet shteterore greke. Saliu qe ti adhuron as qe ka guxuar ta permende ceshtjen came ne institutionet nderkombetare apo ato te shtetit grek.
Luan Rama eshte nje rrembythje PA personalitet qe ben gam se shpreson ta zere vete ate post. Po sulmohet qellimisht Ministria me operatve e kesaj qeverie. Mafies se Ilir Metes po I djeg bytha nga puna kolosale e Min te Rendit. Te paste Nana nglatu mire kur te shkruash. Mos u trego I pabese.
Mire ti behet rames se ka zgjidhur vetem problet e pidise dhe lesheis, socialistet i la rrugeve tani te marri votat e cameve.
Mire ti behet rames se ka zgjidhur vetem problmet e pidise dhe lesheis, socialistet i la rrugeve tani te marri votat e cameve.
Po Keli trap ka qene dhe trap do mbetet. Ha ha ha. Ju merrni seriozisht ato c thote Keli provinciali?
O ledio e marim seriozisht kelin [e cameve,bashke me mesilen e palmave]sepse punon ne tvsh,edhe shan kryetarin.Paguaj ti edhe une bashke tvsh,edhe te degjosh kelin,kosta grillon,trupi edhe shendeti,te vellane e bamirit[tironasit]si e ka emrin,edhe ate nje kafe turke ne mengjes etj.Mos u acaro,keta jemi ne,pa shtylle kurizore.Thing pozitiv,c’do gje qe shkelqen nuk eshte flori.Pershendetje…
Duhet te jemi koshiente per disa gjera qe shqetesojne policine e shtetit.
Une mendoj se policia eshte shume larg te qenit profesioniste. Ne polici nuk behen instruktazhe dhe stervitje per ceshtje qe ndodhin ne praktike, por ato behen ne menyre shkollareske, akademike. Jo sesi polici i vetem apo ne grup do te zgjidh situaten qe i paraqitet ne menyre te befasishme. Bile edhe kur nderhyn policia, duke mos qene e pergatitur dhe duke qene se policat nuk e dine se plumbi vret edhe policin, shpesh behen viktima.
Po or po. Policet nuk e dine se plumbi te vret, se nuk ja ka thene kush. Dhe e kane per turp te shtrihen barkas kur krimineli drejton armen. A i keni pare stervitjet qe i propogandojne me te madhe ne TV? Ku vene ashtu ne kembe njeri pas tjetrit policet? Per te hequr vallen e trimave? As kupola e policise nuk eshte e pergatitur dhe nuk i njeh ligjet dhe rregulloret e policise.
Kjo duket edhe ne pergjigjet aspak kompetente qe drejtoria e policise jep per publikun kur thone se ruajtja e aeroportit eshte kompetence e koncensionarit dhe jo e policise. Jo vetem ruajtja dhe nderhyrja ne aeroport eshte detyre e policise, por edhe ruatja dhe nderhyrja edhe ne shtepine time, tenden eshte detyre e saj.
Nuk e justifikon policine aspak fajti se i kane derguar disa letra koncensionarit ku bejne verejtje per sigurine.
Nese pas shkresave te derguara, koncensionari nuk reagon, atehere policia ka kompetence te nderhyje deri ne pezullimin e fluturimeve. Pse nuk e ka bere kete policia???
Prandaj policia duhet te shkundet mire, jo vetem per kete rast.
Sepse te jeni te bindur se ngjarja e rende e radhes nuk do te ndodhe me ne aeroport. Po ku? Aty ku policia ka larguar teresisht vemendjen dhe pasi te ndodhe ngjarja, policia do te shkundet dhe do te mare masa. Hera tjeter pastaj do te ndodhe ne nje vend dhe menyre tjeter dhe keshtu policia do te gjendet perhere ne befasi. Dhe kjo do te ndodhe derisa krimineli te jete nje hap para policise.
Te pershendes per komentin qe ke bere.Desha te shtoja edhe dicka.Policia tek ne nuk eshte profesioniste ose nuk do,per dy arsye.Ose eshe vendosur aty indirekt me qellime politike ose eshte injorante,edhe nuk kuptojne ose?Qe te jesh polic duhet te kesh mbaruar shkolllen profesionale te policise,ose sic shikon telenovelat turke indiane ,shiko edhe ato amerikane,hawei 5 etj qe te mesosh.TURPPPP
po per masakrat e rrugeve te haxhinastos do mblidhet komisioni? po per shalqi si kungull, domate te bardha, kastravece me krimba, do mblidhet ndonje komision? , ne fakt shqupi i ka bere mire llogarite. me lsi dhe ilir meten, kjo reforme do pengohet, mbase dhe nuk realizohet. keti luan rames do ti thoja se vjedhje te tilla ndodhin ne te gjitha vendet , pa perjashtim. sa per sigurine kombetare, kur u thye ajo e pentagonit. kur sulmohet parisi e londra, kur hidhen bomba ne mes te moskes, ketu mos prit te kesh siguri. tradhetia ne rastin konkret ka ardhur nga brenda aeroportit. ashtu sikur edhe tradhetia e lsi ndaj socialisteve naive. ne te semes vafshi te gjithe. me shqupista, lsi-sta, dhe shpellaret qe keni kapur peng nje vend te dale duarsh.
Luan edhe ty te njohim kur ishe minister.Ke qene nje imoral kalibri te njoh mire kam jetuar ne nje pallat pis!
PO KETIJ LUANIT I KA MBETUR ORA E 25 VITEVE ME PARE, RUAJTJEN E AEROPORTIT E KISHTE MARRE PERSIPER AI QE KA FITUAR TENDERIN DHE POPULLI NUK KA DETYRIME PER TE PAGUAR POLICINE E SHTETIT PER RUAJTJEN E AEROPORTIT. E KEMI KERKUAR APO JA SISTEMIN KAPITALIST. AEROPORTI PAGUHET NGA UDHETARET ME DYFISHIN E VLERES SE BILETES QE KANE TE GJITH VENDET E EUROPES, KESHTU QE KA PARA PER TE PAGUAR EDHE RUAJTJEN E RRETHIMIT POR ME SA DUKET ATO ROJET JANE TE PUNESUAR NE DY NDERMARRJE NJE PAGE E MARRIN NGA AEROPORTI E NJE PAGE NEN DORE NGA ATA QE GRABISIN.
ne itali cdo muaj ndodhin ngjarje te tilla per vjedhjen e bankave dhe e makinave qe trasportojne vlera monetare atehere cdo muaj duhet te nderrohet ministri i brendeshem .lereni me mire drejtesine .policine .prokurorine te bejne detyren sigurisht duhet te forcohen masat per ruajtjen e aeroporti Po ka rendesi qe kryhet detyra nga ata qe jane caktuar dmth kompania private e cila eshte mire te hiqet nga ruajtja e te merret nga polizia e shtetit .ndersa politikanet eshte mire te mbeshtesin policine