Fotoja me Obamën, PD akuzon Ramën për fshehje pasurie dhe korrupsion pasiv

3 Korrik 2016, 12:31Politika TEMA

Me pagesën e 80 mijë eurove për të financuar fushatën e presidentit Obama dhe për të bërë një foto me të, Partia Demokratike thotë se kryeministri Edi Rama ka duhet marrë si i pandehur për pastrim parash dhe fshehje pasurie dhe korrupsion pasiv.

Për PD –në, “rezulton qartë së Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në vitin 2012, ka përdorur 80 mijë dollarë, për të bërë një financim të paligjshëm në fushatën elektorale në SHBA, nëpërmjet të cilës ka synuar të përfitonte një pjesëmarrje në aktivitetin që organizonte Presidenti i SHBA-së, dhe eventualisht të siguronte foto gjatë takimit me të”.

Në padinë e formuluar nga opozita kundër kryeministrit, të siguruar nga lapsi.al, PD shtron disa pyetje.

a)   Duke qenë e ndaluar pjesëmarrja në këtë aktivitet, pagimi i një shume të hollash (80 mijë dollarë), a përbën dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i një përfitimi financiar të parregullt, për një person (Bilal Shehu) që premton është në gjendje të ushtrojë ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës nga personat të huaj që ushtrojnë funksione publike (Komisioni i Përbashkët për Mbledhje Fondesh)?

b)   A është deklaruar ligjërisht disponimi i shumës prej 80 mijë dollar nga shtetasi Edi Rama, në kuadër të detyrimit të tij për deklarimin e pasurisë për vitin 2011, si Kreytar i Bashkisë Tiranë? A janë paguar taksat dhe detyrimet e tjera financiare ndaj shtetit shqiptar, për këtë shumë,

c)   Si është siguruar shuma prej 80 mijë dollar nga shtetasi Edi Rama dhe a është ajo ligjërisht e justifikuar?

d)   Nëse shuma prej 80 mijë dollarë nuk është deklaruar dhe nuk është ligjërisht e jusitifikuar, a është kjo shumë produkt i një vepre penale a veprimtarie kriminale të kryer nga shtetasi Edi Rama?

Sipas PD, rasti kryeministrit Rama është i ngjashëm me atë të kryeministrit rumun, Victor Ponta, i vënë nën hetim në vendin e tij.

“BBC Neës, më 13 Korrik 2015 dhe 17 Shtator 2015, do të raportonte se për dyshime të ngashme, që kishin të bënin me mashtrim dhe pastrim parash në vlerën 55 mijë Euro, është proceduar penalisht dhe është në gjykim, edhe Kryeministri i Rumanisë z. Victor Ponta. Veprimet e dyshuara si kriminale edhe në atë rast kishin ndodhur përpara vitit 2012, kohë në të cilin ishte zgjedhur Kryeministër i Rumanisë. Pozita e posacme shoqërore nuk pengoi prokurorinë speciale antikorrupsion në Rumani, që ta merrte Kryeministrin Victor Ponta nën përgjegjësi penale dhe ta dërgonte për gjykim me akuzën e mashtrimit dhe pastrimit të parave.  Për këtë arsye, ne besojmë se me të njëjtën pavarësi dhe profesionalizëm, duhet të veprojë edhe Prokuroria Shqiptare, duke marrë nën përgjegjësi penale, Kryeministrin Edi Rama, për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, fshehjen e pasurisë dhe pastrimin e produkteve të veprës penale (pastrim parash)”, thuhet në padinë e PD.

Në kërkesën e PD, të siguruar nga lapsi.al, janë sqaruar edhe arsyet e pretendimeve se kryeministri ka shkelur ligjin.

A. Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

Pagimi i shumës prej 80 mijë dollar, me qëllim sigurimin e pjesëmarrjes në një aktivitet të ndaluar për shtetasin Edi Rama, përbën ekzaktësisht ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe tentativë për mashtrim ndaj funksionarëve publik të huaj. I vetëdijshëm se e ka të ndaluar pjesëmarrjen në një aktivitet elektoral të Presidentit të SHBA Barack Obama, shtetasi Edi Rama, rezulton se i ka paguar shtetasit shqiptaro-amerikan Bilal Shehu, shumën prej 80 mijë Dollar, duke marrë premtimin nga ky i fundit, se ai do të arrinte të ushtronte ndikim të paligjshëm ndaj Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh, me qëllim lejimin e Edi Ramës për të marrë pjesë në këtë aktivitet. Me parat e paguara nga Edi Rama, dhe në bashkëpunim me të, shtetasi Bilal Shehu, ka arritur të sigurojë dy ftesa hyrjeje në eventin për mbledhjen e fondeve. Mirëpo, duke qenë se ftesa nuk mund të jepej në emrin e Edi Ramës, ka patur të shënuar emrin e bashkëshortes së Bilal Shehut. Kjo ka qenë arsyeje se përse shtetasi Edi Rama nuk është lejuar të futej në këtë event, duke i pamundësuar kësaj realizimin deri në fund të veprimtarisë së tij kriminale.

Pavarësisht se veprimtaria kriminale e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm me qëllim pjesëmarrjen në aktivitet, nuk është mundësuar, ky fakt nuk e përjashton Edi Ramën nga përgjegjësia penale, për konsumimin e veprës penale të parashikuar në nenin 245/1 të Kodit Penal “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Kjo për faktin se, sipas nenin 245/1 të Kodit Penal, vepra penale konsiderohet e kryer, pavarësisht nëse është realizuar ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara.

Marrëdhëniet juridike të vendosura me ligj për të siguruar veprimtarinë normale të funksionarëve publik, shqiptar apo të huaj, gëzojnë mbrojtje të posacme nga legjislacioni penal. Nga rrethanat e faktit të parashtruara më sipër dhe nga interpretimi i dispozitave ligjore në fjalë rezulton se Edi Rama, me veprimet e tij aktive ka konsumuar në mënyrë të plotë elementët e veprës penale të parashikuar në nenin 245/1 të Kodit Penal. Shtetasi Edi Rama, jo vetëm ka ushtruar ndikimin e paligjshëm nëpërmjet pagimit të shumës prej 80 mijë dollar ndaj personit që i kishte premtuar se do t’i siguronte në mënyrë të paligjshme pjesëmarrjen në aktivitetin elektoral të Tetorit 2012 në SHBA, por edhe ka tentuar ta konsumojë të plotë këtë veprim të kundërligjshëm, duke provuar të futej në këtë aktivitet, pavarësisht se nuk është lejuar, për shkak se nuk ishte znj. Shehu, por shtetasi shqiptar Edi Rama.

Në këtë mënyrë, Kryeministri Edi Rama ka konsumuar plotësisht  anën objektive të veprës penale të parashikuara nga neni 245/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë, ekziston edhe lidhja shkakësore e drejtpërdrejtë midis veprimit të kundërligjshëm të Kryeministrit (pagimit të shumës prej 80 mijë dollarë dhe përpjekja për të marrë pjesë në një aktivitet të ndaluar me ligj), dhe veprimeve të personit që kishte premtuar ushtrimin e ndikimit të paligjshëm (pagimi prej tij si donacion për fushatën elektorale të shumës prej 80 mijë dollar, dhe sigurimi i dy ftesave për pjesëmarrjen në aktivitet, me qëllim që t’i siguronte hyrjen e paligjshme Edi Ramës).

Ky rast përbën kështu  jo vetëm një shkelje të rëndë që i bëhet sistemit juridik penal në Shqiperi, por edhe cënon rëndë marrëdhëniet me partnerin tanë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak se tentativa për të shkelur ligjet amerikane dhe për të mashtruar autoritetet amerikane, është kryer nga një person që aktualisht ushtron detyrën e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Ana subjektive  e veprës penale, dashja në kryerjen e kësaj vepre tregohet qartë ngafakti se ligji amerikan e ndalonte pjesëmarrjen në aktivitet, por pavarësisht kësaj, Edi Rama ka udhëtuar në SHBA, me qëllim që të merrte pjesë në aktivitetin e San Francisko më 8 tetor 2012, për të cilin kishte paguar edhe shumën 80 mijë dollar. Kjo është dëshme që provon se shtetasi Edi Rama, me detyrë Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, me dashje ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publik të huaj.

B. Fshehja e pasurisë dhe pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

Kontributi financiar prej 80 mijë dollar nga shtetasi Edi Rama, ngre edhe një cështje tjetër madhore, mbi burimin e ligjshëm të këtyre të ardhurave dhe faktin se ato nuk janë deklaruar kurrë se disponoheshin nga Edi Rama.

Edi Rama, deri në vitin 2011, ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe ka qenë i detyruar të deklaronte pasurinë e tij. Në deklarimin e fundit të pasurisë, të kryer pas largimit nga funksioni (viti 2011), nuk rezulton që të ardhurat dhe gjendja financiare e Edi Ramës të arrinin shumën 80 mijë dollar. Mirëpo, pagimi prej tij i kësaj shume, nënkupton se Edi Rama, gjatë deklarimit të pasurisë, ka kryer fshehje të të ardhurave dhe pasurisë së tij.

Me ligj, Edi Rama ka patur detyrimin të deklaronte pasurinë e tij në gjendjen reale të saj, në momentin e largimit nga funksioni. Ekzistenca e një pasurie prej 80 mijë dollar, të padeklaruar sipas detyrimit që kishte me ligj, e ngarkon Edi Ramën me përgjegjësi penale, sipas nenin 257/a të Kodit Penal, për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Fshehja e pasurisë nga Edi Rama, nënkupton se këto të ardhura janë krijuar jo nga një burim i ligjshëm, cka ngre dyshimin e arsyeshëm se kjo shumë parash të jetë siguruar nga një veprimtari e kundërligjshme dhe kriminale. Përdorimi i saj, nëpërmjet transferimit të pasurisë nga Edi Rama tek Bilal Shehu, rezulton të jetë bërë edhe për qëllime të mbulimit të origjinës së paligjshme të saj. Në këto kushte, fshehja ose mbulimi i natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, e cila nëse nuk është siguruar nga një burim i ligjshëm, atëherë është produkt i ndonjë vepre penale ose i veprimtarisë kriminale, e ngarkon Edi Ramën me prgjegjësi penale, sipas nenit 287 të Kodit Penal.

Në këtë rast, sipas nenit 287 të Kodit Penal, për konsumimin e veprës penale të pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale, nuk ka rëndësi që për veprën penale, nga e cila kanë ardhur produktet, nuk është filluar asnjëherë çështja penale apo nuk është dhënë një dënim me vendim penal të formës së prerë. Gjithashtu, dijenia dhe qëllimi, nxirren nga rrethanat e faktit, që lidhen me disponimin e një shume të hollash të pajustifikuar ligjërisht, dhe përdorimi i saj për arritjen e një qëllimi kriminal.

Në këtë mënyrë, Kryeministri Edi Rama ka konsumuar plotësisht  anën objektive të veprave penale të parashikuara nga nenet 257/a dhe 287 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë, ekziston edhe lidhja shkakësore e drejtpërdrejtë midis veprimit të kundërligjshëm të Kryeministrit (disponimit të një shume të padeklaruar dhe të pajusitifikuar ligjërisht), dhe përdorimit të saj në një veprimtari tjetër të kundërligjshëm, duke fshehur burimin dhe duke tjetërsuar pronësinë.

Ana subjektive  e veprës penale, dashja në kryerjen e këtyre veprimeve tregohet qartë nga fakti se edhe pse e dispononte, Edi Rama, me vullnet të plotë nuk e ka deklaruar, ndërkohë që e ka përdorur këtë shume, pavarësisht se nuk ka qenë pasuri e fituar ligjërisht, duke siguruar pastrimin e produktit të një vepre tjetër penale (eventualisht korrupsionit – përfitimit të paligjshëm të pasurisë). /Lapsi.al

8 komente në “Fotoja me Obamën, PD akuzon Ramën për fshehje pasurie dhe korrupsion pasiv”

  1. eli-tiv says:

    …hoqi dore saliu nga lendinat me kananis…te marra nga gjithe bota..???…ka filluar te kthehet ne vitin`12..??..Rama ka 3 vjet ne pushtet..nuk i gjeten abuzim e kthehen 4 vjet me pare…qesharake…sepse saliu eshte mjeshter gjithcka akuzon…Shkurt duhet nje drestesi funksionale qe mos kemi mostra te tilla qe drejtojne vendin e qe riciklohen prap…shiko lulin..sa per kujtese…dicka prap qesharake……pse na morri para per ti rene gongot ne burse…kujt i duhej tangerlliku i tij…..Lavdi zotit qe e hoqem nga pushteti..

    1. Robi says:

      Po ç’e duam ne reformen ne drejtesi? Ne kemi PD qe mund te beje 1. FBA, 2. Hetuesine shqiptare, 3. Prokurorine, Gjykaten Nderkombetare e ate Shqiptare e sa e sa organizma te tjera. Keta flasin (shpifin desha te them), keta denojne e keta duan te qeverisin me te gjitha menyrat.

  2. akrepi says:

    Cojeni ne Prokurori tani pa u bere reforma ne drejtesi ,sa i keni nden komanden tuaj prokuror e gjykates, ndoshta u shkojne genjeshtrat. Boll me llafe boshe se na cavet b…en.Nese behet reforma ne drejtesi dijeni se vec shume e shume zullumeve qe keni bere do hetohen dhe mbi 2.5 milion dollare qe i keni dhene firmes amerikane Podesta per te njejten qellim qe akuzoni Ramen.

  3. Loni says:

    Jane ngritur shquparaket ne Kemble
    Qaj Salih qaj moj gjeme.
    Kjo Reforem nuk na bene
    Qaj Salih,qaj per gjemen

    Nderkombetaret na Jane Vene
    Qaj Salih,qaj per gjemen
    Me Paloken nuk bejme dote Fadromen
    Qaj Salih. Qaj per gjemen

    Qiqrrat ne Hell Duam ti shkojme
    Qaj Salih ,Qaj per gjemen
    Keta merrhume nuk me bejne
    Qaj Salih,Qaj per gjemen!
    Oi,oi,oi…..e,e,e,e,….

  4. Gjakovari says:

    Atëherë kur shqiptarët t’a kuptojnë dhe të binden se çfar të këqija po iu sjellë kjo klikë udhëheqëse e PD-ës Shqipërisë dhe shqiptarëve, çmimi prej 80000 Euro ose Dollar për një foto me Presidentin e ShBA do iu duket qesharak. Sepse t’i afrohesh Amerikës nuk ka çmim. Të prishesh me Amerikën sot është gadi njësoj si të prishesh me ZOTIN E MADHËRUESHËM.

  5. Baba Tomorri says:

    Pune e madhe edhe po i gjetet ato qe e akuzoni!!! Rendesi ka qe Rama eshte i vendosur te kalohet Reforma ne Drejtesi, dhe do ta bej!!! Edhe do ta zbatoj!!! Per te gjithe popullin shqiptar!!!

    MBARESI Z. KRYEMINISTER!
    JEMI ME JU!

  6. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: May 19, 2016 at 8:48:13 AM EDT

    Opinione

    CFARE I DINI SHQIPTARET O JU KRYE-KRIMINELET E SHQIPERISE !?

    – Gomare Hasi si Flamur Noka, lope Hollande si Lulezim Bashiqi, apo Feld- Mareshalle te UDB-es SE Beogradit si Sali Berisha… !

    – Partia shtet, Njeriu shtet apo Sovraniteti
    i Sovranit…. “Ne populli, Me popullin , Per
    Popullin” ?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Jeni te kapur ne flagrance nga kamerat dhe syte, nga mendja dhe shpirti i sakatuar i nje populli te tere
    1-duke vjedhur 500 e ca milione te Autostrades se Kombit…
    A e dine Shqiptaret se kane paguar nga gati 100 milione dollare ne vit vetem per interesin stratosferik 12 per qind te kredise tregtare pasi FMN dhe Banka Boterore nuk pranuan te jepnin kredi me interes te ulet nen 4 per qind!?Sipas eksperteve te tyre, kostoja e saj ishte teper e larte dhe e fryre per shkak te kusarise dhe korrupsionit Berisha- Basha e co? Vetem interes! Kusari e trefishte!!!
    2 – duke hedhur ne ere e masakruar 26, duke plagosur qindra gerdecare te pafajshem perfshi edhe foshnja ne bark te nenes e pleq ne buze te varrit !?
    A e dini se ky ” aksident teknologjik” i Gjin Gjoneve e Saliqeve shqiptare klasifikohet si Krim Kunder Njerezimit ?!
    3- duke ekzekutuar pa vendim gjyqi kater, duke plagosur dhjetra e duke torturuar qindra protestues te pafajshem shqiptare me 21 janar 2011, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit” ku nuk kishte ekzekutuar as nazifashizmi e as komunizmi Shqiptar?!
    Krime kunder njerezimit dhe Konventes Nderkombetare te Gjeneves kunder Tortures te kapura me ze e figure nga deshmitaret me te padiskutueshem, nga kamerat e medias se lire e te pavarur shqiptare e nderkombetare!!
    4- duke fshire rregjistrimet e kamerave dhe serverin e brendshem te Kryeministrise qe u zbuluan nga maja e hetimit boteror syshqiponjat e FBI- se amerikane!
    5- duke kryer grusht shteti te mirefillte institucional me fyerje prej rrugaci Vicidoli Presidentin Bamir Topi dhe Kryeprokuroren e Republikes se Shqiperise Ina Rama per te penguar hetimet dhe per te fshehe krimin makaber ne flagrance atehere!
    6- duke perseritur grusht shtetin institucional safi vetem nje jave me pare kur me urdher te Mareshalit te UDB-se serbe dhe RIA-s – Agjencise Ruse te Informacionit,pjelle e kucedres sovjetike KGB te Putinit, Presidenti i PDSH-se Nishani, kreu i SHISH-it Ajazi dhe Kryeprokurori Adriatik Palla komplotuan kunder Kryeministrit, Kuvendit dhe Qeverise se nje milione votave!?
    7- duke mbrojtur nje Agjent te Milloshevicit dhe UDB- se serbe te kapur ne flagrance me dokumente me pohimin e nenshkrimin e vet si ish- ministri I Brendshem e deputeti i sotem i Sali Berishes, si korrieri i tij me ” Stanishicin, dajen e Damir Fazlicit, dhe vete Sllobodan Milloshevicit, qe e katapultuan ate ne krye te Shqiperise edhe me ndihmen e makartistit William Rajerson”, sipas fjaleve te ish- Presidentit te ndjere Ramiz Alia gjate vizites se tij te fundit ketu ne SHBA.
    Flamur Noka eshte korrieri i Sali Berishes me UDB-en Serbe, por edhe me Podesten qe krahas PD-se lobon edhe per Beogradin!
    Jo pse Sales i ha Palla per nje hajvan si Muli por sepse ky di me shume se sa duhet per Berishen!
    Si eshte e mundur qe krye-kriminelet e Shqiperise Sali Berisha, Lulezim Basha, Flamur Noka, Fatmir Mediu, Arben Imami, Genc Pollo Kuqalashi na bejne jo vetem krye- telallin por edhe krye-prokurorin, krye- gjykatesin … e dekriminalizimit ne Shqiperi?
    Cka e dini shqiptaret more krye- kriminela te Shqiperise!?
    Gomare si Flamur Noka, lope hollandeze si Lulezim Basha apo Feld- Mareshalle te UDB- Serbe e Beogradit si Sali Berisha!?
    Dorezojuni vullnetarisht Drejtesise para Reformes sepse perfitoni uljen me nje te treten e denimit!
    Keta socialistet e Rames dhe Metes kushedi se c’kane “kurdisur” me Obamen, Bidenin, me e Drejtesine dhe FBI-ne amerikane me Ambassadorin Lu …. qe dine me shume per ju se ju per vete!
    Mos harroni se Zoti Lu vetem kulturen dhe durimin qe ia keni sosur e ka kinez!
    Por shpirtin,betimin dhe misionin e ka 24 karat amerikan… Edhe kur jane mbrapsht si ne Irak apo Libi, ata e cojne misionin deri ne fund!
    E Reforma ne Drejtesi qe ata kane nise eshte po aq e bekuar sa edhe nderhyrja per Lirine e Pavaresine e Kosoves.
    Ajo do ti sjelle jo vetem shtetin, por edhe sovranitetin shtetit Shqiptar. Nuk mund te kemi asnjerin as tjetrin sa te kemi ligj mbi ligjin impunitetin dhe Saliqin!
    Si Obama edhe Biden, edhe Kongresi edhe ambasadori Lu Jane betuar me dore tek Zoti e Kushtetuta amerikane!
    Ne kapakun e saj shkruhet ” Ne populli, me popullin, per popullin…!
    De jure pak a shume thote ashtu edhe ajo e Shqiperise!
    De facto ajo eshte kthyer ne ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun…l”
    Nga Kushtetuta e Partise- Shtet per 45 vjet eshte kthyer ne Kushtetuten e Njeriut- Shtet mbi Shtet, Sali Berisha tash e me shume se 25 vjet!
    Populli eshte sovrani, me sovranin e per sovranin” Jo me kusarin e per tiranin!
    A mund te kete sovranitet pa rrenjet e shpirtin e tij sovranin?
    Mos harroni as Zonjen e nderuar Vllahutin! Ajo nuk eshte Dora Bakojanis e Athines!
    Eshte “Dora Hekuri” e BE-se!
    Ua kemi pru ne maje te hundes me keta krye- kriminele makaber qe i kane korruptuar edhe vete fjalet korrupsion e Impunitet me korrupsionin e impunitetin e tyre te tejskajshem!

    Sent from my iPhone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje