Pelle rrëfen çfarë i tha Nojerin në momëntin e penalltisë

3 Korrik 2016, 18:46Politika TEMA

Graciano Pelle ishte një nga futbollistët e kombëtares italiane që humbi 11-metërshin përballë Gjermanisë në çerekfinale.

Por, përpara nisjes së gjuajtjes, Pelle i foli Nojerit se do të ekzekutonte penallitinë në formën e “lugës”, por që dështoi në goditjen e gjuajtjes, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

I pyetur nga mediat italiane se çfarë i kishte thënë gardianit të portës gjermane, Pelle tha se nuk e ofendoi aspak Nojerin me gjestin e tij.

 “Më vjen keq, i kërkoj falje Italisë, njerëzve që më duan dhe juve.

Nuk doja të ofendoja Nojerin. Në fund të ndeshjes erdhi tek unë dhe më tha që je një lojtar i madh.

 Ju betohem, nuk dua të bëj interesantin, por vetëm se ai lëvizte shumë.

Qëllimi im ishte që ta mbaja në qendër pa lëvizur, jo duke e provokuar” tha Pelle.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje