Çlirim Gjata: Donald Lu po vepron si Berisha

3 Korrik 2016, 20:25Politika TEMA

Edhe juristët janë të përfshirë ashtu si edhe politikanët dhe ndërkombëtarët në çështjen më të rëndësishme në vend, atë të reformës në Drejtësi. Çlirim Gjata dhe Arjan Vasjari kanë opinione të kundërta për garancinë që jep reforma, për rolin e ambasadorit amerikan dhe cilado të isha zgjidhja më e mirë.

Nëse do të ishit deputet, në 21 korrik si do të votonit?

Vasjari: Do të votoja reformën, padyshim do ta votoja.

Gjata: Zoti na ruajt që nuk jam deputet e zoti na ruajt të jem ndonjëherë deputet i këtij Parlamenti.

Çlirim Gjata është kaq i ashpër, sepse e sheh politikën si shkaktaren e drejtësisë së korruptuar dhe mbron tezën e rishikimit tërësor të Kushtetutës.

Gjata: Duhet shëruar shkaku i sëmundjes, jo pasoja. Ne po mundohemi të shërojmë pasojën, por shkaku mbetet i njëjtë. Prapë do të kthehemi aty ku jemi.

Por Arjan Vasjari, që beson tek kjo reforme, sugjeron një formulë kompromisi vetëm për organet e vetingut.  Duke nisur me Avokatin e Popullit.

Vasjari: Pra nëse do te kemi një avokat populli që i përket opozitës, i cili ka në dorë të gjithë sistemin e depozitimit, filtrimit, verifikimit të CV të kandidatëve, duke shtuar edhe formulën e votës së vetme të transferueshme, opozita në respekt të rekomandimit 88, ndikon në procesin e zgjedhjes.

Në çdo rast, Çlirim Gjata është kritik ndaj veprimeve te njëanshme, përfshirë edhe botimin paraprak të Kushtetutës nga ambasada amerikane, është kundërproduktive. Njësoj si fushata e referendumit kushtetues te presidentit Berisha ne 94-ën.

Gjata: Njësoj siç u botua kjo, u botua edhe atëherë. E patë botuar zoti Berisha në atë kohë dhe u shpërnda nëpër Shqipëri. Mirëpo ra me referendum. Botimin e pare të Kushtetutës së ’98-ës e kam në shtëpi. Shkruan “Këtu fillon e ardhmja”. Shikoni pak pas 17 vjetësh sa e ndritur duket. Pra nuk është çështja tek botimi, por që palët të bien dakord.

Megjithatë Arjan Vasjari nuk sheh asgjë që nuk shkon në qëndrimet dhe veprimet e ambasadorit amerikan, pro miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, përfshirë edhe thirrjet për votim individual nga deputetët.

Vasjari: Këtu nuk ka asgjë anormale, asgjë kundër opozitës. Unë besoj që çdo ambasador që është investuar kaq shumë për një reformë kaq esenciale për demokracinë shqiptare do ta bënte një gjë të tillë./ TCH

7 komente në “Çlirim Gjata: Donald Lu po vepron si Berisha”

  1. Alban says:

    Gjata Klyshi i Gjates spiun i UDB.Lexoni te mekataret e av.Bezhanit per te atin dhe kuptoni te birin.Si duket UDB Berishen tashme e quan karte te djegur dhe ka hedhur ne veprim elemente te rinje.

  2. Ermir says:

    Clirimi ky hipokrit i shemtuar harroi bemat e tija kur ishte kryetar i kqz, ky bozhibozuk nuk ka goje te flase per drejtesine.

  3. Qimi says:

    Kur te jep mend cuni ordiner i rrustem gjates prokurorit dhe kriminelit te emver hoxhes nje plehre e neveritshme qe duhet te ishte ekzekutuar qysh ne fillimin e viteve 90 ai vend ka marre fund pa u zhdukur keta plehra dhe pjellat e tyre te peshtira si ky ordineri qim gjata

  4. shqup says:

    O Çim toqja, je mire nga rradakja. Si mund te jesh ti edhe jurist, kur krahason kushtetuten e botuar nga maloku ne 1994, me kete te botuar nga SHBA ne 2016. Edhe ti si yt ate i rekrutuar nga Mareshalli?

  5. LORA says:

    Problemi I vetem I clirim gjates eshte qe “palet te bien dakort”,,,,,dmth te ujdisen per t’ua futur hellin edhe me te perflakur shqiptareve ne 25 vjetet e ardhshme.Nuk prisja asnje gje me te mbare prej ketij pinjolli sigurimsi ,qe e ka shperfaqur aq ndyre veten ne statusin e kreut te KQZ-se.
    E vetmja dobi e ketij lajmi eshte konfirmimi ,me gojen e vet,qe ne taven e te inkriminuarve-kundershtare te draftit te reformes ne drejtesi,eshte edhe c.gjata.
    Si nuk u kujtua ky fare burri per shkakun e gjenerimit te drejtesise se standarteve te llallerise dhe korporates kriminale “gjin gjoni” per 25 vjet me rradhe ????????
    Vafshin ne ferr ky takem qe nuk kane fijen e dashurise per Atdheun, shqiptaret dhe ardhmerine e tyre me te mire.Sa do te doja te rronte sot i ndjeri Nafiz Bezhani,per t’i dhene nje pergjigje ketij pinjolli sigurimsi.

  6. kot fare says:

    Tema meqe c’mendon Gjata perben lajm, lum si ju qe s’ju mbarohen burimet ne baze te standartit qe keni vendosur, sepse dhe mendimi me medioker i ndonje myshteriu neper llumet e bordellove qendron me lart se ky tipi qe keni marre ne pyetje. . .

    p.s. Per Vasjarin s’kam c”te them! Respekt! (gabim qe e keni botuar krahas injorances se kombit)

  7. i persekutuari mark says:

    mire ky cim gjata qenka djali i prokurorit te enver hoxhes rustem gjata, megjithse shume shume fjale ka, se nuk ka gje ne dore, por perse nuk permendni gent brahimin qe eshte hartues i reformes ne drejtesi dhe kryeson grupin e hartuesve te drejtesise, pse nuk e permendni pra. e pra ai eshte djali i shokut nesip brahimi, sekretar i pare i partise se punes ne disa rrethe dhe kryetar i komiteve ekzekutive. pra nje sherbetor dhe kriminel i bindur i enver hoxhes. shoku nesip ka qene i famshem edhe per numrin e femrave qe flinin ne zyren apo vilat e tije si sekretar i pare. se mos harrojme gent brahimi eshte edhe kunati i shoqe rilindase mimi(mrika) kodheli(vata). ky po na ben reformen. futjani kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje