Maxhoranca dhe opozita kanë shkëputur dialogun për të gjetur një zgjidhje konsensuale për Reformën në Drejtësi.
Vendimi i maxhorancës për të futur në kalendarin e punimeve të Kuvendit pa konsensusin e PD-së draftin kushtetues së bashku me 7 projektligjet që e shoqërojnë atë, duket se ka ngrirë çdo negociatë mes palëve.
Ishte nënkryetari i Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, që i kërkoi këtë të enjte kreut të Kuvendit, Ilir Meta, por edhe deputetëve të maxhorancës të mos votojnë futjen në kalendar të draftit kushtetues dhe projektligjeve që e shoqërojnë, duke kujtuar negociatat.
“Duroni, ka negociata që vazhdojnë, po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje, pavarësisht se ju vazhdimisht refuzoni çdo lloj propozimi që bazohet te Komisioni i Venecias”, tha Bylykbashi në seancë, ndërkohë që maxhoranca zgjodhi të votojë për futjen në seancën e 21 korrikut të draftit të reformës.
Pas këtij momenti, duket se komunikimi mes palëve është ndërprerë, raporton Panorama.
Për këtë arsye, në mënyrë individuale dhe pa pasur ndonjë pritshmëri reale nga palët, ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka nisur takimet me deputetët demokratë. Pas mesazheve të ripërsëritura se në Parlament reforma duhet votuar në mënyrë individuale dhe jo si një vendim politik, javën që lamë pas ambasadori Lu u takua me deputetin Astrit Patozi.
Bashkohem me mendimin e PD-se qe SHBA dhe BE te heqin duart Reformes per Drejtesi se prishin sovranitetin dhe nje nga vendet e rezervuara per PD-ne ti jepet ekspertit Damir Fazllic
Eshte e çuditeshme,dhe e papranueshme.Pse te behet si thote opozita (Saliu dhe Luli) per reformen ne drejtesi? Eshte logjike,opozita eshte vetem nje, qe dele kundra,kurse ata qe e pranojne jane shume.Eshte ps-te,Lsi-ja pdiu-ja Amerika,Be,dhe shume te tjere.Pse u dashka te behet vetem ashtu siç do pd-ke? Pd-ke dele kundra se eshte inkriminuar,por nuk do te thote qe reforma te lihet ne duaret e tyre,dhe te behet si thon ata.Shumica duhet te vendos,ta miratoi reformen,se eshte brenda te gjtha rregullave,dhe e kerkon populli, se eshte ne interese te tij.Saliu dhe Basha,le te hidhen perpjet po te duan.