Kjo eshte grabitja e se enjtes ne dreke, ne vendndalimin e avioneve ne aeroportin nderkombetar “Nene Tereza”, ne Rinas.
Skandal.al ka mundur te kete pamjet ekskluzive dhe qe jane prove e pakundershtueshme per gjithe cfare ndodhi ate te enjte.
Gjithcka ne vetem dy minuta.
Ja cfare ndodhi
Ne oren 14:20 te se enjtes, nga pamjet duket se, ne vendndalimin e avionit te nje linje nderkombetare, ndodhen ne pak metra- avioni, perballe tij makina e blinduar e shoqerise Nazeri – 2000 qe kishte te ngarkuara parate e transportuara, ne mes tyre, ne turi te makines se blinduar, nje makine e dyte-makina qe shoqeron avionet e linjave pas uljes per ne vendndalimin e tyre, makine e sherbimeve te koncesionarit te Rinasit-TIA.
Dy minuta me pas, gjendja ne vendin e grabitjes eshte po e tille, pa ndryshime ne vendodhjen e avionit, makines se blinduar te parave dhe makines se sherbimit te koncesionarit te aeroportit-TIA.
Dy minuta te tjera me pas, ne 14:24, benzi i grabitesve mberrin aty dhe parkon vetem 10-12 metra larg nga makina e parave, makina e sherbimeve, avioni-te gjendur thuajse ne nje vije te drejte.
Ne pamjet qe Skandal.al po publikon, duket qarte se, nga makina e grabitesve, del vetem njeri prej grabitesve, ai drejtohet ne deren e hapur ne krahun e djathte te makines se blinduar ku ndodheshin parate.
Ne sekondat qe grabitesi eshte ne deren e hapur, ne krahun e djathte te makines se blinduar te parave, makina e sherbimit te koncesionarit te aeroportit-TIA, nis te levize dhe largohet nga vendi ku po qendronte prej minutash, para se te niste grabitja.
Sic e shihni ne pamjet qe Skandal.al po publikon, nga makina e TIA nuk pati asnje reagim, vec largimit ne krahun e kundert me vendparkimin e makines se grabitesve.
Menjehere pas largimit te kesaj makine te sherbimeve te aeroportit-TIA, duket qarte se grabitesi i pare kalon ne krahun tjeter te makines se blinduar ku ishin parate, nga pjesa e perparme e saj.
Ne pamjet qe Skandal.al po publikon, duket se ne kete moment, nje grabites i dyte del nga makina e tyre dhe i drjetohet portes ne krahun e djathte te makines se blinduar. Sapo ai mberrin atje, thuajse njekohesisht, para makines se blinduar-ngjitur me te, mberrin nje tjeter makine-makina e sherbimit kargo te koncesionarit te aeroportit te Riansit-TIA.
Ne pamjet qe ju po i shihni, duket qarte se makina ndalon aty, ndersa te dy grabitesit po kryejne grabitjen; asnje person nuk del apo vepron nga makina e kargos te koncesionarit te Rinasit- TIA.
Ne pamjet qe Skandal.al po ndan me ju, duket se grabitesit e ngarkuar me thase ne duar, largohen nga makina e blinduar dhe vrapojne ne drejtim te makines se tyre.
Vetem pasi te dy grabitesit hyjne dhe ulen ne makinen e tyre, makina e sherbimit kargo te koncesionarit te aeroportit te Rinasit-TIA, leviz nga vendi dhe ben perpara duke kryer nje gjyesem harku, perseri ne balline te makines se grabitesve pa vepruar ne drejtim te saj.
Ne pamjet qe Skandal po publikon, duket qarte se sapo makina e kargos pershkon 20 metra ne kete trajektore, makina e grabitesve niset, merr nje hark ne krahun e djathte, kalon mu ngjitur me pjesene pasme te makines se sherbimit kargo te aeroportit e me pas vijon drejt perpara me shpejtesi.
Makina e sherbimit kargo te aeroportit qe kishte ndaluar ne vend, nis te vijoje harkun dhe parkon duke i zene vendin makines se grabitesve ne vendparkimin e saj gjate grabitesve.
Gjithcka vetem ne 2 minuta e ca sekonda, kaq jane dhe pamjet ku eshte fiksuar grabitja. Per habi te gjithkujt, asnje krisme arme nuk degjohet gjate grabitjes.
Ka vetem 1 hollesi fare fare te vogel.
Shoqeria qe ruan aeroportin nuk lejohet te mbaje arme!!!!!!!!!!!!!!
Me ca do reagonin ata mavri rojet kur ju drejtohet arma me erdoganin?????????
Sepse perimetrin e e jashtem te aeroportit duhet ta ruaje policia .
Cdo diskutim tjeter eshte thjesht justifikim I grupit te cunave qe moren parate!
Automjeti I sherbimit,siguroi mos mbylljen e deres,duke ju krijuar mundesi,per tu larguar nga aeroporti.
Po te mbyllej porta nga u futen grabitesit,te cilen e kishte para syve automjeti I sherbimit,ata ishin te kapur.
Ne te dy rastet ka bashkepunim per vjedhje.
po vjedhesit e kishin me plumba, dil ti mbyll deren dhe haje ne koke.
Une jo per vete.
Kjo paska qene kaq e thjeshte dhe e lehte sa dhe une po ha veten me dhembe sa budalla paskam qene qe nuk paskam menduar te vjedh vete aty.
Dhe aeroplanin e merrje pa problem fare.
Lek me i kollajte nuk behet.
Ne kete rast ska faj fare ai qe vodhi.
kjo shoqeria qe ruan aeroportin, eshte me staf te trajnuar per luftime trup me trup, nese jo atehere cfar ruan , leshte e saj, kamera jo, dryna jo, arme jo,cfare ruan ne fakt ruan ambiente e gjelbra nga demtimi nga faktoret klimaterike
Rruan edhe parkimin para aeroportit, se ben vaki i kalon 4 minuta se drreng drreng.
Asnje grabites sado profesioniste nuk do guxonte ti afrohej gardhit te aeroportit e jo me …
Mu kujtua ajo pjesa me brahushin kur i thote hetuesit: hajdutin e keni mrene zoti hetus e njof mire ate un i o bo rrug ajo pune atij.
Sa turp kur parate i vjedh ai qe ka per detyre ti ruaje. Shqiptaret kurre nuk bejne dot shtet sepse kane ne gjak vjedhjen si popull.
Mos flisni kot kur nuk i dini gjerat. Ajo makina me katrore te verdhe eahte makina e marahallit apo “follow me” sic quhet ne gjuhe teknike dhe ko.patrulla e ICTS. Ky person ka bere njoftimin per policine. Grabitesit mbas njoftimit kane qene ne vendqendrimi e avioneve per reth 2 minuta mbas njoftimit te policise. E gjitha grabitja ndodhi per 4 minuta.
Mos flisni kot kur nuk i dini gjerat. Ajo makina me katrore te verdhe eahte makina e marahallit apo “follow me” sic quhet ne gjuhe teknike dhe ko.patrulla e ICTS. Ky person ka bere njoftimin per policine. Grabitesit mbas njoftimit kane qene ne vendqendrimi e avioneve per reth 2 minuta mbas njoftimit te policise. E gjitha grabitja ndodhi per 4 minuta.
Po ku do gjëndet lekët për votime,dihet historia,pse akoma se kanë parë botën si i transportojnë lekët,vetëm ne si popull dele i hajmë këto gjëra.