Disa dhjetra persona kanë protestuar në mënyrë të veçantë, kundër garës së demave që zhvillohet në Spanjë.
Të zhveshur dhe të mbuluar me gjak, protestuesit kanë dalë kundër festivalit që fillon këtë javë.
Protestuesit, anëtarë të shoqatës PETA që mbron kafshët, kishin ardhur nga vende të ndryshme të botës.