FSHF-ja asnjë reagim për skandalin e Skënderbeut, mjaftohet vetëm me lajmin e Partizanit

6 Korrik 2016, 20:52Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas vendimit   që CAS mori ndaj Skënderbeut duke e përjashtuar nga Kupat e Europës për akuzën e trukimeve të ndeshjes.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp FSHF-ja nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë skandal, por mjaftohet vetëm me lajmin se Partizani do të zëvëndësoje Skënderbeun në Champions League.

Në asnjë rresht FSHF-ja nuk shpjegon nëse do të jetë një ndëshkim nga ana e saj për korçarët të cilët akuzohen për trukime ndeshjes.

Njoftimi i plotë i FSHF-së.

Vendimi i KAS të Lozanës për pezullimin e Skënderbeut për një vit nga UEFA Champions League, e ka detyruar UEFA-n, që të marrë një vendim për zëvendësimin e korçarëve me ekipin e Partizanit, i cili u rendit i dyti në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore. Ky vendim është marrë sot. Partizani do të luajë më datë 13 korrik për UEFA Campions League, kundër skuadrës hungareze të Ferencvaroshit.

Takimi i nesërm midis Slovan i Bratislavës dhe Partizanit do të zhvillohet, sipas parashikimit por thjesht për tifozët, pasi rezultati nuk ka asnjë vlerë. Slovan kalon në turin e ardhshëm UEFA Europa League, ndërsa Partizani, do të luajë në kompeticionin më të rëndësishëm eruropian, që është UEFA Champions League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje