Historia thriller: Kuksiani në Itali shtiret si i mbytur për të mos u martuar në Shqipëri

6 Korrik 2016, 13:38Politika TEMA

Një 26 vjeçar shqiptar i quajtur Xhevahir Gjuta, rezident prej disa vitesh në provincën e Grossetos në Itali, për 4 muaj rresht ka rezultuar i humbur për familjen e të afërmit e tij.

Gjatë një zhytje amatoriale, më datën 14 mars në thellësi të ujërave në komunën Punto Ala në provincën e Grosetos, shqiptari Xhevahir Gjuta, ka vendosur të zhdukë gjurmët e tij për të evituar një martesë të kombinuar nga familja që do të celebrohej më 15 prill.

Shqiptari ka preferuar të shtiret se është mbytur gjatë zhytjes, pasi nuk e dëshironte këtë martesë në Shqipëri.

Për 4 muaj rresht kanë rezultuar pa sukses kërkimet për gjetjen e trupit të shqiptarit në ujërat e Punto Alas e familjarët e të afërmit e tij ishin tashmë të bindur për vdekjen e Xhevahirit.

Një ditë më parë, Gjuta është prezantuar spontanisht në një komisariat policie në rajonin e Toskanës duke treguar të vërtetën e tij.

Shqiptari ka rrëfyer se pasi është shtirur si i mbytur duke braktisur makinën e veshjet e tij në vendin ku do të kryente zhytjen, është larguar pa dokumente në qytetin e Milanos, ku ka jetuar për 4 muaj rresht me qëllimin e nisjes së një jete të re.

Pa dokumente, pa kartë krediti, pa telefon, pa para, jeta e tij e re ishte e pamundur, gjë që e ka detyruar të prezantohet në komisariatin e policisë e të rrëfejë mes lotësh gjithçka.

5 komente në “Historia thriller: Kuksiani në Itali shtiret si i mbytur për të mos u martuar në Shqipëri”

  1. preshevali says:

    S’do të martohet në Shqipëri, dhe mandej bani theater pse martohen shqiparet me shkie.
    “Ara lyp pllugin, gruja burrin”

  2. Tirons says:

    Me siguri ka qen kuksian pederast ene ska dit si me vepru se e merrte vesh babloku ene kerrciste pushka masanej mes italis

    1. Pilo Lala says:

      Ky do jete vellai i atyre Gjutajve qe vune tritolin tek babai Saimir Tahirit.
      Qenkan rrace budallenjsh.
      Ai tjetri fryhej kot, se bente gjimnastike.
      Ky zhduket per te mos u martuar?

      1. romka i Buqes says:

        Mund te jete nga fisi i Mul Nokes

  3. arta says:

    Kjo eshte histori e 2013-tes jo e sotmja…
    http://shqiptariiitalise.com/itali/itali/kronike/grosseto-zhduket-ne-det-zhytesi-26-vjecar.html
    e djali u kthye ne shtepi po ate vit siç mund te kontrolloni edhe nga Facebook i tij https://www.facebook.com/gjuta?fref=ts

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje