PD replikon me Donald Lu: Vendet e rezervuara s'janë propozimi ynë, por i ndërkombëtarëve

7 Korrik 2016, 16:17Politika TEMA

Këtë herë Partia Demokratike nuk publikoi email-et e komunikimit me Ambasadën Amerikane, por deputeti Oerd Bylykbashi i dha një përgjigje indirekte ambasadorit amerikan, kur risolli në vëmendje se vendet e rezervuara nuk ishin propozim i opozitës.

“PD ka lëvizur nga propozimi i bërë nga OPDAT dhe EURALIUS dhe i pranuar nga ne që në shkurt, ai i vendeve të rezervuara. Një propozim qartazi i ndërkombëtarëve, sipas tyre, në përputhje të plotë me Komisionin e Venecias”, deklaroi Bylykbashi.

Opozita nuk e mbështeti modelin tjetër që ambasadori Lu përmend në letrën për deputetët, votën e vetme të transferueshme, që përshkruhet nga ambasadori si një prej modeleve që përmbush rekomandimin 88 të Venecias dhe që mbështetet nga mazhoranca.

“Është gjithashtu një formulë e ekspozuar ndaj korrupsionit politik, që do ta kthente votën e vetme të transferueshme në një votë të vetme të trafikueshme dhe unë besoj se kjo do të ishte një goditje thelbësore për besueshmërinë dhe pranueshmërinë e produktit të reformës në drejtësi”, nënvizoi Bylykbashi.

Por po kaq të ashpër e ka reagimin edhe Partia Socialiste për propozimin e ri të demokratëve, që i jep Gjykatës Kushtetuese rolin që ka në draftin zyrtar operacioni ndërkombëtar i monitorimit.

“E vetmja e re në propozimin e Bashës është fakti se Basha vetë kërkon të përzërë nga procesi i vetingut ndërkombëtarët, BE-në që është në krye të operacionit dhe SHBA-të që e monitorojnë atë”, deklaroi deputeti socialist Erion Braçe.

Sipas propozimit të opozitës, filtrimi i kandidaturave bëhet nga Gjykata Kushtetuese dhe vendoset me votë sekrete nga komisioni ad hoc, sepse, siç thotë PD, Komisioni i Venecias e ndalon që ndërkombëtarët të jenë vendimmarrës në procesin e vetingut.

1 komente në “PD replikon me Donald Lu: Vendet e rezervuara s’janë propozimi ynë, por i ndërkombëtarëve”

  1. shqipe says:

    PD parti manipolatoresh! Duan te bejne te zezen te bardhe sipas interesave te tyre. Te njejten loje qe bejn prej 25 vitesh ne shqip duan ta bejn edhe me amerikanet.
    Po Lu cfare eshte! ?nuk eshte nderkombetar!

    Kujtoni se do ti hidhni hi syve edhe amerikaneve?

    Keto jane vetem deliret e sali serbit. Realiteti i duket i manipulushem sali psikopatit sepse keshtu i thone psikozat qe Ka ne koke……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje