Bamir Topi: Palët duhet të votojnë reformën, ndryshi humbasim partnerët strategjik si SHBA

8 Korrik 2016, 18:59Politika TEMA

Nga Vlora kreu i FRD-së u ka bërë thirrje  deputeteve të parlamentit të votojnë reformën në drejtësi dhe te mos humbasin një partner strategjik sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“FRD do të jetë përherë në mbështetje të reformave të rëndësishme”, ka shtuar Topi.

Sakaq, ai foli edhe për turizmin.

Topi: I gëzohemi një turizmi që zgjat një muaj, një muaj e gjysmë me çmime që shkojnë në stratosferë se njeriu që është me hall, që ka investuar dhe tenton të marri brenda një muaji. Janë të gjitha paradokse që vijnë për shkak të mos respektimit të prioriteteve.

I fokusuar te turizmi, Topi ka theksuar se politikat qeveritare duhet të jenë afatgjata që ta bëjnë Shqipërinë konkurruese me vendet e rajonit, ndërsa në lidhje me kodin zgjedhor, tha se nuk favorizon partitë e vogla.

Topi: Ligji zgjedhor është ai që u ka dhënë mundësi këtyre partive jo vetëm që të ruajnë votat e veta por të fusin duart edhe tek votat e tjerëve. Kjo është arsye pse ne nuk kemi një përfaqësim real. Prandaj, ne themi që paralelisht me reformën në drejtësi duhej të ishte punuar edhe për reformën zgjedhore.

Bamir Topi ishte në Vlorë në një takim me strukturat e FRD-së në këtë qytet.

4 komente në “Bamir Topi: Palët duhet të votojnë reformën, ndryshi humbasim partnerët strategjik si SHBA”

  1. Reformatori dhe KLD says:

    Me falni padijen por ky Topi a eshte ish kryetari i KLD emerinet e te cilit detyruan berjen e reformes?

  2. alb.genocide-turkey 1385-1912 and continue... says:

    o Top turkoshaku e di sesa e rruajne USA per nje ”mik” shtet islamik me 90% muslims……………!!!!!

  3. Dialektika says:

    Bamir, mos bej lojen e Berishes. Partneriteti me SHBA e ka volosur interesi jetik i mireqenies se popullit shqiptar dhe nuk mund ta prishe vota JO e disa hajduteve ne parlament. Nuk eshte ne doren e Berishes, per fat te mire.

  4. vaso says:

    Ky eshte zoteria nr 0.Ne e mbajme USA apo ajo neve.Po te na leje, ku do na leje.Tek e fundit cdo na gjeje me keq akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje