14 shtetasit shqiptar, të arrestuar në operacionin ndërkombëtar të drogës, me emrin e koduar “Ballkan”, funksiononin në skemë piramidale të një grupi të strukturuar kriminal, me organizatorë, ndërmjetësues, financues dhe blerës.
Në bazë të hetimeve të Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezulton se, shtetasit Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri dhe Nuredin Nazëraj, kanë patur rolin e financuesit dhe të organizatorit të këtij aktiviteti për sigurimin e trafikimin e drogës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë, për llogari të interesave të grupeve kriminale, që operojnë brenda dhe jashtë vendit.
Në rolin e ndërmjetësuesit janë identifikuar shtetasit, Arben Prendi dhe Blerim Ukimeraj, ndërsa në rolin e blerësit dhe financuesit ishin të përfshirë Romeo Beqa, Viktor Behaj, Anest Koromani, Denis Sinameta (Land Lleshi), Lulzim Qorri, Gjolek Xhaferi, Robert Petoshati, Myqerem Çela, Fatos Muçi, raporton Klan.
Sipas Prokurorisë dhe Policisë, ky grup i financonte paratë në fushën e ndërtimit.
Jurgen Molla është bashkëpronar në firmën e ndërtimit “Molla shpk”, nën emrin e së cilës është ndërtuar një kompleks pallatesh në zonën midis Yzberishtit dhe Kasharit. Ky shtetas rezulton nga hetimi se ka pasur në përdorim vazhdimisht mjete luksoze, si automjete tip foristradë “Porch Cayen”, “Audi A6”, BME X6 etj.
Dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë janë marrë me kontrabandë nafte dhe trafik mjetesh motorike gjatë viteve të embargos së naftës, ndaj ish – Federatës Jugosllave, në bashkëpunim me shtetas të tjerë.
Në vitin 2009 ka filluar të merren me ndërtimin e pallateve, fillimisht në qytetin e Lezhës.
Pas vitit 2010, vëllezërit Molla janë shpërngulur në Tiranë, ku kanë filluar ndërtimin e një blloku pallatesh në zonën e Kasharit.
Dyshohet se kanë investuar në fushën e ndërtimeve mbi 10 milionë euro. Shtetasi Anest Koromani dyshohet se ka investuar para në pallatet që ndërton firma “Molla Sh.p.k”.
Shyqyri Kotorri është vëllai i Hikmet Kotorrit i vrarë në vitin 2013. Ka firmë ndërtimi “Kotorri-SL shpk” dhe “Hapësira X”. Shtetasi Shyqyr Kotorri ka qenë në kërkim nga drejtësia greke, për vepra penale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të krimit të organizuar.
Ka investuar në ndërtim mbi 6 milionë euro, kryesisht pallate të ndërtuara në rrugën e Elbasanit. Raportohet se po ndërton edhe në zonën e Freskut. Paratë dyshohet se i ka përfituar kryesisht nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Nuredin Nazëraj është i njohur në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ka qënë dhe më parë i arrestuar për këtë vepër penale.
Në vitin 2014, djali i tij ka kryer një vrasje në Vlorë për motive të dobëta. Është pronar i Hotel Delfini në Vlorë.
Hetimet zbuluan se aktiviteti i këtij grupi kriminal, me 30 të arrestuar e 25 persona të shpallur në kërkim, e ushtronte veprimtarinë e tij në Shqipëri, Maqedoni, Greqi, Bullgari e Kosovë.
leri pordhat se dhe une kam Audi 6 ……..kush ja ka dhene lejet per ndertim ktyre kete shiko ……kush ka qen prokurori i ceshtjes dhe gjykatsi qe i ka liru kete na thuj
Lerini cunat te punojne dhe te investojne,fundja nese kane shit mall e kane shit jashte Shqiprie,nuk jane as vrases,dhe as kriminele!Po pse bota ku jetojme nuk eshte pjese e kesaj historie,Kush mund te ma thote se ku shkojne tonelatat e kokaines,apo dhe e heroines qe kapen nga polcia!e kam fjalen neper Amerike apo vende te tjera,mos hidhet gje matane,apo shkaterrohet!asnje grame nuk shkon dem,pasi vete shteti e riciklon duke e futur ne treg me agjentet e saj,kush ma thote se cfare industrie zhvillohet neper Afganistan,Kolumbi,Irak apo Meksike dhe gjetke!pervec se kultivimi i drogave te forta,nderkohe qe Amerika ben propagande luftimin dhe kultivimin e drogave nga ana tjeter eshte perfituesja direkte e ketij biznesi fitimprures,vete amerikanet kane bere filma qe tregojne angazhimin e CIA-s midis klaneve mafioze per goditjen e grupeve rivale,dhe perfitimet ne miliarde dollare ne llogari te institucionit direkt.Po mos shkojme me larg si eshte e mundur qe Zvicra eshte nder vendet me mirqenie me te larte ne Evrope!nga i vjen kjo lloj mirqenie nga malet e larte,apo nga lopet laramane qe kullosin neper ato pak fusha pjellore qe ka!Si eshte e mundur qe nje vend ne mes te Evropes te jep mundesine e rujatjes se parave ne anonimacion te plote.
Prandaj nese doni qe edhe ai vend te kete zhvillim dhe te shkoje perkrah vendeve te tjera evropiane lerini dhe keta cunat te bejne punen e tyre,pasi me parate e droges qe fitojne neper bote po vijne dhe ti investojne ne vendin e tyre,nuk po them legalizojeni kete gje,por beni nje sy qorr,dhe veshin shurdh,se kjo pune nuk fillon sot dhe mbaron po sot,do vazhdoje pafundesisht per sa kohe qe do ekzistojme,por e ardhmja do jete e mjere per Shqiperine nese i ben shembull keta persona,nje shqiptar qe do beje te njejten gje neser,nuk do marri mundimin ti investoje parate me ne Shqiperi,por do gjeje nje vend ku nuk e burgosin sepse investon me para te “pista” dhe nese vazhdojme me kete llogjike,bankat zvicerane duhet te gjitha te mbyllen,dhe te sekuestrohen pasi nuk dihet origjina e parave.
Do te jepja shume te drejte,Po ti fusnim shiringen me heroine,vajzes tende,djalit tend apo gruas tende,dhe te na komentoje ketu pas 5 vjetesh qe ata te jene perdorues.Ti pse je ne angli nuk te paska mesuar asgje jeta me duket,vetem se te shkruash ENGLAND,edhe pse aty i urrejne shqiptaret qe shesin droge dhe vjedhin shtepite e tyre.Inteligjenca jote tregon nivelin e shkollimit tend,duhet te jesh nga ata qe hyte ne Angli me maune si kosovar,dhe keni nga 10 emra.Kur ti jeton nje jete te rreme per vete mos ju impono mendimin tend prej trurit sa nje lajthi te tjereve.Sipas teje gjithe Anglia eshte zhvilluar duke shitur droge,ashtu edhe Zvicerra.Nje pijaneci mund te ja blej nje birre apo ti jap nje cigare.Nje qelbesire qe shet droge,sipas teje te huajve se na paskan kujdesne shqiptareve dhe ju dhimbsemi,atyre pra DRUGDEALERES do ju jepja plumbin..Kur droga te kap token neser te merr frymen,por fshataret dhe injorantet shikojne betonet,tullat dhe X5,Po do te shikosh enderren tende shko ne Kolumbi dhe nuk jeton dot as 5 minuta,Nje kolumbi shqiptare ne ballkan do sillte dhe fundin tone si komb dhe copetimin nga fqinjet ne emer te vendosjes se rregullit.Nuk na dalen hallet tona po dhe fshataret qe mesuan internetin dhe komentojne me presh ne byth kishim mangut.FUTI 2 viza per vete dhe shkone gop te sat eme se nuk paska pjellur djale yt ate po paska bere mut.
… germoni se pa tjeter do dal dhe “djali” Sali Bishes … Zeni-Qumeshtori qe me baben e pret burgu.