Majko: Letra e Donald Lu, e paprecedentë. Rama nuk ka çfarë të negociojë më për reformën

8 Korrik 2016, 10:30Politika TEMA

Deputeti socialist e ka cilësuar si të paprecedentë letrën e ambasadorit Donald Lu duke thënë se Shqipëria aktualisht rrezikon të përfshihet në një spirale anti-perëndimore.

Ai shton se për kryeministrin Rama nuk ka mbetur se çfarë të negociojë lidhur me reformën në drejtësi.

Ja reagimi i plotë i Majkos:

Letra e djeshme e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ka sjellë një udhëkryq të pazakontë. Ajo është përgjigja ndaj saj.

Letra e Ambasadorit Lu është e paprecedentë për mënyrën se si politika amerikane vendos raportet me një cështje në pamje të jashtme si “cështje e brendëshmë” e një vendi.

Ka pak njerëz, por kaedhe në Partinë Demokratike që e kuptojnë “kodin” e saj. Kjo parti u krijua si aspiratë ndaj Perëndimit e shoqërisë shqiptare përpara 25 viteve. Ky është fakt.

Shqipëria aktualisht rrezikon të përfshihet në një spirale anti-perëndimore. Ky është një rrezik real. Askush nga ata që bëjnë sikur flitet për një “interes personal” të një ambasadori, me këtë që po ndodh, janë duke thënë të vërtetën. Eshtë e tepërt që letra e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shikohet e lidhur edhe me “refuzimin” e Edi Ramës për dialog. Ky i fundit, në këtë fazë të reformës, nuk ka cfarë “të negociojë” edhe po të dojë ta bëjë këtë.

E vërteta e vërtetë është se politika shqiptare nuk është vënë nën presion për të pranuar të “pamoralshmen” apo “kapjen e sistemit”. Arsyetimi se refuzimi i reformës së drejtësise është një akt sovraniteti është ironik. Edhe zhurma nën tavolinë për refuzimin e një “Euleksi” në Shqipëri nuk ka asnjë paralele për një vend anëtar të NATO-s. Reforma e drejtësisë do të preki vetëm “sovranitetin” e sistemit të korrupsionit në vend. Refuzimi i kësaj Reforme do të njollosi vendin dhe politikën e tij. Statusi ndërkombëtar i Shqipërisë dhe jo sovraniteti i saj është ai cfarë diskutohet me votimin ose jo të reformës në drejtësi.

Refuzimi i Reformës të Drejtësisë nuk do të jetë një akt ku “cudia më e madhe zgjat tre ditë!” Letra e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën të qartë se politika shqiptare është përgjegjëse për një vendim që shkon përtej një mandati katër vjecar për të cilin ajo është votuar.

Refuzimi i Reformës së Drejtësisë do të konsiderohet një akt frike i politikës. Historikisht kur politika dhe frika janë bërë bashkë ato e kanë izoluar Shqipërinë. Ata që kuptojnë, e dinë që letra e ambasadorit Lu, nuk ishte “letra e Lu-së”. Jo!

Shqipëria është shteti më i sabotuar në historinë europiane. Edhe për këtë arsye, ai është drejtuar nga interesat e politikanëve të cilët krijuan përshtypjen se shqiptarët i “lodh” miqësia më shumë se armiqësia… Kjo nuk është e vërtetë! Letra e Ambasadorit të vendit që ka qenë i gatshëm të bëjë luftëpër shqiptarët pohon pikërisht këtë fakt.

Në të tilla raste në historinë e cdo vendi ka “histori të pashkruajtura”. Po kujtoj dicka, i detyruar nga rrethanat. Gjatë Luftës së Kosovës, një politikan shqiptar u dekodifikua si bashkëpunëtor i një shërbimi inteligjent kundërshtar të “shkrirë”. Përballë mosbesimit tim bashkëfolësi i huaj me një të folur cinike më tha shkurt: “Nuk keni pse shfaqni mërzi për njerëz që nuk e meritojnë. Ata janë vec të mërzitshëm në mërzinë e tyre. Janë njerëz pa kohë! Nuk meritojnë asgjë!”…

Të kthesh kokën pas në momente të vështira është gabim. Por, kjo edhe ndodh kur ngjarjet përsëriten. Dikur student vendosa të përbuz! Përbuza politikën e vendit tim që drejtohej nga njerëz “pa kohë” që na udhëhiqnin drejt askundit! Kjo ndodhi përpara se të vinte dhjetori i vitit 1990.

21 korriku është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Politika duhet të vendoset në krah të interesave kombëtare të vendit. Shqiptarët inatin dhe zemrën i kanë njëlloj! Me votë politika duhet të zgjedhi midis të parës dhe të dytës. Abstenimi, në këtë rast, është “Kundra”. Udhëkryqet në histori përbuzin naivitetin dhe ata që bëjnë si të tillë. Refuzimi i udhëtimit drejt askundit është interesi ynë kombëtar. Në rrethana të ndryshme refuzimi i Perëndimit ka ndodhur edhe më parë nga Shqipëria. Ndaj sot, justifikimi nuk ekziston. Pohimi i vetëvetes është akt jo fjalë! Sigurisht.

10 komente në “Majko: Letra e Donald Lu, e paprecedentë. Rama nuk ka çfarë të negociojë më për reformën”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    “Mblithni bythen” boll perfituat ne kuriz te popullit per 25 vjet,duke shitur peralla demokracie !
    Votoni,ju garantoj se nuk ju gjen gje,ne qe nuk kemi perfituar,nga korupsioni etj, jetojme !

  2. te fala sandrit says:

    te gjithe ata deputete qe nuk do ta votojne apo do te abstenojne reformen do te futen ne listen e zeze te shba. Veprimi i pare ndaj tyre eshte refuzimi i vizave hyrese per ne shba…edhe ky nuk eshte nje hap dhe mesazh i vogel per popullin rrumpalle shqiptar qe ende pas 26 vitesh vazhdon te shohe salen ilir hajdutin apo corapekuqin mashtrues edvinin si perfaqesues te tyre. Me 21 korrik keta plehra duhet te shkojne kokeulur dhe te votojne reformen perndryshe jo vetem qe bien ne konflikt me shba dhe be por edhe me votuesit trushplare shqiptare qe i kane votuar te pasurohen me parate tona, te levizin bythen gjithe diten me makinat luksoze me parate tona, te kene portofolet me euro 100 apo 50 nga parate tona….Nese keta nuk e votojne atehere nje popull i civilizuar, per fat te keq jo ky i yni, i rrezon nga pushteti me demostrata dhe mosbindje civile keta plehra dhe kriminele.

  3. Dyrrahu says:

    Nuk e di pse Sali Berisha e shane Enver Hoxhen kur vet e imiton Enverin.
    Pyes: gjate25 vjeteve a ka mundur politika, institucionet dhe lideret shqiptare te tregojne se vertet e mbrojne integritetin dhe sovranitetin e vendit. Po te donin do te tregonin, por jo nuk tregojne sepse vjedhjet, tradhetite dhe miopesia nuk kane lejuar te tregohen sovran. Tani Sali Berisha eshte nje patriot deklarativ. Ky “patriotizem” i tij eshte nga frika e daljes para drejtesise se reformuar. Pra po mundohet te behet patriot per t’i shpetuar ligjit. As reformen nuk mund ta ndale, por as dhenjes se llogarise nuk mund t’i iken.

    1. Rimi says:

      Per ty ore Dyrrah:Te qe Enveri “diktator” siç e quajne sot fashizmi modern pasi te kishte tredhur Berishet(Lulin jo se eshte i tredhur)ai minimumi do te kishte tredhur se paku edhe dy kinezet e fundit “miq” qe deshkerdhyen keqazi kete vend se bashku me kryekrimin Berishe!Shqiperia kurr s’ka per tu bere me drejtesi derisa ne kete vend mungn populli i civilizuar !Kolonia qe lindi ne 90 “Bisht qeni lindi e keshtu do te shuhet e tera ,kuptohet e dhjerre por krenare per miqesine Shqiptaro-Kineze!A ka lajm me te gezueshem per nje popull kur e gjithe media e shkruar trumpeton me shkronja te medha qe z.Rama ka shkrenguar doren me Obamen!E ç’duhet reforma e drejtesise perpara ketij lajmi!

  4. Loni says:

    “Shqiperia eshte shteti me i sabotuar ne historine europiane”. Bravo Pandi. Kete sabotim po vijojne ta thellojne edhe Lulka e tutoret e tij. Fjala e perfaqesuasit te qeverise greke ne kongresin e PBDNJ (lexo: te te ashtuquajturve greke etnike) dhe vizita e Lulkes te Micotaqet a Bakojanet tregon se sabotimi po vazhdon.

  5. Fatmir Lohja says:

    E ke gabim.Shqiptaret duan drejtesiNuk duan tunele ne Adriatik.Nuk duan genjeshshtra,qe portin e Shengjinit e marrin kosovaret.

  6. Nuk mban me says:

    Popull frikacak couni digjeni vendin ta votojn reformen me dhun se po qe per kta ndyrsira qe kan siguruar nga 7breza as nuk e vrasin mendjen cou o popull frikacak qe shitesh me nji thes miell ene me nji pun roje kopshti

  7. Kush voton pro refomes I thote krimit JO says:

    Po nuk votuan reformen
    Do te thote qe krimi te mbijetoje apo jo z deputete ?
    Do te thote qe bota lodhen kot me keto lloj tipash
    Qe vetem dine te krijone lloj lloj partish per te krijuar sa me shume percarje krime dhe perfitime ne kurriz te Shqipetarve
    Ne Se nuk votoni Reformen ! Jashte nga Parlamenti
    Shkofshi ne djall te semes duke filluar nga kryetari qe eshte Kryetari i kryesise se Hajduteve
    Rinia e Universiteteve te Tiranes qe eshte e ardhmja e vendit tyre te ngrihet ne kembe dhe te mos
    Lejoje me asnje deputet te futet ne Parlament
    Nese reforma nuk votohet

  8. Qarri i zigurit says:

    Ky eshte njeri pa bosht, pa koke e pa bisht.
    Oportunist. Kerkon te haje ne cdo krah. Keshtu jane politikanet, po ky eshte i egzagjeruar

  9. edlira says:

    Te dy krahet politike pozite-opozite po bejne tani lojra fjalesh vetem e vetem per te mos ta miratuar Reformen ne drejtesi. Ujqerit tane politikane mjergull duan!

    Uroj qe USA tua fusin perfundimisht “te dyja kembet ne nje kepuce” si pozites,ashtu edhe opozites!!!
    Nga reforma perfiton Populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje