“PD nga vendet e rezervuara, kaloi tek vendet e blinduara. Nuk e kalojmë vijën e kuqe të vendosur nga SHBA e BE”

7 Korrik 2016, 18:14Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas propozimit të Partisë Demokratike për reformën në drejtësi.

Rama thotë se nuk mund të pranojë një kërkesë, ku përjashtohen ndërkombëtarët.

Sipas tij, nuk mund të kalohet vija e kuqe e vendosur nga SHBA dhe BE.

“E them me keqardhje që s’ka asgjë të re në propozimin që Partia Demokratike e quan formulë kompromisi!

Me keqardhje, po fare sinqerisht, sepse ne jemi gati për çdo kompromis që nuk deformon thelbin e Reformës në Drejtësi.

Por s’mund të pranojmë deformimin konsensual të thelbit të saj, që është garantimi i një procesi rigorozisht profesional e të pavarur nga partitë, për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të komisionit të vetingut të prokurorëve e gjykatësve.

Pa vetingun (skanimi i pasurisë, karrierës dhe aftësive të kujtdo që do të paguhet me taksat e shqiptarëve për të ushtruar detyrën e gjykatësit dhe prokurorit), kjo reformë s’ka asnjë vlerë.

Po ashtu, me një veting të bërë nga të zgjedhurit e partive e pa pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të këtij komisioni, përsëri kjo reformë s’ka asnjë vlerë.

Kjo s’është vetëm bindja jonë, por një vijë e kuqe që nuk e ka pikturuar peneli im, po e ka vënë Brukseli dhe Uashingtoni.

Dhe është e habitshme që Partia Demokratike vazhdon merret me gishtin, kur gishti tregon hënën!

Sepse kështu i bie që jo vetëm unë, po edhe Brukseli e Uashingtoni, nuk e duan reformën…

Në propozimin e ri, Partia Demokratike ka kaluar nga vendet e rezervuara tek vendet e blinduara(!) dhe jo vetëm kaq, po ky propozim anashkalon krejtësisht mekanizmin e monitoruesve ndërkombëtarë që për ne është kyç në procesin e skanimit. Por jo vetëm për ne, po edhe për BE e SHBA po ashtu.

Deri këtu konkluzioni është i thjeshtë: Ose këtë reformë historike në drejtësi e do vetëm Partia Demokratike dhe gjithë ne të tjerët, së bashku me Bashkimin Europian e Shtetet e Bashkuara, po e sabotojmë reformën sepse kemi frikë prej saj, ose pastaj një frikë e madhe nuk e lë Partinë Demokratike të bashkohet me shumicën e me aleatët strategjikë të Shqipërisë, për të votuar reformën dhe për t’i hapur rrugë një epoke të re për drejtësinë në shtetin tone”, thotë kryeministri Rama.

16 komente në ““PD nga vendet e rezervuara, kaloi tek vendet e blinduara. Nuk e kalojmë vijën e kuqe të vendosur nga SHBA e BE””

  1. Prudentino says:

    Ca u bo me kullen e stadiumit lale pa keto pune zgjidhen me vone.
    Thuaje or burri i dheut TANI me sa kate do behet kulla dhe thuaj emrin e partnerit privat qe do e financoje.

    1. niko says:

      Cfare kulle stadiumi thu ti mor lale? Kullen dhe stadiumin e ndertoi Sala me 2012 si dhurate tifozeve per 100 vjetorin e pavaresise.

    2. Pridentino Gomar me shkolle says:

      Prudentino do ti veme emrin kulles
      Meqe Qenke gomar me shkolle

  2. niko says:

    Pytje pa sarkazem dhe e sinqerte per mbeshtetesit e PD? Cila eshte arsyeja qe PD nuk pranon veting te bere nga SHBA dhe BE?

  3. Nardi says:

    Te gjithe e kane kuptuar se pd ose banda e shpellarit nuk mund te vene firmen e arrestimit te tyre. Eshte njesoj sikur ti thuash kriminelit: o kriminelo si thua a bejme nje ligj qe te arrestojme ty? Po si mundet shpellari sali me LYLLIN te bien dakord?

  4. lu li says:

    Po mos u merrni me me kto …..,po coni reformen ne kuvend se te gjithe keta qe bertasin do ta votojne ne resht per shume arsye e para se nje pjese e tyre e dine mire se si votuan,si jo do te japin llogari per krimet e bera,pjesa tjeter qe mundohet te fshihet pas gishtit,por qe dhe keta e dine ku kane shkelur kane frike se duke votuar kunder do te identifikohen dhe do te detyrojne sherbimet partnere qe te zbulojne me konkretisht se me cfare jane marre,sa pasuri kane,ku e kane etj. e tjere.Si perfundim reforma do miratohet dhe shqiptaret do fillojne te marrin fryme.

  5. ABC says:

    Ta them une qe e para eshte. Jo per gje po e tha dhe Lubonja. E e …ai analisti i madh.

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Duhet te jemi te pergjegjshem,keta deputet nuk mund ta votojne vetingun !
    Te gjithe ata qe deklarojne voten kunder,kane problem me drejtesine,nuk e justifikojne pasurine etj.
    Berisha deklaroi,kujdes me vetingun,Basha lexoj shkrimin e Berishes,si program te opozites,per konsensusin,duke perjashtuar nderkombetaret.
    Kjo opozite,pjesa berishjane,e ka te pamunder te shkel veten !

  7. :)) says:

    Po nuk votuan Reformen ,ATEHERE ,,,Gjith populli duhet te marr Masa ne CDO lloj Menyre ,,,QE TE GJITHE POLITIKANET TE CDO LLOJ PARTIE TI SHFAROSI ,,,SE DHE SHPRESEN E FUNDIT NUK PO NA E JAPIN DUKE PARE SHUME MIRE SI REAGOJNE NDERKOMBETARET ,,,O POPULL,,,21 KORRIKU ESHTE DITA E VERTETE E LIRISE ,,E KUPTONI ,,NUK KA AS GREKE AS SERBE,,POR ATO QE ZGJODHET JU,,,NUK DO JU LEJOJN TE JENI TE LIRE,,KULMIIIIIIII,,,,ZGJOHUNI DHE LUFTONI PER LIRINE QE MERITOJME,,,GOD BLESS ALBANIA

  8. eno says:

    ah more EDI…EDI,nuk ke faj ti po nje prilli i famshem.POR,me thuaj se kush e kerkoj kte date,ti apo likja??????????

  9. kolonizimi says:

    Po pse duhet te vene vija te kuqe te huajt? Po ne i kemi vene vija te kuqe be? Jemi shtet i pavarur apo koloni e dikujt???

    1. iBaba says:

      Per momentin jemi koloni e krimit te Salehut dhe horrave të tij!

      Sovranitet dmth, drejtesi per shqiptaret dhe e pamvarur nga politika, biznesi dhe media!

  10. MeteH says:

    Keshtu i do mushka drut.Mos u terhiq.SB do te thyej koken te muri madh:SHBA,BE

  11. Skifteri says:

    Zoti kryeminister….. Kur thua qe ” nuk e kalojme vijen e kuqe” me ben me shum dyshime edhe ti Qe gjithmone kam ardhur nga shume larg tet jap voten….. Ate Qe ti thua ” nuk e kalojm vijen e kuqe” do te thote, Qe Po tua mos kishte vene kembet ne nji kepuce UE dhe USA , do benit si tu donte qefi juve, o zot sa poshte kini rene si politike, per mua jeni njilloj, keni frike nga reforma ne drejtesi, jam shum kurioz te shof nga larg si do rjedhin ngjarjet mbas dates 21 korik

  12. Langaraqet e saliut po mundohen te mbulojne diellin me shoshe por gjithsesi Langaraqet skane Shpetim sepse duke qene te tille po marrin titullin qe se kishin meduar kurre se do te shkonin ne Origjinen e tyre te vertete LANGARAQE
    Binduni dhe pranojeni qe jeni LANGARAQE
    Se vetem keshtu mund te keni pak vlere pasi saliu i juaj vetem te tille donte dhe mbante pas Vetes
    Ne te gjith Shqipetaret e dime kete qyshkur salihi po vepronte me mesimet e enverit tij te dashur UDB
    Me vjen keq qe u katandiset keshtu
    Por gjithsesi vajtet tek Origjina juaj LANGARAQE
    Si thote Populli vajti haka tek haka DESHTAKE
    Mos shpresoni kot se ju jeni te mbaruar
    Shqipetaret duan drejtesine Euro-Americane
    Me perpjekjet e tua mund te genjeni ndonje
    Langaraq sic jeni vete
    Ne djall vafshi o dashnoret e sali UDB se

  13. Idrizi says:

    Sa na pelqen ne shqiptarve me qene skllever per te huajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje