Kush do të fitojë në 21 korrik, Lu apo Berisha?

8 Korrik 2016, 09:37Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Pas shumë e shumë ecejakesh në zyrën e Berishës, ambasadori Lu e ka ndarë mendjen se nuk mund ta sigurojë dot miratimin e Berishës për një reformë në drejtësi që do t’i vinte vëzhguesit ndërkombëtarë në rolin e arbitrit. Pavarsisht se ç’thonë apo ç’shkrujanë çdo ditë Rama, Basha, Xhafa, Bylykbashi e të tjerë, beteja e vërtetë në 21 korrik, ditën kur do të votohet në Kuvend për reformën në drejtësi, do të jetë ajo në distancë mes ambasadorit Lu e Berishës.

I pari është bërë zëdhënësi kryesor i trupit diplomatik në Tiranë dhe po bën një fushatë lobimi që të paktën 94 deputetë të votojnë draftin e miratuar në 14 qershor, i cili u jep vëzhguesve ndërkombëtarë një rol kryesor kryesor në procesin e spastrimit të drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar apo të paftë. Ndërsa i dyti, Berisha, do që këtë rol ta kenë përfaqësuesit e partive shqiptare.

Ai do që një komision me përbërje gjysëm nga opozita e gjysëm nga mazhoranca të përzgjedhë “spastruesit” e sistemit, dhe pastaj këta të fundit të votohen me 2/3 në Kuvend. Me fjalë të tjera, që të mos zgjidhen dot, në qoftë se nuk do Berisha…

Ndërkohë që ambasadori Lu po takon një nga një deputetë të opozitës, dhe duket se po ka sukses me disa prej tyre në përpjekjet për t’ua mbushur mendjen të votojnë për draftin e përkrahur nga kanceleritë perëndimore, mbetet mister qëndrimi që do të mbajnë deputetët e LSI-së.

Njëri prej tyre, Përparim Spahiu, ka deklaruar hapur se është kundër rolit kryesor të vëzhguesve ndërkombëtarë në spastrimin e drejtësisë. Nuk i dihet nëse deputetë të tjerë të LSI-së do të ndjekin shembullin e tij deri në 21 korrik. Ndërsa drejtuesit kryesorë të kësaj partie vazhdojnë t’i mëshojnë nevojës për konsensus, por pa theksuar nëse e kanë fjalën për konsensusin partiak apo për konsensusin individual e të paktën 94 deputetëve.

Me sa duket, beteja e 21 korrikut mes ambasadorit Lu e Bershës do të përcaktohet nga qendrimi i LSI-së, ashtu siç është përcaktuar beteja mes Ramës e Berishës në zgjedhjet e 2007-ës, 2009-ës, 2011-ës dhe 2013-ës. Për të mos thënë se LSI-ja do të jetë përcaktuese edhe në zgjedhjet e rradhës, në betejën mes Ramës e Berishës…

20 komente në “Kush do të fitojë në 21 korrik, Lu apo Berisha?”

  1. majlinda says:

    bejini nje pyetje Berishes Pse nuk e do reformen ne drejtesi te voohet dhe te jete nje drejtesi e pavarur , e drejte per te gjithe ? PSE ? sepse ky njeri ka bere shume krime, dhe do ta mbaj nen kontroll ata qe do te gjykojne, per te ruajtur vehten e tij dhe familjen, Kjo eshte ai nuk do drejtesi te kete ne kete vend, do kaos rremuje dhe lufte e zjarr ashtu eshte gatuar, dhe do perseri te vij ne pushtet, te vij ky plka i cmendur ne pushtet sot do te thote qe te bej nje Kore Veriu ne Ballkan, ate ben ky i lindur kriminel, Deputetet me te reformuar te PD-se duhet te mendohen mire nese nuk e japin ate vote ?!

    1. skraparlli jo si meta says:

      TAMAM, TAMAM, BETEJA ESHTE MES METES DHE DONALD LU. SEPSE 7 DEPUTETE TE OPOZITES I KA FUTUR DERI TANI NE XHEP LU-JA ME ATO KAFET QE PO PI ME TA. POR PROBLEMI ESHTE A DO T’IA DREDHE LIKJA. PO S’IA DRODHI S’KA C’TE BEJE BERISHA. PO IA DRODHI, META BEHET KRYEMINISTER PASTAJ.

      1. aleksander says:

        Jeni shume naive. Nje drejtesi e kontrolluar nga qeveria nuk eshte kercenim vetem per Berishen ose opoziten por per gjithe shoqerine qe te drejtat e shkeluar nga pushteti i kerkon ne gjykate. Nje gje mos e harroni kurre. Me e keqe se nje drejtesi e korruptuar eshte nje drejtesi e politizuar.

    2. Kujtim says:

      Akoma shkruani pè Berishen eshtw nje kermè qe duhet ta han SORAT eshte nje bajge qe duhet larguar se kundermon

  2. Kritiku says:

    Zaloshnjaaaaaaaaa! Kur do te mesosh qe te shkruash? Lexo shkrimin qe ke shkruajtur dhe nese i ke trute ne vend do te kuptosh se sa gabime ne mendime dhe ne te shkruajtur, ke bere.
    Ne rradhe te pare ky shkrim tregon qe ti as e ke kuptuar thelbin e te gjithe kesaj historie me drejtesine. Nuk e deshiron as Lu dhe as ndonje si puna e Lu-se, por eshte nje deshire shume e kerkuar ne keto 26 vjetet e fundit, nga vete shqiptaret. Nuk humb as Lu dhe as La-ja, por humb kohe populli shqiptar, or tunxh! Berishes nuk i intereson as ligji, por i intereson se cili trup gjykues do te jete ai qe do te merret me ndeshkimin e krimeve te tij dhe te familjes se tij.
    Ne rradhe te dyte ke shume gabime drejtshkrimore, qe te ben qe te shkosh edhe nje here ne shkolle dhe te mesosh se si shkruhet gjuha shqipe.
    Nuk shkruhet “ne 21 korrik”, por “me 21 korrik”, kur flitet data te percaktuara. Mesoje kete gje, nese nuk e di akoma.
    Ne rradhe te trete, ti thua qe beteja e 21 korrikut do te percaktohet nga qendrimi i LSI-se. Je ne vete ti kur shkruan te tilla gjepura? Edhe me votat e LSI-se, perseri nuk arrihet numeri i duhur, prej 94 votash, per te kaluar ligjin. Keshtu, qe duhen edhe disa vota nga opozita qe te arrihet ai numer.
    Mos shkruaj me, ore Zaloshnja, sepse nuk ia ke idene ketyre puneve. Jane pak te renda per trurin tend qe ti kuptosh.

  3. Nishan jari me quhet kari says:

    SERBI do fitoje se shumica e shqiptareve qihen ne sume ,si po bejne keto 26 vite.Shteti ndertohet ku ka njerez,jo kafshe qe udhehiqen nga bajraket e serbise.

  4. andromeda says:

    Në një vend ku injoranca është në mazhorancë, e sigurt që fiton kryebanditi Berisha. Ndaj ky vend ka mbetur përherë i pazhvilluar.

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk kemi te bejme me nje duel banal,Lu-Berisha,por me luften per rivendosjen e rendit demokratik ne Shqiperi,si gjithmon ne krye te kesaj beteje qendrojne SHBA !
    Berisha eshte demagog, perfaqsuesi i forcave regresive,mbrojtes I krimit dhe korupsionit.
    Lu ne kete rast nuk mund te krahasohet,apo duelizohet me nje vrases dhe kriminel .
    Fitorja I perket demokracise dhe jo Lu-s.

  6. EdscobarRamaMetaKUNDERreformes says:

    Saliu ka te drejte ti besohet nderkombetareve per vidjon e Like Hajdutit por jo per gjo tjaten.

    Kam frike se me shume nuk i interson reforma Hajduteve te Rilindjes Socialists se Kane me shume bandita se marre se bashku se Virozet LSI PD ….

  7. oldman says:

    Sikurse duket qarte, shkak per deshtimin e reformes nuk eshte kapja e drejtesise nga Rama, por kapja e aleatit dhe ortakut te Rames nga drejtesia. Sidoqofte, reformen qe pret miratimin ne Kuvend e kane miratuar BE dhe SHBA, te cilet kane dhene garanci per nje drejtesi te pakontrolluar nga politika. Ne nuk mund te pretendojme nje garanci me te vlefshme se kjo, nga horrat dhe banditet e politikes ne Shqiperi.
    Duhet kuptuar, qe kjo klase politike, bashke me larot qe lehin sipas karvanit perkates, duhet te spastrohen dhe shumica eshte per ne burg.
    Kush mund ta beje kete me mire se nderkombetaret? Ne, “me forcat tona”, e kemi deshmuar prej shekujsh, se nuk jemi akoma te zot per te ndertuar shtet. Cdo gje qe kemi arritur, ne Shqiperi, Kosove e kudo qe ndodhemi ne bote, e kemi vetem ne saje te qyteterimit perendimor,
    pra te shteteve Europiane dhe te Amerikes. Po nuk e kuptuam dhe pranuam kete realitet, nje zot e di nese do te kemi shanse te tjera.

  8. Selim Myrtja says:

    do te fitoi sali oe te futet ne burg

  9. andi says:

    likja nuk e dredh fare se kaloj shume kohe tani ne uashington e di vet ai qe eshte vetem ceshtje kohe pranaj do e votoje se sban

  10. Ferri says:

    Shba ka rrezu qeveri me tforta vetem per mosbindje dhe ka bo luftra duke sfidu superfuqi botrore dhe nuk po fut mrena nji serbomalok si sala nuk kuptoj nji gjo pse po vonon por qe do boet do boet skan nga ja mbajn po luhet dhe me reputacionin e shba kjo nuk eshte gje e mir

  11. Ermir says:

    Ore trapa nuk fiton donald lu e ka ne terezi , fitorja esht e shqiptareve ka ardhe koha te ndeshkohen politikanet kriminel..

    1. kunder te trasheve says:

      or ermir trapi, po fitoi donald lu, fitojme ne shqiptaret. edhe kaq pak nuk ta pret kaplloqja jote e sheshte?

  12. fiu piu says:

    Turpi dhe faqja e zeze e mbulofte kete polititiken tone, po pse valle kane kaq frike, dihet se supermafiozet me te medhenj kane frika se kane bere shume zullume, le ti paguajne se u majmen qafiret ne kurriz te ketij populli qe i vete prapa ngado qe shkelin keta ndyresira, vjen bota dhe ulet kembekryq sa te njeri sa te tjetri per tu mbush mendjen, po per cfare u lutet per te bere nje reforme ne drejtesi, merri o popull fatet ne dore, se po e le veten ne dore te ketyre mafizoeve do te kalojne dhe 25 vjet te tjera dhe ku jemi hicgjekundi. Banditet e ndyre.

  13. .Noci says:

    – NESE NUK KALON “REFORMA E DREJTESISE” … pra Berisha t’i shpetoje Drejtesise Verte, atehere:
    – SHQIPERIA DO IZOLOHET SEPSE NUK PRANON LIGJET DEMOKRATIKE: DREJTESIN E PAVARUR.
    – SHQIPERISE DO T’I HIQEN VIZAT dhe largim nga BE-ja dhe NATO – “IZOLIM TOTAL POLITIK-EKONOMIK”.

  14. koli says:

    Ka rrezik serbi vicidolit do I bej fresk norieges nburk.

  15. Koco says:

    Zoti Zaloshnja mendoj se nuk ke shkruar nje shkrim ku rezultati i fitores se votimit te 21 Janarit te dikte e kish per argument ato sondazhet dhe statistikat qe ju duket te kini perpiluar ne kete drejtim dhe se nga kryqezimi i tyre duhet te dale rezultati i pritshem i votimit gje qe juve nuk e kini bere . Atehere ne se une do ta parashikoja rezultatin e Votimit , do nisesha nga e njohura tek e pa njohura dhe e kerkuara . Ne qofte se Reforma kerkohet te votohet nga 90- 95 % e taksa paguesave shqiptare , atehere Reforma do duhet te votohet nga 126 deri ne 133 deputetë te ketij Parlamenti . Ne qofte se votohet ndryshe tregon se zgjedhjet jane te vjedhura , manipuluara , fallcifikuara dhe duhet te flaket tej parlamentit numuri i atyre palo deputeteve qe nuk shprehin e votojne vullnetin e popullit , por jane pjese e bandes se Krye Banditit Berishe e Bandes se ketij Oktopodi .

  16. Vaso says:

    VEJ bast,fiton SALA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje