Ambasadori amerikan Donald Lu u takua sot me deputetin e Partisë Demokratike, Astrit Veliaj në kuadër të takimeve që ai po zhvillon me disa deputetë të PD-së për të votuar Reformën në Drejtësi.
I kontaktuar nga panorama.al deputeti Veliaj tha se diskutuan me ambasadorin për çështjen e Reformës, por ai nuk i ka dhënë fjalën diplomatit amerikan se do ta votojë nëse PD dhe PS nuk bien dakord.
“Ishte një takim shumë miqësor. Unë ndava historitë e jetës sime me ambasadorin Lu, si një histori suksesi të një biznesi të ndershëm 25 vjeçar. Si shumë biznese të tjera të rëndësishme, ne kemi dhënë një kontribut të vyer për vendin”, tha Veliaj.
I pyetur lidhur me diskutimin e fundit për sistemin e Drejtësisë, ai tha se “ne folëm për Reformën në Drejtësi, por ambasadori nuk ma ka kërkuar votën. Duskutuam se si të gjendet konsensusi që drafti të kalojë me të gjitha votat e mundshme të partve në Parlament. i shpjegova ambasadorit se vota ime nuk është personale, por është votë partie. Unë jam unitar me Partinë Demokratike”, tha Veliaj.
Më herët ambasadori Lu është takuar edhe me Astrit Patozin dhe Majlinda Bregun.
ne fillim i paska ba reklam biznesit te vet pastaj thote sjam unitar jam me partin po normal se ajo partia te beri me biznese apo jo zoti veliaj
Ty si “biznesmen i suksesshem i shqiperise ala sali berisha’ duhet ta dish se nese nuk voton reformen nuk merr me vize per andej
te jete ky aq pill seme sa te kete vajt ne takim sa per tu tall me zotin lu..sma ha mendja,se sbesoj te jete ai tjetri aq i trashe.ky ka vajt e i ka treguar historine e jetes se vet..kishte shume interes amerika se shkenca e ketij:::))))uroj jo tia kete kerkuar po tia kete mar me zor voten per reformen..keta te pd po i bjen llogarite gabim.u izoluan nderkombetarisht,.nese reforma rrezohet ne kuvend shkohet ne zgjedhje te parakohshme.ps ishte duke humbur shume pike,sepse po qeveris jashtzakonisht keq po keta i dhane motiv i thane reformen,.likja seshte idiot te prishi relatat me te huajt se eshte politikan dhe e di se si luhet ne keto raste.ps lsi do futen bashk ne zgjedhje dhe pd rrezikon te humbas edhe ca nga ato vende qe ka.ajo reforme do behet se e kane ndare mendjen jashte e sdo perfillen aktoret brenda.ka regjizur.gjithsesi mendoj se puci behet ne 21.mbyllet aty muhabeti i reformes.uroj qe ministrat e pare te korrrupsionit qe do denohen te jene keta aktualet qe ti vihet gishti kokes pastaj