Nuk ishte finalja ku Pogba duhej të shpërthente e madje as Europiani i futbollit në të cilin talenti më i madh i viteve të fundit duhet të linte shenjën pas oshilacioneve në turneun spektakolar të kësaj vere.
Me përcaktimin e Portugalisë kampione të kontinentit, mbeten tashmë faktet dhe te Franca është koha e bilanceve duke nisur nga mesfushori me ngjyrë i “gjelave”.
”Oktapodi Pol” siç u pagëzua nga mediat, nuk i shtriu dot asnjëherë tentakulat në fushën e lojës, duke u limituar në ndeshje mesatare.
Nëse nuk do të ishte për ulërimat e tij ndaj shokëve të skuadrës në pjesën e dytë, ndoshta Pogba nuk do kishte fituar asnjëherë vëmendjen e kamerave, çka praktikisht e mban në kufirin e një dështimi 120 milionë euro, aq sa kërkon të paguajë Manchester United.
Pogba u duk i çoroditur nga ana taktike dhe jo më kot meritoi faturën e tij të fajit pas finales, nga trajneri Deshamp.
Talenti e nisi Europianin si mesfushor i djathtë me Rumaninë, por ndryshoi rol kur Deshamp provoi skema të tjera.
Por pavarësisht të gjithave, turneu i tij mbetet një hije dhe asnjëherë në vlerën e merkatos së çmendur dhe të pajustifikuar të futbollit.
Nuk e kerkon kombetarja e anglise por ekipi i machesterit. ndeshjet e klubeve jane 100% te ndryshme nga ato te kombetareve. nuk mund te vleresosh ecurine e nje lojtari me 4-5 ndeshje ne nje kompeticion pasi pozicioni qe nje lojtar luan ne kombetare mund te jete i ndryshem nga ai ne klub pa permendur skemat e ndryshme dhe perberjet e ekipeve. Argjentina dhe Messi deshtuan dy here rresht perballe Kilit ne finalen e Copa America, mos ndoshta dhe Messi eshte i mbivleresuar?