Eder është heroi i Portugalisë në këtë triumf historik me golin e tij në minutën e 108-të.
Sulmuesi i Portugalisë shënoi një super gol nga distanca që i dha fitoren kombëtares së tij.
Pas ndeshjes Eder u shpreh se është një nga momentet që nuk do ta harrojë kurrë në karierën e tij.
Gjithashtu ai përmendi dhe faktin se Kristiano Ronaldo e kishte parandjerë që ai do shënonte golin e fitores.
“Kjo fitore është rezultati i të gjithë punës që bëmë këtu. Është fantastike. Jemi të gjithë të lumtur. Që nga dita e parë e grumbullimit, e ndjeja që Fernando Santos kishte besim te aftësitë e mia. Kishte besim te unë.
Ronaldo më tha se do të isha unë që do të shënoja golin e fitores, ashtu si edhe kolegë të tjerë. Kjo më dha forcë dhe energji. Ky ishte një gol për të cilin kisha punuar shumë dhe që ia kushtoj popullit portugez që e meriton” tha Eder