Luiza Gega është një emër që pakëkush e njihte deri pak ditë më parë, kur ajo u shpall nënkampione e Europës në Holandë.
Tashmë emri i saj është bërë objekt debatesh të shumta.
Kjo, për faktin e thjeshtë se sportistët nuk vlerësohen në Shqipëri, ose vlerësohen me standarte të ndryshme.
Kështu, nëse futbollistët e Kombëtares u shpërblyen me 1 milion euro, edhe pse nuk e kaluan grupin, dhe iu bë një pritje shtetërore, me Luizën kjo gjë nuk ndodhi.
Ajo nuk mori shpërblim dhe nuk doli ta priste askush, përveç disa dhjetra qytetarëve.
Luiza pritet të përfaqësojë e vetme Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Rios, që zhvillohen në gusht, por ka një problem.
Atletja nuk ka ku të stërvitet në Tiranë, pasi edhe një piste që ishte, ajo e “Qemal Stafës”, tani nuk ekziston më.
Tashmë ajo është e detyruar të stërvitet në Korçë, ndërsa trajneri i Gegës, Taulant Stermasi, i ka blerë vetë pengesat për garën e vrapimit.
Ai thotë se Gega të udhëtojë drejt Rios pa një fizioterapist, pa një nutriocionist dhe pa masazhator, diçka e paimagjinueshme për emrat e mëdhenj dhe shprehet i zhgënjyer që ajo nuk vlerësohet nga shteti, njësoj siç ndodhi me futbollistët e Kombëtares.
Te lumt moj çupë
Rama e perdor arken e shtetit si te ishte kasa e Kristaq Rames ,…..ah jojo e Haxhi Qamilit!!
Te vije Keti ne Amerike te stervitet
Diaspora ta financoje kete vajze te arte,qe po nderon kombin
Ik o rrit cari bej naj leke e leri idiotsite…diaspora bahahaha
Te lumte Luiza! Bravo! Nderove veten, familjen dhe ne si komb! Falemnderit nga zemra!
SIGURISHT QE SHTETI MUND TE BEJE ME SHUME,,POR ME SKANDALOZE JANE FIRMAT PRIVATE QE NE VENDETET E TJERA DO BENIN GARE QE TA MBULONIN ME LEK KETE SPORTISTE .EDHE DICKA TJETER KETU KONTRAT JANE INDIVIDUALE DHE FAMA ESHTE INDIVIDUALE ,PRANDAJ DHE SHTETI O TA FUSI NE POLICI OSE USHTRI KETE GOCE QE TE KETE NJE RROGE TE SIGURT(JU SIGUROJ QE NUK ESHTE STIL KOMUNISTE) OSE SPONSOR PRIVATE…QE NGA DIXHIDALB E BIRRA KORCA .
Që ditĕn që fitoi Luiza bĕra thirrje në koment por u fshi sepse ishte një koment jo i pĕrshtatĕshëm,nuk kishte sharje por vetëm njĕ thirrje shtetit dhe biznesit.Praktikish sot Luiza ështĕ sportistja më e mirë në Shqipëri, është një sportiste e nivelit botëror.Por injoranca jonë nuk ka kufij.Mendoni se çfarë bën bota pĕr yjet,të gjithë sportistĕt e sporteve që nuk kanë të ardhura sponsorizohen nga shteti ,punojnë për shtetin ,në ushtri ,polici.Por kjo mund tĕ krijojë tĕ ardhura edhe pa shtetin ,mjafton që media dhe biznesi të kuptojnë vlerën e madhe që ka një publicitet i Luizës,për ato që vesh, pĕr ujin që pi,për ushqimet që ha……nuk kanë fund….Mjafton të kopjoni zotërinj ,jo të krijoni sepse kjo ĕshtë e vĕshtirë për trurin e pakulturuar…
Bravo Gega. Je krenaria jone. Do te doja qe cdo mesazh qe leshohet per ty, te kthehej ne nje shperblim edhe financiar. Shteti duhet te te RESPEKTOJE sic duhet dhe sic e meriton vertete.
Argjendit te Europes i uroj fitoren e merituar dhe suksese me tej .
Miqesisht,ik,vajze,nga shqiperia…..!!
Shpeto veten dhe merr shperblimin e merituar….Cdo shtet,edhe me te fuqishmit e botes,SHBA,Angli,Gjermani etj di te vleresonin maksimalisht,materialisht dhe moralisht.
Ik,vajze,shpeto sa je ne maje te suksesit.
Edhe njehere,Urime !
Luiza dhe Izmir Smajlaj( atlet i kercimeve rekormen) duhet te ikin urgjentisht nga ky vend mosmirenjohes.
Perse duhet te ikin;-ketu sportistet shfrytezohen vetem per show. Askush nuk don te dije si jetojne si sterviten cfare hallesh e cfare problemesh kane .
Po ju permend vetem disa fakte nga jeta e Smajlajt , por besoj qe edhe Luiza i ka te tilla. Me rikonstruksionin e stadiumit Loro Borici, kampioni dhe rekordmeni Izmir Smajlaj me trajnierin e tij, ne mungese te nje psite atletike , stervitren ne pedonalen me plllaka betoni , tek Ura e vjeter e Bunes .
Me shpenzimet e babait te tij ai stervitet here pas here ne qytetin e ivarit , ne Mal te Zi.
Vitaminat e blen me oparate e babait, trajimet dhe reabilitimet mjeksore me shpenzimet e familjes. Edhe pse ka mbaruara studimet e larta Edukate Fizike, nuk gjendet dot nje vend pune si mesues Fizkulture per Smajlan. Megjithese the rekordet kombetrare se gjati dhe tre hapesh me mundin dhe stervitjen ne kushte te tilla, duke fituara te drejten per te qene pjesmarres ne olimpiade ne Brazil, federate e nderuar i thote qe do te shkoje , por jo me trajnierin e tij Vidan Tufi, qe e ka servite prej sa e sa vitesh, por me nje trajnier tiranas !!!!!!
ùE pra nuk besoj se eshte trajtuar me mire Luiza Gega, ndaj do ju lutesh qe te ikni nje ore e me pare nga ky vend, te shkoni atje ku ju kane lutur dhe vazhdojne t’ju lusin, pasi karriera sportive ka nje limit moshe ndaj dhe ju tia shihnit hajrin atyre viteve per ate cfare keni mundesi te jepni.
Shteti nuk ka kohe te merret me ju ka halle se ku ti shpenzoje milionet e eurove per komfortin e zyrave te tyre…
Korajo … na duhet pasion dhe jo pra te flliqura te politikaneve !
nuk deshiroja gje tjeter vetem te ndigjoja komentusin amerikan !
Dje shkova nje koment , pse nuk e botuat ??!!
Nuk kiste sharje, nuk kishte fyerje dhe as denigrim te ndonje personi apo grupi etnik
Ju faleminderit .