LETRA/ Drejtori i Burgjeve jep dorëheqjen, i çon kërkesën Ylli Manjanit

15 Korrik 2016, 11:55Kronika TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ka dhënë dorëheqje nga detyra. Ai i është drejtuar me një leter ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, duke i parashtruar arsyet e kërkesës për dorëheqje nga detyra.

Letra drejtuar ministrit Manjani:

“I Nderuar Zoti Ministër, Me Urdhrin e Kryeministrit të Shqipërisë Nr. 149 datë 03.10.2013 jam emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Duke marrë në konsideratë situatën e sistemit të burgjeve shqiptare dhe rëndësinë si institucion i veçantë i sigurisë kombëtare, u angazhova maksimalisht për kryerjen me përgjegjshmëri të lartë të detyrave funksionale në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Gjatë periudhës që kam ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve janë ndërmarrë një sërë reformash dhe iniciativa të rëndësishme, të cilat kanë synuar zbatimin e ligjshmërisë në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, si dhe transformimin e sistemit të burgjeve në një mundësi rehabilitimi për personat me liri të kufizuar.

Prioritet i është dhënë forcimit të masave antikorrupsion, kur për herë të parë përgjatë viteve 2013-2016 u vunë në zbatim masa specifike për parandalimin e korrupsionit në sistemin e burgjeve, kontrollin dhe monitorimin e praktikave të dhënies së lejeve shpërblyese dhe të veçanta për personat me liri të kufizuar, si dhe forcimin e mekanizmit të kërkesë ankesës në bashkëpunim të ngushtë edhe me aktorë të jashtëm.

Gjithashtu, gjatë viteve që kam ushtruar këtë funksion publik, jam përkushtuar për ndryshimin e filozofisë së menaxhimit të sistemit të burgjeve, nëpërmjet vënies në funksion të metodologjive bashkëkohore për administrimin e sigurisë në institucionet penitenciare, regjimin ditor të personave me liri të kufizuar, vlerësimin e performancës individuale të stafit si dhe të institucioneve, duke vendosur baza të rëndësishme për organizimin dhe funksionimin në nivel qendror dhe lokal.

Duke e konsideruar të pamundur ushtrimin e kësaj detyre në vijim, për shkak të arsyeve personale dhe familjare, ju paraqes dorëheqjen time nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.”

6 komente në “LETRA/ Drejtori i Burgjeve jep dorëheqjen, i çon kërkesën Ylli Manjanit”

  1. Taras says:

    Trafikant I Rinasit..

  2. jani says:

    nen drejtori i burgjeve qe u arrestua eshte mik i ngushte i like floririt (bllokut) dhe likja nuk ja fal kete dem drejtorit te pergjitheshem . likja dhe berisha jane e keqe e madhe o njerez , na e moren frymen 25 vjet.

  3. Ani says:

    Korrekt dhe shembull profesionalizmi, gjynah.

  4. Andi says:

    Nga drejtuesit me te mire we kam njohur ne polici.

    1. sdf says:

      Clesh drejtuesi ka qen ne polici ai? Me pameca ka punuar tere kohen perkthyes ?

  5. Andi says:

    Nga punonjesit me te afte te policise Shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje