Numrat: Kush qeveris deri në zgjedhje dhe a mund të rrëzohet Rama?

18 Korrik 2016, 09:30Politika TEMA

Pas deklaratës së djeshme të Ilir Metës për qeveri teknike, tashmë kanë filluar të bëhen llogaritë nëse kjo gjë do të ndodhë, apo Edi Rama do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme me një qeveri të drejtuar nga ai.

Aktualisht Partia Socialiste ka 59 deputetë të sigurt në votën e tyre.

Partia Drejtësi Unitet dhe Integrim e Shpëtim Idrizit me pesë deputetë është me PS-në, shkruan Panorama, që ka bërë një analizë të situatës.

PS dhe PDIU shkojnë në 64 vota.

Por në lojë janë votat e tre deputetëve të pavarur nga Partia Socialiste.

Ben Blushi, Mimoza Hafizi dhe Vangjel Kosta, i sapolarguar nga Grupi Parlamentar Socialist, kanë qenë kritikët më të mëdhenj të qeverisë.

Bazuar në qëndrimet e tyre ndaj kryeministrit dhe ministrave të tij, vota e tyre merr një peshë të madhe në votimin e qeverisë.

Gjithashtu, nëse tre deputetët e pavarur të dalë nga PS do të votojnë njëlloj si Grupi Parlamentar,

Kryeministrit Rama do t’i duhen edhe votat e pesë deputetëve që janë pa Grup Parlamentar, si Armando Prenga, Mirela Ferracaku, Nard Ndoka, Tom Doshi dhe Vangjel Dule.

Tom Doshi në votimet e fundit ka qenë votë pro maxhorancës. Ndërsa Vangjel Dule duket se është më i afruar me Ramën se më parë, kur të dy kanë shkëmbyer përfaqësim në aktivitetet e ndërsjellta partiake.

Edhe deputetja Ferracaku ka votuar njëlloj si dhe Grupi Parlamentar Socialist. Nard Ndoka me qëndrimin e mbajtur dje duket se mund të jetë më afër qeverisë.

Masa e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” e lejon deputetin Armando Prenga që të marrë pjesë në votimin për qeverinë.

Me këto vota, Rama do të mund të mund t’i rezistonte një qeverie teknike dh eta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme, me qeverinë e drejtuar nga ai.

7 komente në “Numrat: Kush qeveris deri në zgjedhje dhe a mund të rrëzohet Rama?”

  1. fisheku says:

    Kjo “martese” e detyrueshme per te shporrur ata qe per vite me rradhe e shthuren Shqiperine dhe po e kthenin ne nje vend demokratik sipas receptit Erdogan APO Putin, tashme po merr fund. Gruaja e pandershme(LSI) u tolerua dhe po i kthehet lojes se meparshme se ate di te beje me se mire nderrimin e partnereve. Nje dicka eshte e qarte dhe kete e dine gjithe shqiptaret. Zoti Rama nuk ka pse te trembet nga zgjedhjet e parakohshme dhe nga loja e piste e Metes. Meta po tallet serish me shqiptaret. Jam i bindur se shqiptaret e Duan reformen drejtesise flas per shumicen dhe ata qe kane frike dhe i kane duart e lyera me gjakun e shqiptareve nga kjo reforme do te terhiqen.

  2. Vdekje e sali berishes says:

    Koka e krimit ne shqiperi eshte saliu dhe ilir muti ,edi rama eshte ushtari i tyre. C’fare reforme prisni! Kriminelat nuk duan drejtesi.

  3. SHQIPTARI says:

    ME NE FUND DOLI HAPU KRYEKRIMINELI ILIR META.MENDOJ SE SALI KRIMINELI TE PAKTEN E DIME QE ESHTE ANTIKOMBETARI,KRIMINELI ME I MADH NE HISTORINE E SHQIPERISE.ILIR META ESHTE ME I RREZIKSHEM SE SALI BERISHA PASI ME MAKUTERINE E TIJ DHE ME TE ASHTUQUAJTUR DEPUTETE -ME QE RA FLAJA KRYEHAJVANIN DHE TE POSHTRIN PETRIT VASILIN-AI MBAN PENG CDO PARTI.SHKURT DUHET TE ZHDUKEN NGA FAQJA E DHEUT KETA ANTIKOMBETARE,ANTIKOMBETARE KRYEKRIMINELA QE MBAJNE PENG SHQIPERINE PER 25 VJET ME RADHE DUKE U MAJMUR NE KURRIZIN E SHQIPTAREVE KUDO QE JANE.MALLKIM ,URREJTJE DHE NEVERI TE THELLE PER KETA PALACO.KETA NUK DUHEN TE JENE ME NE POLITIKE,POPULLI DUHET TE NGRIHET DHE TI SHPORRE PERFUNDIMISHT BASHKE ME SOJIN E TYRE DHE TI TERHEQE ZVARRE!!!

  4. liliomthi says:

    Doli shume hapur zotnia 420, e pate fytyren si ishte bronx e kane zene frika, jane te lyer, po ne si popull cfare bejme kur cdo gje e kemi futuar dhe po e fitojme me gjak dhe sakrifica, ketyre u hapen dyert sa shfaqen, kurse populli ropatet sa andej ketej, per nje analize e te thjeshte ne lagje te thone nuk e kemi kete reagent, kurse keta ose ne klinika private oase jashte shtetit, e shikoni cfare behet, t’u japim dermen ketyre qelbesirave, mjaft i duruam, ti shporrim,qenka reforma ne duart e ketyre, por jo nuk ka vdek ky popull, boll 25 vjet. Erdhi ngaq hici dhe eshte bere ky dhe shoket e tij milionera.

  5. Hakmarrja e Popullit says:

    LSI-JA si prostituta qe i nderon burrat me ore ,prandaj do zhdukur kjo farre e keqe ne kete vend

  6. D.k.k.v. says:

    EDI, pastroi plerat pa merak se te gjith ne jemi me ty. Qellofsh.

  7. DENIM KRIMINELEVE says:

    DUHET ZHDUKUR AJO KURVA LSI JA QE KALON GARTH ME GARTH. QE TE VENDOSET DREJTESIA NE SHQIPERI. TE ZHDUKEN PLERAT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje