PD zyrtare ka vendosur të sakrifikojë opozitën

18 Korrik 2016, 22:53Politika TEMA

Nga Afrim Krasniqi

Problematika e tanishme e raporteve midis PD dhe SHBA ka pak te përbashkëta me situatën post zgjedhje 1996. Atëherë behej fjale për kontrollin e pushtetit pra për interes dukshëm politik dhe demokratet refuzuan palën amerikane ne negociata pa ditur pasojat qe do te vinin. Ata besonin se kishin ne krah shumicën e votuesve dhe shumicën e qeverive perëndimore ne BE. Me 2016 jemi ne situate tjetër. Interesi politik i PD duhej te ishte forcimi i raporteve me BE e. SHBA si dhe realizimi sa me pare i reformës ne drejtësi.

Por PD nuk po mendon dhe as po vepron politikisht. Ligjërimi dhe ofertat e saj shpeshherë janë te kundërta me programin politik dhe interesat strategjike te opozitës ne një vend si Shqipëria. Interesi politik është dominuar nga interesi klientelist, nevojat personale te disa individëve për imunitet politik personal e familjar nga hetimet e mundshme për korrupsion si dhe interesi klientelist për te ruajtur te paprekur sistemin oligarkik qe financon e dominon partitë, zgjedhjet dhe vendimmarrjen politike.

Ka një koalicion informal midis pjesës se korruptuar tek secila nga tri partitë politike kryesore për te parandaluar reformën ne elementin me thelbësor te saj, krijimin e sistemit te hetimit jashtë partive politike dhe me rol ndërkombëtar. Ka një shumice liberale ne PD dhe opozitën ne Shqipëri qe mendon ndryshe dhe qe flet për identitet, reformim dhe partneritet me perëndimin, por kjo shumice nuk ka mekanizëm shprehjeje, nuk pyetet, nuk voton.

Një referendum ne parti do te kishte vendimmarrje tjetër nga ajo qe vjen nga ish kabineti qeveritar qe aktualisht dominon vendimmarrje ne PD. Ne dallim nga 1996 PD i njeh pasojat politike mund te vijnë nga distancimi i SHBA dhe BE dhe ne një fare mënyre ka pranuar te merret peng nga një pakice interesash ne krye te saj. Ajo me vetëdije ka pranuar që ti japë palës tjetër politike një dhuratë të pamerituar, – partneritetin politik me Perëndimin, një ironi e fatit në kushtet kur kauza e dekriminalizimit i hapi shtegun opozitarëve të forconte partneritetin parimor Perëndimor dhe të reduktonte mbështetjen ndërkombëtare për koalicionin ekonomik të mazhorancës!

Edhe njëherë nuk kemi vendimmarrje nga institucionet partiake, por nga liderit partiak, – një tregues i sistemit të përmbysur të meritës, konkurrencës dhe cilësisë së demokracisë përfaqësuese.

Për më tepër, ngaqe interesat klienteliste dominojnë interesat politike te institucionit te opozitës ne Shqipëri gabimisht PD zyrtare ka vendosur te sakrifikoje opozitën edhe një mandat tjetër duke ruajtur de facto status quo-n aktuale, duke shpresuar vetëm ne aleanca informale dhe duke i mbetur besnike tezes se tek ne një parti vjen ne pushtet kur elektorati lodhet me palën tjetër.

11 komente në “PD zyrtare ka vendosur të sakrifikojë opozitën”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nje mandat eshte normale,mbas nje keq qeverisje,por rrezikon te humbas me shume se gjysmen e elektoratit .
    Gjysma e deputeteve te PD-s te, pergatiten per te lene vendet ne parlament !

  2. Tani says:

    2B-te dhe frrok cupi pas edhe hajde te beje hajer kyn komb,fytyra te peshtira…

  3. Dyrrahu says:

    Anetaresia dhe elektorati i demokrateve duhet ta pres te merkuren ne oren 24, nese deri ne tate dite e ate kohe nuk e japin pelqimin Berisha e Basha atehere po ata anetare dhe ai elektorat, me flamujte e PD-se te dalin te enjeten para Kuvendit dhe te kerkojne reformen.
    Ndryshe nuk ben sepse PD te tille me nuk do kete.

  4. Oflala says:

    Fuck pd komuniste. ..

  5. HAJDUTI says:

    e si mund te besh shtet me keta subasha kokrra muslimanosh…shkoni e mbylluni me shokun tuaj Erdugan

  6. Shqipe says:

    Kur shikon këtë manipulues te llahtarshem shqipfoles, por edhe te dokumentave te institucioneve europiane(EUROPOL-it, Komisionit te Venecias), habitesh se si “standardet” e hipokrizizë te ketij ”mostre” nuk paskan kufi…….. . Edhe ”diktatori me i eger i Europes” duket amator ne kete ”art i piset”, krahasuar me kete ”manjak paranojak dhe delenxhi”, i cili eshte edhe ”shqiptari(?)”-MË ANTISHQIPTAR I TË GJITHA KOHËRAVE.

    Per ata qe skane as sy, as veshe dhe as tru:

    -Së pari, njeriu që u përdor si “mishi i dhisë” në lëvizjen studentore dhe më pas në partine demokratike, u kthye më pas në “ustai i mishit të dhise” në demokracinë shqiptare, ka një ngjashmëri të çuditëshme me personazhin më negativ të Charles Dickens-it në novelën e tij David Copperfield(1849)-Uriah Heep, të cilin “mishi i dhisë” duhet ta këtë lexuar, si tifoz i letërsisë që prezantohet sa herë ka rast.

    Uriah Heep – Është Arkitipi i hipokritit, fillimisht një njeri i përkushtuar deri në pështirosje, si sekretari i Z.Wickfield dhe dalë nga dalë ortak i tij, ai gradualisht zbulon karakterin e tij të dobet dhe të dyfishtë të një njeriu të paskrupullt, arrogant dhe shpirtzi, deri sa mbasi falsifikon dokumentat, përvetëson pasurinë e tij dhe familjes së tij. Përfundimi? Shumë i thjeshtë. Mbasi zbulohen fallsifikimet, ai përfundon në burg.

    -Së dyti këtu është me vend referimi tek një pasazh nga nga fjalimi i Fan Nolit për moralin dhe patriotizmin, në Parlamentin e Shqipërisë(1923):

    Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

    Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar te shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtore të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

    -Së treti, me “bëmat” e tij, “qëni që të ha tinës”, justifikon edhe përcaktimin e Fan Nolit(1924), dhe eshte perfaqesuesi tipik i pjeses me te padenje te asaj krahine, sikurse ndodh ne çdo krahine tjeter :
    A të duhen sharlatanë,
    Që të lëpihen në çdo anë,
    Që të përçajnë vatanë,
    Ke sa të duash Tropojanë.

    Noli kete percaktim nuk e ka per te gjithe tropojanet(por vetem per bastardet), mbasi ai ka shkruar edhe Elegji per Tropojanin Bajram Curri, Dragoin e Dragobise-trim tribun i vegjelise, qe u vra nga forcat zogiste dhe agjentet serbe te prire nga Ceno beg Kryeziu, ne vitin 1925 ne Dragobi.

    Litari po mblidhet, ngadale-ngadale por pa ndaluar. Drejtesia vonon por nuk harron. Minjte po dalin nga “galeria”. I uroj “mareshallit antishqiptar” te jetoje sa me gjate qe te provoje 313.

  7. Shqupi says:

    Kur shikon keto fytyra, këta manipulues te llahtarshem shqipfoles, por edhe te dokumentave te institucioneve amerikane dhe europiane, habitesh se si “standardet” e hipokrizizë te Lulezim Bashes, ketij Robert Çamçakezi qe vjen verdalle neper ”kantjere”(personazh i filmit ”Harizonte te Hapura” te realizmit socialist), kesaj pjelle deshtake te nje ”mostre” si Mareshalli -”qenit qe te ha tines”, ketij ”manjaku paranojak dhe delenxhi”, i cili eshte edhe ”shqiptari(?)”-MË ANTISHQIPTAR I TË GJITHA KOHËRAVE, nuk paskan kufi………

    Kur historia nuk njihet, ajo perseritet. Vini re ngjashmerine, jo vetem vizive:

    -Enver Hoxha thoshte qe ka studiuar ne Perendim. Ketu nuk mund te leme pa permendur sjelljen e tij ekzeplare prej nje bukeshkali tinzari dhe vrasesi me bamiresin e tij Bahri Omari(kunati i tij), qe e efinancoi, e strehoi dhe e çoi ne shkolle ne France.
    -Lulezim Basha, thote se ka studiuar ne perendim. Ketu nuk mund te leme pa permendur sjelljen e tij ekzeplare prej nje bukeshkali tinzar dhe te pacipe me bamiresin hollandez, qe e mori nga Rinasi, ku punonte si kamarjer, e strehoi dhe e çoi ne shkolle ne Hollande.
    -Enver Hoxhen, ndonse ishte nje i panjohur ne jeten politike te kohes, e futi ne politike dhe e vuri ne krye te PKSH Miladin Popoviç, mbasi e njihte mire karakterin e tij prej servili dhe te binduri ndaj jugosllaveve.
    -Lulezim Bashen, ndonse ishte nje i panjohur ne jeten politike, e futi ne politike dhe e vuri ne krye te PDSH Sali Berisha, mbasi e njihte mire karakterin e tij prej servili dhe te binduri, per me teper kishte rekomandimin e Argites(Lady Macbeth).

  8. gjon cima says:

    I shoh gjithe jeten qe qeshin ne menyre te fryre dhe artificiale ne mungese te inteligjences dhe ne frike te madhe nga reforma e drejtesise per ate qe kane bere gjer me sot…

  9. albatros says:

    nE KETE PIKE ARRIJNE TE GJITHA PARTITE QE JANE NEN SUNDIMIN E NJE PERSONI APO KLANI. sOT KETE E DEMOSTRON PD, NESER PATJETER KETE DREQ ROLI DO TA KETE PER PJESE PS. Kjo pasi jane parti qe terhiqen (nga hunda) nga njerez me mentalitet ORIENTAL, TE MBUSHURA ME TE GJITHA VIRUSET E MIKROBET QE SJELL KULTI INDIVIDIT. NUK DO TE VONOJE QE KETE LLOJ ZVARRITJE DREJT ZHVILLIMIT DO TA BEJE PS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje