Associated Press: Pasoja për Shqipërinë, nëse reforma në drejtësi nuk miratohet

19 Korrik 2016, 16:18Politika TEMA

ASSOCIATED PRESS – Ambasadori i SHBA në Shqipëri paralajmëroi të martën se Uashingtoni do të ndërmarrë veprime kundër politikanëve, të cilët nuk votojnë për një marrëveshje për reformën në drejtësi, e cila konsiderohet kyçe për të bindur Bashkimin Europian, që të nisë negociatat për anëtarësimin e vendit ballkanik.

Donald Lu tha të martën se veprimet do të jenë “të rëndë dhe afatgajtë”. Ai nuk dha më shumë hollësi.

“Do të ketë pasoja negative specifike nga SHBA, ndaj atyre udhëheqësve politikë që votojnë kundër reformës”, tha Lu, duke folur në gjuhën shqipe, gjatë një proteste të shoqërisë civile përpara zyrave të Parlamentit. Ai nuk dha detaje, por tha se ato u janë dorëzuar partive politike. 

Ai akuzoi Lulzim Bashën, liderin e Partisë Demokratike në opozitë, se ka ndryshuar vazhdimisht objeksionet e tij ndaj draftit të marrëveshjes. 

Tetë orë bisedime natën e të martës mes tre negociatorëve të partive politike kryesore nuk arritën asnjë kompromis, për vetëm një pikë të mbetur.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme mbi Shqipërinë dhe Turqinë të martën, komisioni i jashtëm i Parlamentit Europian u bëri thirrje me forcë politikanëve shqiptarë, që të miratojnë paketën të enjten, ashtu siç bëri edhe Johannes Hahn, komisioni për zgjerimin i BE.

Deputetët thanë se do të zhvillojnë telefonata intensive me homologët e tyre shqiptarë, deri ditën e votimit të enjten.

Shqipëria, e cila është tashmë anëtare e NATO-s, ka punuar për 18 muaj për të reformuar sistemin e vet gjyqësor, i cili është vënë në qendër të kritikave për korrupsion dhe mungesë profesionalizmi. Ndryshimet që kërkohen në paketë, përfshijnë kontrollin e të ardhurave dhe pronave të gjykatësve dhe prokurorëve, një hap që shihet si i nevojshëm për të çrrënjosur rryshfetmarrjen.

Shqipërisë iu dha statusi i vendit kandidat për në BE në vitin 2014.

Socialistëve në pushtet u nevojitet mbështetja e disa prej anëtarëve të opozitës në Parlamentin 140-anëtarësh, për të miratuar reformën.

Linku: http://abcnews.go.com/International/wireStory/washington-repercussions-albania-law-reform-voted-40693711

3 komente në “Associated Press: Pasoja për Shqipërinë, nëse reforma në drejtësi nuk miratohet”

  1. NESE MIRATOHET REFORMA, AMERIKA DO HAPI DYERT PER SHTETASIT SHQIPTARE, ASHTU SI VENDET ANTARE TE BASHKIMIT EUROPIAN. MOS SHKONI MBAS BALOZIT TE ZI SALI, QE JU KA RRJEPUR LEKUREN 25 VJET, SDONTE SHQIPERINE TE FUTEJ NE EU PER 25 VJET. VODHI PRONAT E I BERI PRONE TE FAMILJES SE TIJ, FEMIJEVE , NIPAVE E MBESAVE QE TE JETONE 7 BREZA PA JU DHEMBUR KOKA. JU RROPI BASHA, VODHI 300 MILJONE EURO NGA RRUGA E KOMBIT, PER NJE KOLLE TE THATE E CA QURRA, NUK U PARAQIT PARA GJYGJIT. ME KETO POLITIKANE DONI TE VAZHDONI O POPULL? SALA VRAU TE GJITHE SHOKET ME TE NGUSHTE TE IDEALIT, TE ARRINTE SHKELZENI ME GITEN KU JANE SOT, SHEIKET E BALLKANIT, GJITHASHTU EDHE DJALI I ADOPTUAR LULEZIME BASHA, QE DEL SI “KRYEMINISTER”, PARA KAMERAVE….ZOTI DO MARRI HAK PER KETO VEMJE….COHUNI PARA PARLAMENTIT PER TE MIREN TUAJ E FEMIJEVE TUAJ QE KENI NEPER BOTE, QE NESE NUK VOTONI, NUK MUND TE SHKONI TI SHIHNI ME….

  2. Epo ndryshe nuk coet shqiptari nga kafja

  3. A says:

    Ne qoftese politika shqiptare nuk aprovon, nuk miraton dhe voton diten e enjte, me 21 korrik, reformen ne drejtesi ne KUVEND, per te gjithe ata politikan, pushtetar, qeveritar dhe deputet nga SHBA-ja dhe BE-ja zyrtare, keto masa drastike. Ky veprim eshte me se i drejte, sepse ka 25-se vjet, qe politika shqiptare ka tallur bithen si me popullin e vet dhe me nderkombetaret. Ja, doli ky rast qe ti dali boja ketyre gangsterave dhe maskarenjeve te politikes shqiptare. Ajo pjese shoqerise shqiptare qe kerkon rend, qetesi, barazi, begati dhe drejtesi mezi po e pret kete reforme dhe te shikojne keto hajdut, keto grabiqar, keto mafioz e te korruptuar qe bejne karshillik me djersen e popullit dhe pasurite kombetare.
    Ka ardhur koha ti bashkohemi Ambasades te SHBA-se dhe ambasadorit DONALD LU, qe te dalim neper protesta o sot kurre. Poshte kriminelat dhe gangsterat, bashkepunetoret e sherbimeve sekrete te huaja duke filluar nga SALI BERISHa, FATOS NANO dhe keshtu me rradhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje