Gjetja e konsensusit për reformën në drejtësi është e vetmja temë që ka pushtuar Shqipërinë dhe kësaj thirrje i është bashkuar edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.
Në një deklaratë për mediat, KMSH thekson se është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit të punimeve për reformën në drejtësi.
“Duke parë rëndësinë e kësaj reforme, KMSH shpreson që Kuvendi i Shqipërisë do të reagojë maturisht dhe do bëjë zgjedhjen më të mirë të mundshme, e cila do të shërbejë në të mirë të qytetarëve dhe politikave të Republikës së Shqipërisë. I bëjmë thirrje të gjithë klasës politike dhe grupeve të interesit të gjejnë rrugën e përbashkët dhe të bien në konsensus për reformën në drejtësi, duke marrë parasysh interesin kombëtar dhe mbarëshoqëror”, thuhet ne dekarate.