Qetësia para furtunës: A janë bërë 94 votat e reformës?

20 Korrik 2016, 12:08Politika TEMA

Një ditë para votimit të reformës së drejtësisë në Kuvend, në kampet politike ka pllakosur heshtja.

Negociatat për të bindur PD-në tashmë janë braktisur që mbrëmjen e djeshme, duke qenë se ndërkombëtarët i kanë cilësuar si të papranueshme kushtet e Lulzim Bashës.

Pas furtunës së djeshme, me deklarata e kundërdeklarata, sot nuk ka pasur asnjë reagim.

Dhe, duket se do të shkrohet në votim pa pasur zhvillime të reja.

Indicet janë që 94 votat janë bërë dhe reforma do të votohet nesër në Kuvend.

Ne kete llogari hyjne votat e PS, LSi PBDI, PBDNJ, Partia Demokrstiane, LZHK dhe Partia Agrare. Duke llogaritur dhe voten e Eduard Selamit shkohet ne 95 vota.

Kjo, duke qenë se ai vazhdon të këmbëngulë ende për negociata dhe thotë se reforma duhet të miratohet vetëm në parim, për t’u zvarritur më pas sa më shumë.

Por, shenjat janë se ajo do të votohet. Basha po perpiqet te bind Berishen ne minutat e fundit qe te mos izolohen te vetem kunder reformes, pasi tani gjithe aleatet e tyre do te votojne reformen.

Të paktën për momentin, nëse nuk do të kemi ndonjë zhvillim të orëve të fundit.

1 komente në “Qetësia para furtunës: A janë bërë 94 votat e reformës?”

  1. ??? says:

    98 vota ka reforma, 5 me shume se c’duhen dhe kjo per shkak te ndonjerit ne PS qe mund te mos e votoje. Votat kane qene me kohe, por Rama ka dashur te votohet me konsensus per te cuar mesazh positiv ne EU. Neser ne parlament do shikoni Salihun e trembur dhe te cmendur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje