Arben Imami e Sali Berisha: Të mbajmë një qendrim të fortë kundër Romana Vlahutin, po punon për Ramën

20 Korrik 2016, 09:14Politika TEMA

Gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar të PD-së, Arben Imami ka kërkuar nga ana e partisë së tij, që të mbajë një qendrim të fortë kundër ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Kjo, pasi sipas tij, Vlahutin është duke punuar për Ramën.

“Dua të kërkoj një gjë të përsëritur nga Partia Demokratike.

A mund të kemi një qëndrim më të fortë politik ndaj ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin?

Duhet të ishim artikuluar më parë, por edhe tani që flasim nuk është vonë nëse e themi të vërtetën ashtu siç është.

 Është një ambasadore e angazhuar publikisht dhe politikisht në përkrahje të qeverisë.

Teknicieni që EURALIUS ka në tryezën e negociatave, sigurisht ka ndryshuar qëndrim vetëm përmes mesazheve që vijnë nga ambasadorja e BE-së në Tiranë për ta kundërshtuar konsensusin që u arrit.

Mbështes atë që tha Z.Basha se ka një plan për t’ia faturuar opozitës këtë çështjen e reformës, që më pas të përdoren në fushatë”, tha Arben Imami, kërkesë kjo që u mbështet edhe nga Berisha.

“Propozimi i fundit i bërë nga ai eksperti i EURALIUS ishte realisht i papranueshëm për ne. Është një propozim stalinist, është oruellian. Më mirë të thonë hajde miratojmë listën e Ramës dhe të jemi të qartë, sesa Rama thotë këtë dhe këtë s’e do opinion”, iu përgjigj Berisha, Arben Imamit.

13 komente në “Arben Imami e Sali Berisha: Të mbajmë një qendrim të fortë kundër Romana Vlahutin, po punon për Ramën”

  1. asd says:

    Ashtu eshte. Duhet te mbani qendrim te forte… por pasi tia keni henger mune.

    1. Paro says:

      Arben Imami eshte nje nder te super te korruptuarit e sali serbit. Me firmen e tij jane vjedhur miliona nga parate publike, vetem per frangajt e klanit lytyrat dhe katunaret e neveritshem qe shpresoj te shkojne ne burg, jane dhene per reklama miliona me firmen e rralitikut imami. Ky imam duhet te shkoje ne burg

  2. Xen deledashi says:

    Saliu me qenin e rrahur, Ben gjeneralin e jugut

  3. Ali demi says:

    O Ben mos u krruaj me ameriken se edhe ti me burg do vesh bashk me salen

  4. Dorina says:

    PD le nam. ose me mire dole hapur me fytyren tende

  5. Arben Pollozhani says:

    Arben Imami tamam eshte kthyr tek aktori medioker.Mburren disa si nismetare, perfshi edhe Imamin.Po çnismetare zeza jeni ju.Kujtoni ju se rrezuat komunizmin dhe u sulet per te vjedhur.Imami eshte nje hajdut ordiner, ndersa Berisha eshte shume me shume se hajdut

  6. XHAXHI BEHARI says:

    BENI DURIM O SALI + ARBEN …..TE GJITHE USHTRINE SHQIPETARE QE VODHET DHE SHITET ME SALIUN ,,,, JANE PARATE E TAKSAPAGUESVE SHQIPETARE ,, NGADOQE TE RROTULLOHENI BRENDA E KENI …
    DO SHISNI MISRA TE PJEKUR NE TROTUARET E SHQIPERISE ,,,DO PERFUNDONI PRAPE. PA PRONA … SE DO TU SEKUESTROHEN TE GJITHA. … PRANDAJ BENI DURIM ,,, RREGULLONI QELITE QE TANI ,,, SE JA U DINE BEMAT DASH DHE EU

  7. Luani says:

    kurse SHBA-se t`i shpallet lufte per nderhyrje ne “sovranitetin “e PD-se

  8. ani says:

    Ky nje aktor medioker i komunizmit, dhe nje aktor politik me nivel inteligjence shume te ulet, merr persiper te mbaje qendrim te forte,kur shumica e shqiptareve kane te njejtin qendrim me ambasadoret e huaj. Jeni bere te gjithe qesharake dhe sigurisht jeni shume te trembur ma merr mendja nga komentet neper portale te cilat mbajne vetem fjalen burg burg. Ka nje histeri kolektive kunder pothuaj te gjithe klases politike , histeri qe nuk e patem as per diktatorin Hoxha qe na mbylli per 50 vjet. Keshtu qe lexojini nganjehere portalet te kuptoni sa keq jeni dhe sa maskarenj jeni ne syte e shqiptareve.

  9. tani says:

    E keni ne dore zonjushen Vlahutin.Mos e votoni reformen ne qofte se ju mban dhe denigrojeni.Mos e votoni trima.Ju lutemi mos e votoni reformen.Populli do t`jau tregoj vendin .Edhe nje here ju lutemi hajdut te PD mos e votoni reformen.Se paku e dime qe jeni hajduta,dallaveraxhi,genjeshtar,mashtruesa por se paku te jeni ‘BURRA’

  10. jim says:

    O legena. Reforma fut ne burg ju dhe Edi Ramen nqs miratohet dhe zbatohet ndeshmerisht, or plehra te kombit shqiptar.

  11. Lili says:

    Zoja punon per ato kroatet que do ndertojne portin..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje