Majlinda Bregu pas mbledhjes së grupit: Duhet votuar reforma, t'i lëmë filmat me diversantë

19 Korrik 2016, 20:31Politika TEMA

Deputetja Majlinda Bregu ka bërë thirrje të votohet reforma për drejtësi, si e vetmja rrugëzgjidhje .

Pas mbledhjes së grupit parlamentar Bregu tha se nuk impresionet nga skenaret qe perfliten, por duhet votuar reforma.

“Duhet të votojmë reformën në drejtësi.

Nuk shoh asnjë gjë tjetër.

Filmat me diversantë dhe diversantë ajrorë nuk i shoh që kur isha fëmijë.

PD duhet të vazhdojë të ketë koalicion me shqiptarët, me atë të papunin që s’ka të drejtë të marrë të drejtën e tij, me atë gruan dhe njeriun që shkon para gjykatës e nuk merr drejtësi.

Gjyqtarë e prokurorë të ndershëm kanë mbi supe njollën e korrupsionit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar”, u shpreh deputetja e PD, Majlinda Bregu.

4 komente në “Majlinda Bregu pas mbledhjes së grupit: Duhet votuar reforma, t’i lëmë filmat me diversantë”

  1. ABC says:

    U bene tre kanditaturat deri tani per kryhetar partie.0

  2. Majlinda gjith demokratet jan me ty dhe me reformen jo me sali serbin

  3. Endri says:

    E DIJA QE DO VEPROJE DREJTE….
    Bravo Majlinda

  4. Edi says:

    Keshtu te tha Rama mur e takove me Paris? Po ik moj ti qe ke bere pazaret per postin qe do marresh ne Bruksel! Ku ke parime ti. Takove Ramen e i premtove voten e dine fjithe deputetet e PS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje