Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë lidhur me 21 Korrikun, në të cilën parlamenti do të votojë për Reformën në Drejtësi.
Përmes një “mesazhi sigurie”, ambasada këshillon shtetasit e saj që të jenë vigjilentë për shmangur çdo tubim apo demonstratë që mund të lindë pas votimit.
Ndonëse siç thuhet në njoftim, ambasada nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qyetarëve apo interesave të SHBA.
“Të gjithë vizitorët ose rezidentët amerikanë në Shqipëri, duhet të jenë të vetëdijshëm për situatën e sigurisë lokale…”-thuhet në njoftim.
Mesazhi:
Ambasada amerikane në Tiranë
18 korrik 2016
Mesazh sigurie për shtetasit amerikanë: Votimi parlamentar më 21 korrik
Ambasada amerikane në Tiranë informon shtetasit amerikanë se Parlamenti i Shqipërisë ka programuar të votojë çështjen e reformës në drejtësi më 21 korrik.
Ambasada nuk është e shqetësuar për ndonjë kërcënim specifik kundër shtetasve amerikane apo interesit amerikan.
Sidoqoftë, shtetasit amerikanë të qëndrojnë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstrim apo grumbullim që mund të ndodhë në përgatitje apo pas votimit.
Monitoroni mediat lokale dhe informacionet e përditësuara për planet e udhëtimeve personale dhe aktiviteteve.
Të gjithë vizitorët apo rezidentët në Shqipëri duhet të kenë kujdes për sigurinë.
Shqetësimet specifike për sigurinë duhet të paraqiten te autoritetet shqiptare ligjzbatuese të cilat janë përgjegjëse për sigurinë e të gjithë vizitorëve në Shqipëri.
Po cjane keto traplleqe te ambasades ! De e duam SHBA dhe jemi pro amerikane sdo te thote te gelltasim te tilla pacavure te ambadades Mbas dt 21 do jete 22 dhe Shqiperia do jete po ajo ,e njejta.Pasoja te paparashikueshme !!!!!?????.Pse su miratua reforma ??????.Na plasi trapi u miratua apo nuk u miratua.Ate qe di nga historia e ketij vendi eshte se politikanet tane nuk pushojne te qenit shqiptare e per pasoj nuk ka reforme qe i ben me te ndergjegjshem.Kjo besoj do ishte reforma me e mire….ndergjegjsimi i klases politike.